Kunati ngatërrohet me tritolin e Pogradecit

6 Janar 2014, 19:45Antena TEMA
Kunati ngatërrohet me tritolin e Pogradecit

Kunati ishte duke punuar në zyrë kur i erdhi një mesazh ku shkruhej: “Kryetarit të Pogradecit i kanë vënë tritol”.

E pa me bezdi mesazhin dhe thirri Ristanin.

-Shiko, tha, se këta të PS vënë gjithandej tritol vetes. I kanë vënë tritol Besnik Dervishit, kanë vënë vetë tritol në shtyllë tensioni, tani i paskan vënë tritol dhe kryetarit të PS-së së Pogradecit. Dil e denoncoji që e kanë vënë vetë tritolin.

-Dakord mo, e bëjmë, tha Ristani. Për gjysmë ore më ke gati. Merr ca të dhëna dhe ma bë gati deklaratën.

Kështu Kunati i ra shkurt. U ul e bëri një deklaratë nga ato të përditshmet.

“Sot Edvin Rama ka kërcënuar dhe një tjetër kryetar partie me tritol, duke i vënë bombë tek shtëpia e vet. Me sa duket kryetari i PS në Pogradec nuk i është bindur urdhrave të tij dhe ka marrë sinjalin e duhur. Ai është i tmerruar nga Edvin Rama dhe jeton nën terror. Për këtë arsye ai duket se po hesht për autorët e vërtetë të vënies së tritolit në shtëpinë e tij.

Partia Demokratike denoncon klimën e terrorit që PS po përhap mbi anëtarët e vet, të cilët nuk i binden Edvin Ramës dhe kërkon që prokuroria të hetojë këtë rast dhe të nxjerrë para përgjegjësisë Edvin Ramën…”

E bëri gati deklaratën dhe po priste Ristanin.

Ai arriti në kohën e duhur.

Kunati i zgjati deklaratën, ku kishte lënë bosh vendin për emrin e kryetarit të PS.

-Gjeja pak emrin vetë dhe plotësoje, i tha. Boll tekst ke, s’duhet më gjatë.

-Dakord, tha Ristani dhe doli nga zyra.

U soll vërdallë në korridor të gjente dikë nga organizimi, por nuk kishte njeri.

U detyrua mori Flamurin në telefon.

-Ma gjej pak si e ka emrin kryetari i PS në Pogradec, tha, se i kanë vënë tritol Edvin Rama.

-Nuk është i PS, është i yni, tha Flamuri.

-Si i joni? Po mua më tha Kunati i PS?!

-Epo Kunatit tanët i duken dhe të PS, por është i joni, tha Flamuri.

-Po si t’ia bëj se kam bë deklaratën gati, tha Ristani. Ma ka bërë dhe Kunati, nuk e ndryshoj dot.

-Bjeri shkurt, tha Flamuri. Aty ku është PS, vure PD. Autori i njëjtë mbetet Edvin Rama.

-Mirë e ke ti, tha Ristani, se dhe për këtë të PS Ramën do akuzonim. Më shpëtove. Le se s’më duhet fare emri se më ngatërrojnë gjithë këto fjalë.

2 komente në “Kunati ngatërrohet me tritolin e Pogradecit”

  1. daut Skela, Vlorë says:

    Ahaha o Mero,
    ka alergji nga tritoli kunati.
    Qe kur i rrezuan pallatin

    ?

    http://goo.gl/lcXgwh

  2. "BALASHI" says:

    I biri i Xhafer Isufit… O Zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje