Kunati, konsultë për tritolin e Milotit

4 Janar 2014, 21:04Antena TEMA

Kunatit i erdhi papritur sulmi mbi shtyllën e interkonjeksionit në Milot. Çudia më e madhe ishte se sa të informuar ishin ata që kishin vënë dinamitin, pasi merrnin vesh nga taksat dhe nga rritja e çmimit të naftës.

Shkoi qysh në mëngjes tek zyra e tij në Bashki dhe donte të pyeste si është puna.

Thirri gocën e tezes, që e ka shefe personeli, dhe kërkoi t’i sillnin në zyrë disa demokratë të vjetër.

Pas gjysmë ore, goca e tezes i çoi katër vetë.

-Këta kena demokratët më të vjetër, i tha.

-Sa vjet keni me PD, u tha Kunati.

-Kena nga 2005-a, i tha i pari.

-Nga 2005-a jam vetë, i tha Kunati, s’më hyn në punë.

-Unë jam nga 2003, po kam qenë ilegal dy vjet, i tha tjetri.

-As ti s’më duhesh, i tha Kunati. Du ndonjë që ka qenë nga ‘91-shi.

-S’ka mo nga ata shef, kanë vdekë, i tha tjetri.

-Po ndonjë që mban mend vitin 2000, 2001, kur hidheshin shtylla në erë?

-A, s’e di se kena qenë në punë shteti atëherë, tha i fundit. Po çfarë të duhet se pyesim na? Kena shokë plot që kanë qenë prej ‘91-shit me PD.

Kunati i përcolli dhe thirri sekretaren e PD-së.

-Shif mos ka noj demokrat të vjetër në oborr, i tha, se më duhet në zyrë.

-Kujt i thu demokrat i vjetër ti, i tha sekretarja.

-Po me qenë nga fillimi.

-Nga fillimi vetëm Doktori ka mbetë, ai është tek kulla e Bashkimit.

-Jo moj Doktori, por ndonjë militant.

-Nuk rrinë këtu më, tha sekretarja, shkojnë tek ndërtesa vjetër. Po të çoj rojën e parkingut. Është i vetmi që ka mbetë.

E priti Kunati rojën e parkingut.

-Du me ditë si funksiononte kjo puna që hidheshin shtyllat në erë. I thërriste Doktori dhe u jepte porosi, apo i hidhnin vetë ata dhe raportonin tek Doktori? Jemi në siklet se nuk do Luli me pyetë Doktorin, i tha Kunati.

-S’ka problem me jahu, ta sqaroj unë, i tha roja. Me sa maj mend unë, ata të Laçit vijshin në Tironë, vidhshin noj makinë, i ndiqte polica dhe hynin në parking të PD-së, aty ku isha unë roje. I njifsha unë, e hapja trarin pa u afru. Kur hyjshin aty, thoshin policët në radio ‘hynë në ambasadë’. Meqë vonoheshin aty, ngjiteshin lart tek Doktori e për ta justifiku i thoshin se kanë ardhë me hudhë i shtyllë në erë. Doktori thoshte ‘nuk dua viktima’ dhe ikshin ata.

-Po tani ku shkojnë, tha Kunati, se nuk i kam pa tek parkingu.

-Ndoshta shkojnë tek ndërtesa e vjetër, ia ktheu një nga demokratët. Janë mësu atje ata.

-Luli është në siklet ça të bëjë, tha Kunati, t’i dënojë si akte terroriste apo të heshtë?

-Të heshtë mo jahu, si t’i dënojë çunat? Ata kanë sakrifiku, kanë hudhë shtyllën, si me i dënu Luli?!

-Po ai ka siklet se mos del Doktori dhe i mbro?

-Po të dalë mo jahu, si mos të dalë, pse, vetëm ka me i lënë çunat a si?

-Po Luli ka frikë se i bërtasin ndërkombëtarët, i thonë kriminelë.

-Po le t’i thonë mo jahu, kush pyet për ata?!

-Pra ju thoni që Luli të heshtë pa le të bëjë ça të dojë Doktori?

-Po të heshtë mo burrë se nuk e dinë fare ata që Luli osht kryetar. Ça i duhet Lulit me u përzje? Ata dinë Doktorin akoma. Ai e zgjidh këtë punë.

4 komente në “Kunati, konsultë për tritolin e Milotit”

  1. SuperMero says:

    Sali tritoli
    Nga Vucidoli,
    Luli Llastica
    Nga Drenica!

    http://goo.gl/lPJFS2

    1. RROK Z. says:

      O HO HOH OH HO HOH HOH OH
      A HA HA HA HA HA HA HA
      UNE DO E MARR NUSEN DRENICARE

  2. Be-X says:

    23 vjete ne pushtet,
    hengra si hajdut por edhe si mbret.
    ce tashe ne opozit ketu n´kryeqytet,
    ni zot e di, s´di ku jam as vet.

  3. leo england says:

    Mero je fantastik si gjithmone. Edhe ne varr nuk do e lesh te qete plakun Mere, do ti behesh fantazem . Te uroj shendet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje