Kunati, i trembur mos përmendet “Taksa Kunati”

28 Dhjetor 2013, 19:39Antena TEMA

Ndërsa në Bashki po dështonte miratimi i buxhetit, Kunati e kishte humbur fare se po ndiqte punimet e Kuvendit, ku po miratohej buxheti i qeverisë.  Një amendament i Taulantit ia prishi krejt terezinë. Ai kishte kërkuar të hiqen taksa “Zen”, taksa “Git”, taksa “Lul”, taksa “Mul”, taksa “Rul”, etj. Kjo ngjalli shumë debat në Kuvend, por ajo që i bëri përshtypje Kunatit ishte se të gjithë mbronin vetën dhe jo taksën “Git”, taksën “Zen” dhe taksën “Lul”.

I shqetësuar, i dërgoi sms Gertit të ngrihej e të denonconte Taulantin që përgojonte njerëzit e Familjes, sidomos për taksën “Git”, taksën “Zen” dhe taksën “Lul”.

-Është Doktori këtu, i tha Gerti, dhe mua nuk ma nxë goja t’i them ato taksa. Më duket shumë e rëndë.

-Po kush mund ta bëjë këtë, pyeti Kunati i dëshpëruar. Na godet shumë kjo akuzë. Sidomos Lulin.

-Vetëm Doktori, s’ka njeri tjetër, tha Genti. Ai e ka Lulin sikur ta kishte djalë. Nuk e ndan kurrë nga Gita dhe Zeni.

-E di, e di, tha Kunati, por mendova mos ngrihet ndonjë tjetër të flasë.

-Del Jozi, tha Gerti, por e bën më keq. Do t’u duket dyfish më e rëndë si taksë shqiptarëve.

-Mirë, lëre fare, tha Kunati. Po desha ta di për informacion çfarë faktesh kanë për këto taksat.

-Nuk besoj se kanë fakte, tha Gerti. Duan të thonë sikur taksa Zen është taksa që paguante çdo biznesmen pasi merrte tenderin. Por këto janë gënjeshtra. Ata akoma nuk kanë marrë lekët, si do kenë paguar taksën Zen pa marrë lekët?

-Po, ke të drejtë, i tha Kunati.

-Pastaj duan të thonë sikur taksa Git, është taksa që duhet të parapaguaje për të marrë një koncesion. Ishte tre përqind e vlerës së investimit zakonisht, por shkonte dhe deri në pesë. Edhe këto janë gënjeshtra. Asnjë koncesion nuk ka filluar punë tamam.

-Po, ke të drejtë, tha Kunati.

-Pastaj duan të thonë taksa Lul, është taksa që duhet të paguajë çdo ndërtues në Tiranë për t’i futur njollat e shesheve tek pani rregullues i Tiranës dhe pastaj për të firmosur lejen. Siç e di vetë, kjo është komplet gënjeshtër se kjo është një punën që e bën ti.

-Po pra, çfarë mashtruesish, tha Kunati. Edhe këtë gjë që e dimë shumë mirë si funksionon, duan të na tregojnë këta. Qenkan plehra fare, tha Kunati.

-Pastaj është taksa Rul, tha Gerti. Duan të thonë se kjo është taksa e kufizuar vetëm tek drejtorët kryesore të Ministrive të Ekonomisë dhe Bujqësisë, që dorëzohej çdo javë me çantë tek shtëpia. Nuk ishte taksë popullore. Por dhe kjo është gënjeshtër, se Ruli nuk rrinte kurrë në shtëpi të shtunave. Ne e dimë që ikte jashtë për uikend.

-Po pra, po, tha Kunati, gënjejnë, e sigurt. Unë e takoj çdo fundjavë kur ikim bashkë në Rinas. Çfarë mashtruesish.

-Pastaj ia fusin kot, thonë dhe taksa Mul, i tha Gerti. Taksa Mul ka qenë taksë e brendshme në PD. Çdo njeri që donte të emërohej, do paguante një taksë, thonë këta. Çdo njeri që kërkonte të hynte në garë, duhet të derdhte tek arka e Mulit kontributin e kështu me radhë. Sipas shpjegimeve të këtij Taulantit, taksa Mul ishte paraardhëse e taksës Zen. Taksa Mul të merrej para punësimit dhe tenderit, taksa Zen të merrej pas punësimit dhe tenderit. Por këto janë të gjithë gënjeshtrat. Flamuri dhe familja e tij janë copë- copë, pa bukë e pa shtëpi. Dy vëllezërit e Flamurit janë të pastrehë dhe mezi kanë gjetur dy shtëpi nga Enti i Banesave në Sarandë.

-Po pra, po, kam dëgjuar, i tha Kunati. Çfarë mashtruesish! Po si t’ia bëjmë t’ua mbyllim gojën, i tha Kunati.

-Mirë është të mos ndihesh, i tha Gerti, se kujtohet dhe ndonjëri për taksën Kunati dhe eja sqaro njerëzit pastaj.

3 komente në “Kunati, i trembur mos përmendet “Taksa Kunati””

  1. Zef Ndoj says:

    Ju të TemAs jeni Letër higjenike!

    http://goo.gl/LpRQlP

  2. nendetsja 105 says:

    o Mero qenke me te vertet palaco. Pse mos t’i jape Enti banesave shtepi qyl ne Sarande vellezerve te Nul Mokes ish minister i brendshem, kur dihet qe Muli eshte sarandjot den baba de. Saranda per sarandjotet si Mul Noka dhe vellezerit e tij.
    o Mero t’i je me te vertet shpirtzi, kur merr neper goje paret qe i shkonin Rrulit ne shtepi nga drejtoret zemerbardhe te Ministrise se bujqesise. Ti ke qene i informuar muaj me pare qe shumica e ketyre pareve i iku Rrrulit te shkrete per lesh, se i kishte depozituar ne LaikoBank ne Qipron greke. Behet fjale mer milionaeuro. ne vend qe ta ngushellosh Rrul libohovitn e pergoojon. Uroj me gjithe shpirt tu aksodentofte MBW-ja vjetersire qe ke njelloj si Mercedesi karaktine i Ollashit. Vertet Skeja qe iu qep Olldashit nga mbrapa sapo doli nga Hotel Krriva eshte ne burg po Goni aktualisht nepunes i Paralamentit te metes eshtei lire dhe shume aktiv!

  3. VLTR says:

    Goni eshte dora qe klani i Berishes siguronte te ardhura te majme nga lazarati dhe gjoba e bizneseve si dhe per te lare hesapet me ata qe i shkonin kunder Berishes dhe i shkelnin ne kallo. Burgaj thone e ka ende te nxire syrin nga grushti i hekurt i Gonit me 21 janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje