Kunati, i shqetësuar nga hetimet për dinamitin e Prefektit

17 Dhjetor 2013, 21:28Antena TEMA
Kunati, i shqetësuar nga hetimet për dinamitin e Prefektit

Kunati dje u shqetësua seriozisht nga hetimet për vendosjen e dinamitit në makinën e Prefektit. Një njeri i tij në prokurori i telefonoi dhe e takoi fshehtas. I tregoi se hetimet po bëhen të rrezikshme. Ai që ka lidhur celularin me dinamitin, paska qenë i paaftë. Ka dërguar dy sms dhe nuk ka plasur. Tani rrezikon të kapet.

Kunati u trondit shumë nga lajmi.

-Po pse dërgoi sms, po nuk bëri zile, e pyeti Kunati.

-Ka dashur të bëjë gallatë vëllai duke menduar që do prishej celulari. I ka shkruar “të fala Edi Ramës, kur të dalë tek Skela tani do shikojë Erion Braçen duke pirë kafe në Ujë të Ftohtë”.

Pastaj për siguri i ka nisur dhe një tjetër. Kur pa lajmet që nuk kishte shpërthyer, i ra pika vëlla.

Kunati u vu në siklet.

-Unë nuk e kam idenë kush është ky që ka dërguar sms, tha, por besoj do jetë ndonjë qytetar i revoltuar për prishjet në Vlorë.

-Për këtë desha të të pyes, i tha miku i tij. Mos prano telefonata nga Vlora, mos hap telefonin se do të provokojnë sikur i ke paguar ti ata që kanë vënë dinamitin. Tani ai do gjendet se ka numër telefoni.

Pas takimit, Kunati filloi ta mendojë seriozisht rrezikun.

I hodhi nj sy deklaratave të Lulit dhe Doktorit.

Luli nuk kishte folur.

-Kjo mund të merret si heshtje e qëllimshme, tha Kunati. Duke e ditur çfarë qe kurdisur, ai ka heshtur… kjo është pak problem.

Pastaj i hodhi nj sy çfarë kishte thënë Doktori.

Ai kishte thënë që dinamitin ia vuri Rama, për ta bërë bedel.

-Dhe kjo qenka problem, tha Kunati, se do ta marrin si zhurmë për të mbuluar atentatin.

Pastaj vinte me radhë e gjithë PD-ja, që thoshte e ka vënë vetë dinamitin.

-Me këto deklarata që ka bërë PD-ja, qenkemi në hall, tha. Se do dalë autori dhe do duket që i kemi bërë me qëllim për të humbur gjurmët.

I futur në panik, vendosi të mos e hapë më telefonin celular për numra të panjohur pasi mund ta provokonin.

Ndërkohë që kishte marrë vendimin, e merr Luli në telefon dhe e pyet se ç’po bëhet nga Vlora.

-A po ngrihet njeri pas thirrjes së Doktorit për ta përmbysur qeverinë?

-Për zotin s’e di, tha, por di që pallati u përmbys përfundimisht dhe që policia po gjen autorin e vënies dinamitit Prefektit.

-Çfarë thua, pyeti Luli. Po ti the që ai është djalë i zoti?

6 komente në “Kunati, i shqetësuar nga hetimet për dinamitin e Prefektit”

  1. Agim Tare says:

    Djalë i zoti, si Luli:
    “…-Për zotin s’e di, tha, por di që pallati u përmbys përfundimisht dhe që policia po gjen autorin e vënies dinamitit Prefektit.
    -Çfarë thua, pyeti Luli. Po ti the që ai është djalë i zoti?”

    http://goo.gl/odrhP5

  2. Pilo Lala says:

    Ky “humor” ka te verteten brenda.
    Deklarata e nxituar e PD, vetzbuloi autoret e bombes.

    1. Fatmir says:

      dhe populli thote “ku ka ze,nuk eshte pa gje” ! ! ! ! ! ! !

  3. UCK says:

    nese qeveria nuk e zbardh kete akt terrorist, atehere do te jete nje qeveri e deshtuar, qe nuk arrin te mbroje as strukturat e veta, e jo me qytetaret e thjeshte… Saliu tashme do e kishte gjetur e do e kishte varur nga gjuha, nese do i cenohej ndonje nga te tijet

  4. teodori says:

    Keshtu ja vune dhe supermarketit te Vefes dhe pa plasur mire tritoli Sala deklaroi “ishte Hakmarja Per Drejtesi”.Aq shpesh jane perdorur keto skema sa nuk ka nevoje per hetim direkt hidhini hekurat kriminelit dhe ne duart e ustallareve ka per ti treguar te gjitha,Azemin,Trebicken,Pashkon,Gazideden,Arbenorin?Zhulalin,Olldashin dhe shume te tjere qe nuk i dime.Hajde djema se ju eshte hapur front i madh pune.Dhe ti Prokuror I pergjithshem beju me I zgjuar braktise anijen e mbytur sa nuk eshte vone,cdo shmangie nga detyra ne zbulimin e krimit eshte bashkefajsi.

  5. ganiu says:

    Late nam o Tema…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje