Kunati sot e mori seriozisht çështjen e sulmit që Ekremi i ka bërë ambasadorit holandez. Sipas gjithë gjasave, kjo është mbajtur shënim në Holandë dhe ata kanë pritur që qeveria të reagonte.
Për të diskutuar mbi këtë çështje delikate diplomatike, ai thirri për kafe Glorin, i cili mbulon këtë sektor.
-Di gjë ti, se ke qenë pranë Doktorit, si ishte kjo puna e Ekremit?
-Nuk e di tamam nëse Doktori i dha porosi të sulmonte, por di që qeshte gjithmonë sa herë dilte Ekremi në televizor. Nuk e di pse qeshte, por vetëm qeshte.
-Më thanë nga Holanda se një nga arsyet e forta është që Doktori nuk ka shkarkuar Ekremin pas deklaratës kundër ambasadorit holandez.
-Me sa di unë, Doktori as që e ka diskutuar këtë. Bile e futi dhe në listën e deputetëve të PD-së, i tha Glori.
-Qenkemi lodhë kot fare ne, tha Kunati. Një deklaratë e Ekremit ka bë punë më shumë se të gjithë ne të tjerët. Do flas me Lulin ta riafrojmë me PD-në se tani i kanë marrë dhe partinë, por nuk duam të biem në sy të holandezëve.
-Po mirë, afrojeni me faza, tha Glori. Në fillim ta marrë Luli si shofer. Është i zoti se ka qenë shofer furgoni…
-Kam frikë se Luli e ka bezdi vërtet që ka sharë ambasadorin holandez, tha Kunati. Duhet t’i gjejmë një mënyrë tjetër për ta afruar.
-Atëherë duhet menduar me ia heqë ndonjë mandat deputetëve të Dibrës dhe ta bëjmë deputet, tha Glori.
-Kjo qenka ide interesante, tha Kunati. Duhet të shikojmë çfarë mund të gjejmë ndonjë arsye tek ata tre deputetët e Dibrës. Kjo do na bënte punë se dhe e afrojmë dhe nuk mbajmë përgjegjësi. Po ndonjë variant tjetër çfarë mendon, pyeti Kunati.
-Të krijojë një parti të re Legaliteti, se ky që është zgjedhur më duket nuk është me ne. Dhe të jetë si krahu i monarkistëve, që është pro PD. Kështu e kemi më mirë.
-Edhe ky nuk qenka variant i keq, tha Kunati. Unë do nisem në Holandë dhe do kem takime të rëndësishme atje.
-Është e vërtetë që Ilir Meta do shkojë në Holandë me Doktorin, pyeti Glori.
-Nuk besoj, i tha Kunati. E ka thënë për ta provokuar. Holandën e mbulon Luli, d.m.th unë…
-E pra, tha Glori, se Doktori nuk lëviz pa mua asgjëkund jashtë.
-Tani detyra jonë është si t’u krijojmë idenë holandezëve se Ekremi është i pandëshkueshëm që ata të tërbohen dhe të mos na e japin sërish statusin. Për Ekremin duhet të mendojmë natë e ditë….
-Dakord jam, tha Glori, por puna është a do Ekremi të mendoj unë natë e ditë për të. Se ai është dhe homofobik.
Po e mori shofer Luli, e hongri kollodokun ?
http://goo.gl/8jKHj7
Kolloqithje me kuneter,me ekremer,me glorin,,,,,shkurt me brekedhjere.
Je i madh Mero;mos na e ndaj antenen.Eshte zbavitje e shkelqyer.Faleminderit.
Hasani, rrofsh o Ekrem se vetem ti je shqiptar i vertete
Shumica e shqiptareve mbeshtesin Ekremin dhe jo b….ret
Islami, a me bythe duhet te shkojm ne europe o mero?
PD duhet te marre ne rradhet e saj nacionalistet dhe te djathtet qe e duan atdheun. Ekremi e ka treguar veten ne parlament e kudo si nje politikan i ndershem, kurajoz dhe i vendosur e ne vecanti opozitar trim
Njemije here me mire Ekremi se sa amabasadori hollandez dhe Edi Rama…
Kush eshte Glori?
Zotin Ekrem mos beni gabim qe ta fusni ne tufen e gomereve se nuk do ta gjeni me.