Kunati nis muajin e bezdisshëm të përvjetorëve të PD-së

5 Janar 2014, 19:03Antena TEMA
Kunati nis muajin e bezdisshëm të përvjetorëve të

Kunati më në fund konstatoi se janari është muaji më i bezdisshëm për të qenë kryetar i PD-së. Duhet shkuar në çdo qytet të Shqipërisë për të festuar themelimin e PD-së. Dhe, gjithë barra kryesore e punës i bie Kunatit.

E para, ai duhet të gjejë nismëtarët e themelimit, që në përgjithësi nuk janë më në PD.

E dyta, ata që janë në PD nga nismëtaret, nuk janë me Lulin.

Dhe, e treta, çfarë është më e keqja, nuk gjen dot njeri të konsultohet se çfarë duhet të thote Luli në këto ceremoni!

Kështu i ndodhi me përvjetorin e Kukësit. Po kërkonin nismëtarët, por s’po i gjenin. Kunati u detyrua të thërrasë Flamurin.

-Më kërkoi Luli të di kush janë nismëtarët e PD-së në Kukës, i tha. Po deshe na ndihmo!

-Se mbaj mend, tha Flamuri, se ne atë kohë unë isha arratisur në Kosovë dhe nuk e di ça ka ndodhur.

-Po kë mund të pyesim, tha Kunati?

-Se di, se është bërë ca rrëmujë, i tha Flamuri. Ata që e kanë themeluar janë larguar. Tani janë larguar dhe ata që erdhën pas themeluesve. Kështu që nuk gjeni dot më njeri.

-A është korrekte të thote Luli, që Kukësi ishte bastioni i parë i PD-së në veri, tha Kunati?

-S’di ça me të thënë, i tha Flamuri, por nuk është se kishte shumë njerëz me PD-në atëherë.

-E kuptova, i tha Kunati. Ke merak mos i ngelet hatri Tropojës.

-Jo, jo, i tha Flamuri. Për Tropojën, Kukësi ishte më demokrat, se Tropoja e priti me antimiting Doktorin. Por, nismëtarët nuk i mbaj mend.

-Si ka mundësi, tha Kunati? Pse, kaq keq paska qenë situata dhe në veri?!

U nda me Flamurin dhe shkoi tek zyra e Lulit.

-Qenka punë dreqi, tha. Nuk po gjejmë dot se kush janë themeluesit në Kukës. Flamuri thotë nuk janë më as ata që zbuan themeluesit.

-Po çfarë më sugjeron të bëj, i tha Luli?

-Më mirë thuaj ca fjalë të përgjithshme dhe të bëj thirrje për bashkim. Pas kësaj ata do vijnë vetë dhe prezantohen. Dikush do të thotë jemi themelues. Ti i mban emrin shënim dhe ma jep mua. Pastaj do vijnë të dytët, do thonë ne ishim shokët e Fatos Hoxhës, po na përjashtuan. I mban emrin shënim. Pastaj do vijnë të tjerë, do thonë ishim shokët e Hasanit. I mban emrin shënim dhe ti mi jep mua. Në fund do të vijnë të të thonë jemi shokët e Flamurit, sikur po na rrini ftohtë. Ti u fut një të buzëqeshur dhe ja ku u bashkuam.

-Mirë, ashtu do bëj, tha Luli. Kështu kemi dhe mundësi të prezantohemi me njerëzit. Po në rrethet e tjera, si është situata?

-Njësoj është, tha Kunati. Themelues nuk ka më. As pasardhës të tyre. Janë vetëm këta të fundit, që kanë frikë mos i përjashtojmë ne. Kanë hapur fjalë gjithandej që qeverinë e morën tepelenasit përmes Ramës, opozitën e morën tepelenasit përmes Kunatit.

3 komente në “Kunati nis muajin e bezdisshëm të përvjetorëve të PD-së”

  1. leo england says:

    hahahahaha, fantastike fare fare, bravo Mero.

  2. Koksioni KU ne UK says:

    AHA HA HA,
    E FORT KJO BATUT:

    “…-Qenka punë dreqi, tha. Nuk po gjejmë dot se kush janë themeluesit në Kukës. Flamuri thotë nuk janë më as ata që zbuan themeluesit….

    http://goo.gl/3U6RU4

  3. Bilbil says:

    Une po dyshoj se Luli nuk do arrij dote ase te organizoj pd,po kam frik se nuk do zgjedh dote organet drejtuse te asaj partije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje