Pas lajmeve se shumë nëpunës të lartë të qeverisë kishin marrë kredi për strehim pa interes dhe i kishin përdorur për punë tjetër, Kunati vendosi të verifikojë situatën në Bashki dhe ta bëjë çështje të madhe politike.
Thirri Ennon në zyrë dhe i kërkoi një raport të hollësishëm për kreditë e marra nga nëpunësit e shtetit.
-Duhet të bëjmë betejë politike, i tha, nuk mund të tolerojmë të na marrin edhe shtëpitë tani.
-Patjetër, tha Enno. Unë jam i vendosur deri në fund të bëjmë luftë për këtë çështje. Ata e kanë inatin me mua.
-Pse, çke bërë ti, i tha Kunati.
-Po ja, unë u fejova dhe do martohesha si gjithë të tjerët. Kisha një shtëpi që ma lanë prindërit, por e pa nusja dhe nuk i pëlqeu. Pastaj unë isha zëvendësministër, nuk përputhej shtëpia me statusin që kisha. Dhe vendosëm të blejmë një të re. Atëherë, meqë nuk e kishim bërë celebrimin, vendosëm të kërkojmë një kredi unë dhe një nusja. Morëm të dy nga një kredi dhe blemë të njëjtin shtëpi, natyrisht të madhe e të bollshme. Interesat i paguan qeveria, kurse lekët do t’i kthejmë për 20 vjet. Këta duan të na marrin dhe shtëpinë.
-Kjo qenka serioze, i tha Kunati. Kemi raste të tjera kështu?
-Po ka, i tha Enno. Ja kemi kolegen time, që ishte zëvendësministre e Drejtësisë, zonja Kasmi. Dhe ajo këtë hall kishte. Të gjithë kishin shtëpi në Lalëz, ajo nuk kishte. Merre me mend, kishte shtëpi dhe Flamuri, ajo nuk kishte. Vendosi të blinte shtëpi, të ishte afër Argitës. Atëherë vendosi të merrte një kredi ajo, një kredi i shoqi dhe blenë vilën në Lalëz. Këta tani duan t’i heqin kredinë. Skandal!
-Kjo qenka e rëndë, tha Kunati. Nuk do ta tolerojmë. Po tjetër, tjetër çfarë ka ndonjë rast që mund ta përdorim?
-Po ç’të të them më parë, i tha Enno. Jemi 2700 veta. Të gjithë në administratë të lartë. Këta duan të kthejnë ligjet e ’45-ës kur u morën shtëpitë kulakëve.
-Atëherë të reagojmë, i tha Kunati. Dil në konferencë shtypi dhe denoncoji fort. Thuaji mes të tjerash që nëse këta njerëz hiqen nga puna, bankat nuk kanë për të marrë lek dhe si rrjedhim do kemi krizë financiare.
-Lere shef mos t’ua kujtojmë këtë gjë se do të na marrin më qafë. Mund të kujtohet ndonjëri prej tyre dhe të thotë që do t’i shqyrtojmë kreditë rast pas rasti. Kështu do t’i thërrasin të gjithë në raport këta që kanë marrë kredi dhe do t’i bëjnë bashkëpunëtorë të tyre kundër nesh. Më mirë të bëjmë sikur i mbrojmë e t’i heqim nga puna se sa t’ua dorëzojmë atyre me duart tona. Nuk do ngelë asnjë njeri për opozitë.
-Ke të drejtë, tha Kunati. Këtu nuk më kishte shkuar mendja. Qenke vërtet njeri inteligjent. Më kishin thënë, po nuk e kisha besuar.
-E di mirë këtë punë shef se e kam bërë vetë shpesh kur kam qenë në hall, i tha Enno.
QESH e NGJESH MERO:
“…-Po ç’të të them më parë, i tha Enno. Jemi 2700 veta.
Të gjithë në administratë të lartë.
Këta duan të kthejnë ligjet e ’45-ës kur u morën shtëpitë kulakëve….”
http://goo.gl/UmakT1
Fejton i bukur qe zbulon nje skandal te madh shteteror…
ennnnnnnno,ennnno he derrr,cyt he dreq.
Fjala e pendeses se ENNO-s
Kush merr kredi quhet kredimarres, kush jep kredi quhet kredidhenes
Sot, në qoftë se ju shikoni në sistemet financiare në botë, më shumë se gjysma e popullsisë së botës – nga gjashtë miliard njerëz, më shumë se tre miliardë – nuk kualifikohen për të marrë një kredi nga një bankë. Ky është një turp qe une nuk mund ta gelltisja si zv-ministri me inteligjent i PeDe-se
ENNO BOZDO Janar 2014
rrnofte SALEHU!
osht i modh! ´s´ke ci thue!
ka rrnue jo vetem bankat por ene njerzit!