Kunati merr në pyetje delegacionin që vizitoi Mziun

10 Janar 2014, 17:48Antena TEMA

Pas vizitës së zakonshme javore, që deputetët e PD-së bënë në burgun e Mziut, Kunati vendosi t’i thërrasë të marrë informacion mbi gjendjen e burgut dhe gjendjen shpirtërore të të arrestuarit.

Takimin e la mbasdite në zyrën e tij, ku erdhën për të raportuar Aldo, Beni dhe Muli.

Kunati ishte pak në siklet për ta nisur bisedën rreth kuriozitetit që kishte për qelinë.

-Si ishte nga gjendja shpirtërore, pyeti në përgjithësi.

-Kishte moral të lartë, tha Aldo. Na dha zemër dhe ne. Kishte ndjekur me vëmendje gjithë zhvillimet e fundit dhe ishte shumë entuziast. I kishte pëlqyer sidomos dalja e fundit e Ennos për këto kreditë e banesave.

-Ashtu, shumë mirë. Më bëhet qejfi, tha Kunati. Po ndonjë gjë të veçantë çfarë tha?

-Tha që të burgosurit mbështesin revoltat e PD-së dhe janë me mendje e zemër tek ato, por duan të dinë kur do nisin.

-Ah, këtë më pyesin të gjithë, tha Kunati, dhe ne s’kemi si të përgjigjemi se as ne nuk e dimë. Se ne kemi thënë që mbështesin protestat, nuk kemi thënë që udhëheqim protestat.

-Këtë shqetësim kishte dhe ai, tha Muli. Është gabim kjo frazë. Duhet të themi udhëheqim protestat se dukemi si Ed Rama më 21 janar që tha mbështesim protestat dhe nxori popullin para. Edhe Zhelali kishte mendimin që duhet t’i udhëheqim protestat.

-Më ka shkuar mendja dhe tek kjo, por nuk kemi kë nxjerrim në krye, tha Kunati. Po të bëhen në Tiranë, i bie të dalësh ti Aldo se je kryetar i degës së Tiranës.

-Unë, po çne unë, tha Aldo.

-Po ti je kryetari, i tha Kunati. Dhe nga PS, Besnik Bare i udhëhoqi, atë morëm të pandehur.

-Ore kjo është kollaj, tha Ristani, por puna është se po u bë kështu, na tremben njerëzit se pastaj duhet të gjejmë dhe kush do vritet. Unë për vete jam që të mos i udhëheqim, po të shkojmë pas popullit.

-Mirë e keni ju, tha Muli, por populli shkon pas qeverisë, ne pas popullit dhe futemi të gjithë në vathën e Edvin Ramës.

-Për këtë u thirra, tha Kunati. Desha të di si është dhe gjendja e burgjeve në tërësi se mund të na arrestojnë militantët…

-Në paraburgim nuk është mirë, tha Muli, i pashë vetë mjediset, shumë keq. Ai Ed Halimi na ka gënjyer që i ka bërë të mira. Asgjë nuk kishte bërë.

-Nuk ka faj, tha Aldo. Kam qenë dhe unë tek Drejtësia. Ne kishim bindjen se ato nuk duheshin rregulluar se do futeshin armiqtë. Nuk e dinim që këta do gënjenin popullin dhe do na merrnin pushtetin.

-Sidoqoftë dua një raport si është gjendja, tha Kunati. Revoltat mund të nisin çdo çast. Ato nuk e kemi ne në dorë, i ka populli. Gjobat e policisë po irritojnë njerëzit. Edhe energjia elektrike ka ikur nja dy herë dhe është bërë problem. Ka shumë mundësi që dhe vonesa në zbatimin e shëndetësisë falas të ketë shkaktuar revolta. Ndaj duhet të jemi gati se mund të nisë në çdo kohë.

-D.m.th ti nuk ke gjë të sigurt kur do nisë, tha Ristani.

-I di Doktori ato punë, tha Aldo, nuk duhet të kërkojmë më shumë se ç’duhet.

-Atëherë po ikim, tha Flamuri. Po ka ndonjë sinjal nga populli për revoltë, më njoftoni. Në Lalëz jam këto ditë se po rregullon dhe Argita vilën dhe duhet t’i jap një mendje.

4 komente në “Kunati merr në pyetje delegacionin që vizitoi Mziun”

  1. Mark says:

    Je i madh Mero. Vertet kjo si shkruan per kunatin ka doza ironie por edhe shum te verteta se ku eshte katandisur kjo bande hajdutesh dhe vrasesish.

    1. ASTRIT NURI says:

      HA HA HA,
      KUNATI MERR NE PYETJE MULIN,
      HA HA HA;

      http://goo.gl/L1tvQT

  2. Kam degjuar se Mziut i kane lejuar edhe ti bjere lodres ne burg , jo vetem qe bene haheng , por zhurmat po shqetesojne edhe banoret qe jetojne afer burrgut.
    Kurse te burgosurit nuk jane te kenaqur nga muzika ARKAIKE RAPSODIKE HEROIKE PER KRESHNIKUN SALI , QE KENDON mZIU PERPARA SE TE FLERE.
    BURGU ka rregulla mor zotni , ju nuk mund te kendoni kenge me ngjyra politike , burgu me sa kam degjuar eshte POLITIZUAR.

  3. Leader says:

    nje fakt bindes qe tregon qe mero baze shpif per figurat e pd eshte rasti i grida dumes..perpara se te dilte ne publik mero na e paraqiste griden si femer te paafte qe dinte vetem te lynte floket..por maska e meros ra..tani te gjithe e kane pare griden sa e pergatitur eshte dhe ekselente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje