Kunati i hodhi një sy raportit përfundimtar që do të bënte sot mbi arritjet e Bashkisë gjatë këtij viti.
Kanë kaluar dy vjet e gjysmë, dhe sipas premtimit elektoral, tani trami duhet të funksiononte. Kjo ishte dhe pjesa më delikate që Kunati duhet të argumentonte në analizën e tij.
Për këtë kishte përgatitur disa argumente përse trami nuk është bërë ende dhe përse një ditë do të bëhet patjetër.
Argumenti i parë, është që ne nuk e kemi premtuar tramin.
Ajo videoja që shfaqej në fushatë elektorale, nuk ishte projekt i yni, por i agjencisë që na bënte fushatën dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi për gjërat që thotë agjencia që bën fushatën. Ata i kemi paguar për punën që kanë bërë dhe nuk mbajmë përgjegjësi çfarë kanë thënë.
Argumenti i dytë është projekt-ideja ku do kalojë trami.
Në fushatë është thënë që do bëhet linja Kinostudio- Kominat, por prioritet ndryshuan dhe doli në plan të parë linja sheshi “Skënderbej”- Paskuqan. Kështu që ky ndryshim ka bllokuar projekt-idenë.
Argumenti i tretë është ndryshimi i pushtetit. Meqë në pushtet kanë ardhur socialistët, kur Bashkia mbushi vitin e dytë të punës, atëherë premtimi rikthehet në pikën zero dhe Bashkia premton se do ta përmbushë premtimin dy vjet pas ardhjes së qeverisë në fuqi, gjë që është korrekte pasi dhe premtimi i parë mbështetej tek qeveria e mëparshme.
Argumenti i katërt është që vitin e tretë Bashkia do merret me projektin, dhe nëse ai i pëlqen, vitin e katërt të punës së saj ajo do ta vizitojë projektin.
Argumenti i pestë është që në fushatën elektorale të vitit 2015, Bashkia do dalë me projektin e saj për tramin dhe nuk do ta lërë këtë në dorë agjencisë që do t’i bëjë fushatën. Ky do të jetë dhe kulmi i arritjeve të Bashkisë, pasi do kalojë nga fjalët në vepra. Dhe nëse ia arrijmë kësaj dite që ta bëjmë projektin, atëherë nuk ka njeri që na ndal ta bëjmë dhe tramin, qoftë dhe me versionin kosto për kilometër, siç di të ndërtojë Luli.
Pasi i rreshtoi gjithë argumentet, Kunati thirri Lulin dhe ia dorëzoi.
-Këtu i ke të gjitha argumentet, i tha. Ua mbyll gojën të gjithëve me këto. Tani bë kujdes vetëm për këto çështjet e tjera, jo leje ndërtimi, jo plehrat, etj. Sa për tramin, i ke argumentet e plota.
-Shumë mirë, tha Luli. Tani do t’i përvishemi punës t’i hedhim poshtë gjithë akuzat që ne nuk kemi bërë asgjë. Duke treguar këtë raport, ne ua mbyllim gojën të gjithëve atyre që thonë nuk keni bërë asgjë.
-Edhe diçka, tha Kuanti, se harrova. Ai Presidenti kishte folur prapë për ngjallje sot. A mund t’i thuash mos të flasë fare për festat se na prish punë.
-Nuk ia them dot, tha Luli. Kemi bërë marrëveshje me të kur e zgjodhëm. I tha Doktori, President do jem vetë, por në festa dhe ceremonira ngushëllimi je i lirë të shkosh vetë dhe të thuash ç’të duash. Nuk e ndalojmë dot. Është e vetmja kompetencë që i kemi lënë, tha Luli.
-Punë dreqi, tha Kunati. Po na saboton se gafat e tij tërheqin vëmendjen nga arritjet tona.
Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa:
“-Nuk ia them dot, tha Luli. Kemi bërë marrëveshje me të kur e zgjodhëm. I tha Doktori, President do jem vetë, por në festa dhe ceremonira ngushëllimi je i lirë të shkosh vetë dhe të thuash ç’të duash. Nuk e ndalojmë dot. Është e vetmja kompetencë që i kemi lënë, tha Luli.” http://goo.gl/0z401N
Z.Mero jeni i madhe! flm.
Kryetari yne i bashkise nuk ka faj i dhane Bashkine e tiranes per ta drejtuar kur nuk eshte i zoti per ta drejtuar. I dhane PD per ta drejtuar kur nuk eshte i zoti per ta drejtuar. Ai i ngjan ati dhendrit torollak qe e porositen qe kur te shkosh te vjerri, saken qe flet ndonje fjale te lehte por fol vetem fjale me peshe te madhe. Dhe barcoleca thote qe ai tha fjalen “Bull” te vjerri. Keshtu dhe ky kryetari yne i bashkesi kishte per te thene nje fjale te madhe e tha ato qe ai mendonte si fjale me peshe te madhe. Nuk e ka fajin kryetari yne torollak por vjerri qe nuk e perzen nga konaku
Sa mik e ke kete ” kunatin ” mo Mero , po na e nxjerr shum te zgjuar dhe finok !!! Po te jete vertet keshtu hallall ti kete te gjitha !