Kunati, komplot të dështuar kundër Fugës me urimet në mur

26 Dhjetor 2013, 18:34Antena TEMA
Kunati, komplot të dështuar kundër Fugës me urimet në

Kunati u tërbua nga ideja e Fugës për të shkruar urime në murin e Kryeministrisë.

Mblodhi urgjent stafin e tij të PR, me të cilët bëjnë gjithë punët në kryeqytet, dhe kërkoi ide urgjente se si mund të sabotohej ideja e mesazheve në murin e Kryeministrisë.

Pasi u rrahën shumë mendime, fitoi një ide brilante. U vendos që ekipi i Kunatit të bënte një mesazh në emër të Bujar Nishanit dhe ta përcillte tek numri i telefonit. Mesazhi duhet të ishte agresiv dhe duhet të sulmonte Edi Ramën. Nëse mesazhi transmetohej, Edi Rama humbiste pikë, nëse nuk transmetohej, përsëri humbiste pikë projekti.

Kështu u vendos dhe u hartua mesazhi. Në mënyrë që t’i ngjante sa më shumë stilit të Jarit, u përpunuan disa variante dhe fitoi ky variant:

“Sot ka festë Shqipëria,

Ringjallen viset e mia,

Ringjallen fusha dhe male,

Ullishta e portokalle,

Ringjallen turbinat në lumë,

Që PD i vuri në punë,

Ringjallen rrugët me asfalt,

Që më parë ishin me baltë.

Ndaj dhe unë si president,

Ju uroj i sinqertë,

Se ne jemi për Ringjallje

Rilindja s’na duhet fare…”

Pasi u caktua si tekst fitues për urimin në emër të Jarit, urimi u postua në numrin që Rama kishte vënë në dispozicion.

Stafi i Bashkisë u rreshtua para Kryeministrisë me aparat fotografik në dorë të priste kur të shfaqej dhe ta fotografonin.

Pritën disa orë dhe mesazhi nuk po dilte.

Morën në telefon në Kryeministri dhe pyetën përse nuk shfaqen gjithë mesazhet, por nuk morën përgjigje.

I dëshpëruar, Kunati shkon të takojë Jarin në Presidencë dhe ta testonte për lojën që po bënte.

Jari e priti i gëzuar.

-Do të tregoj një të fortë, i tha Jari. Stafi im ka bërë një mesazh në emër tim dhe ia ka dërguar Edi Ramës ta shfaqë tek muri i Kryeministrisë. Ata e kanë kapur mesazhin, e kanë parë që është në emër tim dhe e kanë kthyer mbrapsht tek ne, duke na kërkuar autorizim nëse ta transmetojmë ose jo. Mesazhi është i shkëlqyer, tha Jari, por më ka gjetur belaja me stafin. Asnjë nuk e merr përsipër që e ka bërë, janë trembur nga disa lapsuse që kanë ndodhur kohët  fundit dhe nuk e marrin përsipër. Mirë që erdhe, më jep një mendje a ta fusim a jo? Se ata të Ramës m’u dukën të gatshëm ta fusin, vetëm donin konfirmim.

-Unë them mos ta fusësh, i tha Kunati.

-Po ku e di ti si është, i tha Jari, unë s’ta kam lexuar akoma.

Kunati u zu ngushtë dhe ia përsëriti.

-Të lutem mos e fut. E di që mund të jetë i mirë se nuk e paska bërë stafi yt, por mos e fut, se mërzitet Doktori që bashkëpunon me Edi Ramën.

-Ah, po, ke të drejtë, tha Jari. Nuk kishte asnjë strofë për Doktorin.

5 komente në “Kunati, komplot të dështuar kundër Fugës me urimet në mur”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Ca na ka gjet;
    1 Shejtan Budalla [Sali]
    1 Budalla me gjith Staf [Jari] ?
    A ka mundsi qe Gopi qe pjell te tilla monstra, te mos quhet me gop, por … ?

    1. Daut Skela, Vlorë says:

      HA HA HA
      ISHALLA NGOPESH ME .OP DERISA TE VDESESH O GOPIST I NSHRAKUT!
      http://goo.gl/R4qZtn

  2. Eri says:

    E bukur Antena kesaj rradhe…poezia qenka per cmim nderkombetar. ?

  3. tironci vjeter says:

    o ca na ka gjet hala te ura mer lal…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje