Lajmi për arrestimin e Mzatit i ra si bombë Kunatit. Ai ishte duke bërë një kontroll nga Rruga e Kunatit, ku kanë filluar të shiten qoftet e Vitit të Ri, kur i erdhi një sms: “Mua më arrestuan. Merrni masa për miting nesër”. E pa një herë numrin me çudi, ishte Mzati.
-Si ka mundësi, tha, ky më tha paradite du me taku Jarin se po i bin më qafë dyqanit t’gruas. Bëri nja dy telefonata dhe u sqarua. Mzati ishte arrestuar për një tender rruge. Ishte njeriu i tij më besnik. Në zgjedhjet e fundit mes Lulit dhe Olldashit, vetëm ai e kishte sjellë rezultatin 97 përqind. Asnjë nuk e bënte vezën e Mzatit.
I shqetësuar, u kthye në zyrë. Aty ishin mbledhur shumë njerëz të alarmuar. Pastaj erdhi dhe Luli.
-Pse e kanë arrestuar, pyeti menjëherë.
-Për një tender, i tha Kunati. Ia ka dhënë një kompanie që nuk ka dalë fituese, pasi fituesit nuk kanë pranu t’i japin lekë.
-Po ne kemi probleme të tilla, i tha Luli.
-Jo, jo, ne i kemi në rregull letrat, i tha Kunati.
-Me siguri e kanë arrestuar për të na prishur mitingun, tha Luli.
-Kështu thotë dhe ky në amanetin e fundit, tha Kunati. Amanet mitingun, thotë, se mua më arrestuan.
-Edvin Rama po bën gjenocid, tha Luli me zërin që i dridhej. Ka arrestuar një doktor shkencash, një shkencëtar me perspektivë, një njeri që kishte çfarë t’i jepte këtij kombi.
-Është pak problem kjo, tha Kunati, se mund të na thonë njerëzit ku e ka dosjen e doktoraturës dhe nuk e gjejmë dot.
-S’ka problem. Themi që ia kanë vjedhur policët gjatë bastisjes së shtëpisë. Bile kjo është shumë e bukur, tha Luli. Ata e akuzojnë Mzatin për hajdut, por në shtëpi i gjetën vetëm doktoraturën.
-I kanë gjetur dhe në dyqan të gruas ca flori të vjedhur nga një bandë grabitësish, tha Kunati.
-Broçkulla, tha Luli. Floriri i përdorur shitet në gjithë botën. Ç’faj ka dyqani se ku e ka gjetur ai që e shet?
-E di, tha Kunati, por kam frikë se mos akuzojnë Xhelalin që mes të tjerash pastronte dhe paratë e grabitësve të dyqaneve.
-Nuk kanë prova, tha Luli. Xhelalin do ta nxjerrim me procedurë nga burgu. Ti merr masat që mos të dështojë mitingu nesër. Kamza duhet t’i japë përgjigjen e duhur Edvin Ramës. Nesër dua që gjithë sheshi të buçasë: “Xhelal, Xhelal, ti je gjallë”, dhe një parullë e madhe ku të shkruhet “Lironi Xhelalin, përndryshe nuk ndalim”. Vetëm kështu mund të trembet Edvin Rama.
-Dakord, po i porosis qysh tani, tha Kunati. Dhe diçka, a t’i vëmë në parullë titullin “Doktor”?
-Jo, në asnjë mënyrë, tha Luli, se ata nga Kamza s’dinë të lexojnë mirë dhe mendojnë se kanë arrestu Doktorin dhe shkojnë djegin kryeministrinë.
Hajt e paste kemben e mbare!
Ha ha ha, e ke mbyt fare o Mero:
Dhe diçka, a t’i vëmë në parullë titullin “Doktor”?
-Jo, në asnjë mënyrë, tha Luli, se ata nga Kamza s’dinë të lexojnë mirë dhe mendojnë se kanë arrestu Doktorin dhe shkojnë djegin kryeministrinë.
http://goo.gl/c6hwaM
doktor mziu, doktor sala, kesaj i thone, mut i ati kake i biri mut ai qe beri t’atin.
Humor i bukur, sidomos kur ke te besh me njerez te felliqur.
po taci kur e ka rradhen
hahahaha…paragrafi fundit KRYEVEPER…
amanet nga une, lodren cojani ne burg por pa shkopinjt se nuk I dihet se per cfare mund ti perdore.
Hahaha
Mero bravo te qofte per humorin,Mzatin doktorin ,kunatin. Do zoti se e kane merituar me kohe ndofta marrin te njomin e te thatin, nga i shkurteri dhe nga i gjati.
