Kunati, incident në mitingun e sotëm me Altinin

21 Dhjetor 2013, 19:49Antena TEMA

Siç parashikohej, arrestimi i Mzatit ishte një grusht i fortë për mitingun e sotëm. I vetmi që e mori përsipër mitingun pas arrestimit të tij, ishte Altini. Ky kërkoi vetëm që Doktori dhe Luli t’u bënin thirrje njerëzve që të shkonin në miting dhe gjithçka zgjidhej.

I shqetësuar për pjesëmarrjen, Kunati shkoi vetë në vendngjarje të shikonte kush do mblidhej. Luli e priste në zyrë në telefon t’i raportonte, dhe nëse mblidheshin shumë, do shkonte mes tyre.

Në orën 12:00, kur ishte lënë ora e mitingut, grupi i gatshëm i mitingut po i afrohej vendit ku do të zhvillohej protesta. Si gjithmonë në krye të tyre janë dhjetë nga gratë e mitingjeve si dhe disa militantë të stërvitur për të zënë vendet e tyre.

Dy gratë e para që udhëhiqnin turmën e protestuesve, u afruan tek vendi i protestës, hodhën sytë rrotull dhe nuk po shinin njeri.

-Qyqja moj Bukurie, i tha njëra. Po ktu s’paska njeri moj gru. A e ka lënë për sot mitingun apo të shtunën tjetër?

-Vallai unë dëgjova Doktorin për sot, i tha Bukuria. Po këtu qenka vetëm ky çuni. Ky është komunist më duket, se na shante atëherë kur dilshim në mitingje kur ishim në opozitë.

-Lene se do jetë ndonjë provokim, i tha guraja tjetër. Ja pyesim Cenin një herë.

Ceni, që kryesonte grupin e burrave për miting, po shifte dhe ai i hutuar.

-Nuk paska ardhë as Lul Basha, as Doktori, i tha Bukuria. Ça duhet të bëjmë?

-S’e di vallai, tha Ceni, se ene Xhelali që binte njerëz, ka ra brenda. Kam pasë telefonin e Aldo Bumçit, po më ka humbë.

-Ja kam unë vjehrrës së Aldos, se e kam taku dje tek dyqani i djathit, tha Bukurija, po ajo s’dite gjë fare për miting.

-Ca bëhet kshu me jahu, tha Ceni. U prish kjo parti fare. Një herë koha me një vërshëllim të Doktorit mbledhshim tre mijë vetë, tani Doktori del e ulëret çdo ditë “ngrihuni” dhe nuk vijnë as tridhjetë vetë.

Kunati po ndiqte skenën pas pishës tek kryeministria në bulevard.

Ceni, i cili po turfullonte që nuk po shihte askënd nga PD-ja, Iu turr Kunatit.

-Ca don ktu ti mor qen bir qeni, bir komunisti…? Kë don me provoku ti? Po ku pyesim ne për ju këlyshët e Edi Ramës.

-Jo, jo, nuk jam i Edi Ramës, jam Kunati, jam Kunati, filloi të sqarohej.

-Qoke kunati i Edi Ramës dhe na u prish gjiza ne, i tha Ceni dhe iu turr ta qëllonte. Kunati i frikësuar filloi të vraponte. Altini me grupin e vet, që po bënin gati skenën, e panë dhe u turrën ta mbronin. Altini ndali Cenin dhe gratë që iu turrën Kunatit. Aq shumë u tensionua situata, sa për pak kaloi në përleshje fizike.

-Ne jena demokratë të Sali Berishës, nuk trembemi nga ju kurva të Edi Ramës, i tha Ceni duke iu drejtuar Kunatit dhe Altinit.

-Po nuk jemi mor burrë të Edi Ramës, jam Kunati, i tha përsëri.

-Po qofsh dhe baxhanaku mor burrë i Ed Ramës, kush po e rru për ty, i tha Ceni.

-Po nuk jam mor burrë i Ed Ramës, më lër të mbaroj, jam Kunati i Lulit. Altini është shoku im. Dum me bë këtë mitingun që tha Doktori.

-Ça thu mor burrë, i tha Ceni i dëshpëruar. Për pak u vramë kot. Po pse me në dorë tuj ka mbet PD-ja tani…?! Hajt ikim Bukurie se kur nuk i njohim ne këta, prit t’i njohë populli.

-Qyqja Ceno, tha Bukuria. Po ku jena mësu ne me na bë mitingje me banderola si Edi Rama. Ç’o janë këta kalamaj që na kanë prishë zanatin?

-S’ke ç’i bo, tha Ceni. Kanë ndryshu kohërat. Që kur u bon me lekë këto mitingjet, iku zanati jonë.

11 komente në “Kunati, incident në mitingun e sotëm me Altinin”

  1. Gim Spahivogli says:

    Sa shpejt qe e morri veten nga pallati ky kunatio Mero?!

    http://goo.gl/INTy8m

  2. Lex Rex says:

    Luli vete nuk ishte por punonjesit e Bashkise i kishte nxjerre me liste. Tani qe e pane sa ”mbeshtetje” kane ne popull do te rrine rehat ca dite (sa t’i vije prape dallga Vucidolit).

  3. Shtetari says:

    Nuk e ka pase seriozisht Baca per sot, se po te doje, i ve flaken gjithe Shqiperise ? Nuk ka bythe Ed Kimisti me e arrestue.

    1. tropojani says:

      qe ta arrestoje …jo me e arrestue ….se na ka sjelle sala ne Tr qe te mesojme te flasim gjuhen shqipe si lulka tani.

      1. ........ says:

        Eshte nga ana e baces.

  4. Kjo nuk qenka taksim i keq.
    Le ta quajme taksim i shendetit
    http://dielli.al/lajme.php?id=28718&k=71

  5. joni labi says:

    Mero se di a je dakort me taksat e reja ti apo s shprehesh dot akoma ste ka dhen leje Edka

  6. canta e zeze says:

    Po zeni ku eshte ku e ka lene canten,po mitingu me i dhjereeeeeeeee qe kam pare hahahahahahahahaha. Sa u kenaqa per zotin.po mbeska pse nuk na doli se ka goxha shale ajo

  7. emigranti says:

    nuk e di kush i shkruan keto budallalleqe por jan shuum te neveristshme .. kunati, kunata .. pordh me rigon …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje