Kunati u hutua shumë nga sulmi i Doktorit mbi Lubonjën. Luli i kishte shprehur simpati për Lubën dhe Kunati nuk e kuptonte dot çfarë ishte ky shpërthim.
Duke e diskutuar këtë çështje me Lulin, u bë dhe më i paqartë.
-A u konsultua me ty Doktori, e pyeti Kunati.
-Jo, jo, i tha Luli. Duhet të jetë diçka personale, nuk ka lidhje me PD.
-Po çfarë mund të jetë, pyeti Kunati.
-Më duket se ka pasur një regjistrim të Lubës, që ka sharë Gitën dhe Zenin dhe i ka ulëritur Fevziut duke i thënë na bëre palaço të mbrojmë dhe fëmijët e Doktorit tani.
-Aha, e kuptova, tha Kunati. D.m.th atë punën e urrejtjes që thotë Doktori e paska parë aty?
-Po, po, me siguri. Sandri ia ka çu Doktorit për t’i treguar se çfarë i bën Fevziu. Po në fakt Fevziu s’e ka futur fare, por Sandri për t’i treguar Doktorit se është duke e mbrojtur, ia ka çuar në zyrë. Doktori e ka parë dhe është bërë keq.
-Po tani ne ç’duhet të bëjmë, tha Kunati. Se do na thonë njerëzit, PD po sulmon intelektualët?
-Ne nuk kemi thënë gjë, tha Luli. Doktori ka status më vete. Kur të takoj Lubonjën, do ta qetësoj dhe do t’i them që ti je shpresa jonë e vetme kundër Doktorit, por nuk flasim dot.
-Po mos i trego Doktorit, tha Kunati.
-Nuk e beson dhe po t’ia tregojë, tha Luli. Pastaj do takoj Sandrin, do t’i them që Lubonja e ka tepruar aty që ka folur ashtu për fëmijët e Doktorit, por dhe Doktori e ka tepruar që e ka sharë.
-Po mos i thotë Doktorit, tha Kunati.
-Nuk i thotë jo, mos ki merak, i tha Luli, se dhe Sandri do të heqë qafe Lubonjën, ndaj e ka spiunuar tek Doktori.
-Qenka histori e ngatërruar, tha Kunati. Mos është nxehur Doktori që nuk kishte asnjë pjesë të regjistruar të tij tek ajo “Off record”?
-Nuk ka pse nxehet, tha Luli, se ka një vit që nuk ka qenë tek Opinioni.
-Ore mirë që ma kujtove, tha Kunati, po me Fevzon ç’pati?
-Po hë pra ç’pati dhe me Lubën, i tha Luli. Nuk i duron dot këta që e kruajnë me të dy palët.
-Punë dreqi, tha Kunati. Na u bë lëmsh kjo punë. Hajt mbaj gojën e njerëzve tani. Ngeli kombi shqiptar vetëm me një intelektual, Adri Nurellarin, atë Doktori, atë ne, atë çamët, atë Hashim Thaçi. Merre me mend sikur t’i ndodh gjë Nurellarit? Dështon dhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive, dhe opozita, dhe çështja çame, dhe Kosova.
-E vërtetë është, tha Luli. Ai na ka mbetur vetëm.
Kolloqithje kermash.”Antena” jeni te hatashem,per t’u nxjerre fundin funderrinave.
Ti thuash tjetrit plehre ne nje debat qenka normale ne shqiperi
Ljuba
Fevzo,
Sandra,
Nurja,
Notari,
Korani,
…
http://goo.gl/YruaOg
po jo mer djale,nuk nuk na ka mbetur vetem adri,kemi dhe ennnnnnon ne.ennnnnno,ennno mer derr,cyyyyt!
Kam neveri kur dëgjoj rëndom në jetën tonë të përditshme: – biznesi i kunatit të Lulit, pallati i vjerrit të Lulit, pronat e Gitës, studio e Gitës, vila e Zenit, etj, etj, etj….., të gjitha pjellë e mostrës “Berisha”.
Demaskoi dhe tallu sa të mundësh Mero!
i vetmi analist qe foli tamam ishte nurellari te tjeret grine sallat,ne fund fare armet i pranoi gjermania
miro o i marre. A di ti te lexosh apo te degjosh lajme?
Une e besoj qe lubonja eshte anal_ist me pervoje.
25 vjet ne burg ci ka bere anales ai? E ka bere telef.