KUSH KA BERE FAJ ME TE MADH: KY QE KA SHKELUR PROCEDURAT E TENDERIT PER NJE RRUGE FSHATI APO AI QE KA DHENE LEJEN NDERTIMI TE KUNDRALIGJESHME TE PAKTEN PER TRE PALLATE NE VLORE, PRA SHOKU SHPWETIM GJIKA. VETEM PER NJE NGA KETA PALLATE SHTETI KA HARZHUAR DERI TANI MBI 5 MILION EURO PER TE KOMPESUAR PRONARET. POR DUHET TE SHTOHEN DHE SHPENZIME TE TJERA.
HE, E GJENI DOT KUSH KA BERE KORRUPSION ME TE MADH
Ha..ha..ha,”Amanet mitingun se mu me arrestuan!”
Jo..jo..jo, mos shkruani ne parrulle “Lironi Doktorin”, se do Kujtojne eshte arrestuar Berisha.
Mezi po e presim kete moment.
Ahahahaaaaa..I madh je o Mero!
Bashke me mzatin duhet ta shoqerojne edhe mzatrit dhe mzatret Fatos Harizaj, Velesin Peculi, Bizena Bijo(lavirja),Myzafer Kapedani, Fidel Gjurgji etj qe u japin Doktoratura qesim ketyre mostrave, thjeshte vetem se I marrin para ,Meqe u hap kutia e pandores te hetohet me imtesi prokurimi, projekti I godines se ekonomikut ne UBT ne te cilin drejtonte edhe Mzati I Kamzes, dhe shume bema te tjera ne UBT. Sa per Doktoratura nuk eshte se vetem Mzati e ka marre ne UBT.Ka edhe kampione te tjere si nje fare Vilson Bozgo, I cili 7 vjecaren e ka marre naten,te mesme sbesoj te kete ,Universitetin Bujqesor e ka marre naten dhe pa vajtur fare, dhe nga laburant pa laborator me ardhjen e Saliut ne Kryeministri dhe Myqos ne Ministri nje nate u gdhi dOktor I Shkencave per te skopitur qente e qenerve. Po ashtu zoti Bode ka marre nje flete nderi te tille, te cilen ja dha me plot deshire zoti Harizaj si shperblim per 200000mije Eurot qe fitoi nga tenderi I godines se Ekonomikut. etj Hetuesia le ti nxerre xhevairet e tyre. Une jam gati te jap ndihmesen time
Nje nga te mirat e internetit eshte se cdokush mund te shprehe mendimin e tij por spekullante te ndyre si puna e jote mor plehre qe marrin neper goje njerez te nderuar me familje bejne mire ta masin mire gojen nese nuk duan qe ti lajne me gjak ato qe thone. Nese ke ndonje gje konkrete mund ta cosh ne prokurori por nese gjerat i ke personale me emrat e lartpermendur paraqitu me emrin e vertete dhe i sqarojme njehere e mire keto pune. ndyresire, spekullant
Te veje te flladi se e kishte mbytur vapa….!
Po pse o Mere nuk dine te lexojne ata nga Kamza?
Po ata nga Tepelena dine?
Zoti Mero Ne vitin 1983 kam mbrojtur dizertacionin per doktor shkencash, kur u bw ky mzati i Kamzes, jam gadi ta dorezoj ate titull qe e kam marre para nji komisioni prej 21doktoresh dhe profesoresh, hapu toke tefutesh brenda çfare po degjojme
hahhahahhahah je i madh Mero
Me vjen keq per qytetaret e Kamzez qe ngelen pa doktorin. Tani si do tja bejne. Kush do ti organizoje per ti ngritur ne protesta kunder qeverise.
Po kur ta arrestojne Bacen, kush do ti ngrije ne kembe keto qytetare te ardhur nga malsite.
Xhelal Mziu, Xhelal Mzati, Xhelal Dereziu qe do ta haje sa krahu, poooooooooooor ka lene nje amanet………. Amanet mitingun ha ha haaaaaaaaaaaaaaaaa. Te fala i ben shamikuqja xhelo ziut.
ore njerez,ju lutem shume mos e perfaqesoni kamzen me xhelat mzatin.kamza ka sh banore te nderuar dhe te ndershem qe mezi po fitojne buken e gojes.per sa i perket titullit doktor duhet te hetohet nga rektori dhe gjithe ato persona qe kane hedh firma ne doktoraturen e e ketij gjakpirsi.
PS:mos harroni ketu ka sh njerez qe dine te lexojne dhe mire bile, O MERO!!!
Po nuk diskutohet qe ka njeres te ndershem dhe qe dine te lexojne dhe gjykojne shume mire jo vetem ne Kamez por kudo ne cdo cep te Shqiperise. Por kjo shprehje eshte nje metafore shume e bukur dhe vetem per humor, dhe ma merr mendja te gjithe keshtu e kane kuptuar. Shkrimi eshte nje sarkazem per tipat si Xhelal Mziu dhe atyre qe u vene pas ketyre legenave dhe aspak kunder banoreve te Kamzes.