Kunati donte t’ia bënte si surprizë Lulit. E thirri në zyrë dhe i nxori një gotë përpara. TV e kishte çuar tek Klani. Kishte thirrur dhe Aldon në zyrë për muhabet.
-Tani do shikoni pak si do shkëlqejë Grigja, tha. E kam trajnuar gjithë pasditen. Nga gjithë sondazhet tona, ajo del më e mirë se Majlinda dhe Mesila, por duan ta sabotojnë.
Aldo pa nga Luli, po ky nuk reagoi.
-Unë mendoj që të pyesim Doktorin, tha Aldo. Nëse është popullore, ai duhet ta dijë patjetër.
Luli tundi kokën pa folur.
Ndërkohë u shfaq Grigja në ekran…
-Pusho një moment ta dëgjojmë, tha Kunati dhe u çua në këmbë duke u afruar tek ekrani.
– “Në optikën e kohezionit social, nga pikëpamja e përputhshmërisë së nevojave dhe oportuniteteve që të jep shansi i statusit tënd shoqëror, por dhe predikimi i një mirëqenie, që pretendohet në rritje, por më fakt ka indice dëshpëruese lidhur me disa funksione apokaliptike në funksion të një inercie elektorale, unë mendoj se të punësuarit me paga të ulëta kanë një diskordancë kujdesi në raport me pushtetin lidhur me dozat e dëshpërimit që marrin nga niveli i pagës dhe nevoja për të konsumuar duhan, që vjen nga instinkte të pakushtëzuara, që gjenerohen nga vatra simulante të inkoshiencës së një njeriu në kushtet e një…”.
-Dreq, tha Kunati, i çuar në këmbë. Një mijë herë i thashë, pa sa keq që s’i kushtova vëmendje kësaj…
-Çfare ke, tha Aldo, nuk e tha mirë?
-Jo mo burrë, s’e kam atje, pa sa inat, tha Kunati dhe mbante distancë nga ekrani ta shikonte më mirë.
Grigja vazhdoi arsyetimin e saj dhe Qani e dëgjonte gojëhapur.
-… Pra siç theksova, qeveria ka në dorë të prodhojë një nomini. Të prioriteteve të saj në funksion të një angazhimi logjistik, por dhe konceptual mbi atë se çfarë pritshmërie kanë kategori sociale të përfshira në alternimin e nevojave të tyre me një fluks të caktuar politik, lidhur me një raport inkadeshent që shpesh krijohet nga nevoja për të përfituar atë që ofrohet me atë që realizohet dhe kjo ngjiz një shkëndijë zemërimi, e konceptuar si revoltë…
-Pa sa inat, bërtiti prapë Kunati, që nuk ia ndante sytë televizorit, një ofshamë që binte ndesh me thirrjen e Qanit, ‘ah sa mirë, ah sa mirë, ah sa mirë’…
-Prapë bëri ndonjë gabim, pyeti Aldo me gjysmë zëri.
-Pa sa inat, bërtiste Kunati pa ia vënë veshin Aldos. Luli po ndiqte i heshtur skenën.
-Tha ndonjë gjë që nuk shkonte se unë në fakt nuk arrita ta kap thelbin, pyeti Aldo me zë të ulët Lulin.
-Pa sa inat, bërtiti prapë Kunati. I thashë, po kjo s’të dëgjon për ca gjëra.
-Na lër ta dëgjojmë deri në fund, tha Luli, pastaj diskutojmë.
Grigja po vazhdonte.
-… Në mënyrën se si interferon modeli i liderit me modelet mediatike, që në të vërtetë frymëzojnë shpërthime emocionale me ngarkesë posesive me adresim të qartë ndaj njerëzve të afërt të figurave publike, ne mund të shikojmë dhe hijen e njerëzve që e frymëzojnë këtë dhe që në disa raste na rindezin kujtime të përvojave tona të fshehura në koshiencën e një begraundi sa emocional aq dhe privat lidhur me atë se si ne kemi arritur e kemi prodhuar biosferën e emocioneve tona të funksionalizuara në altertipe imponuese për shoqërinë, pse jo dhe duke bërë sakrifica në jetën tonë private… e them këtë pasi unë vetë kam përvoja të hidhura nga ngatërresa, të cilat më kanë çuar deri në prokurori me ndërfutjen e anës emocionale dhe ngatërrimit të saj me kapitale financiare, të cilat prodhojnë emocione përtej sferës erotike lidhur me raportin funksional privat të asaj që ndërlikohet si një formalitet i nevojshëm familjar dhe konceptit më të gjerë të konsumit të emocioneve…
-Pa sa gabim që ishte kjo, bërtiti prapë Kunati. Një mijë herë i thashë ‘je e sigurt që kështu është më mirë’…
-Çfarë donte të thoshte, pyeti Aldo. Mos e kishte fjalën për atë çështjen që ka në prokurori me atë ndërtuesin për aksionet e asaj firmës…?
-Jo mo jo, tha Kunati, më vjen inat se nuk më dëgjoi, një mijë herë e pyeta a je e sigurt që është më mirë kështu.
-Çfarë i sugjerove ti, pyeti Luli qetë.
-Po e pyeta një mijë herë a të shkojnë më mirë flokët t’i ndash në mes apo anash, dhe më tha le se këtë e zgjidh vetë. I shkonin më mirë ashtu siç i kishte dje…
Ore u kthyen armet kimike perseri
http://dielli.al/lajme.php?id=33188&k=71
Grida eshte mire te japi lajmet.
Aty nuk i ngec goja fare.
Sa per politike,mos e shkoni mendjen qe ta ngateroni. Ka marre inerci dhe nuk ndalet ne shthurrjen e gojes. Me shume ne kete ane ka marre nga doktor rumpalla.
Sa per te tjerat,ske ci thua,e mire eshte ose si i tha Çani dje-je sharmante,dhe ajo gjasme u zemerua se si vjen mire kur e komplimentojne ne publik sepse behet xheloz Lulka!
Rëndësi ka që me Lulin kapiten
Partia po ecën
Përpara!
http://goo.gl/gGbUQ3
Ha ha ha,
mbahu fort Luli se ne Kurvelesh do e mbash frymen ?
ha ha ha shkulja e veshit te Fevziut pa censure
http://dielli.al/lajme.php?id=33191&k=177
Lezet fare…!!!
O Mero , ja ke fut kot kete rradhe ! Grida ishte vertet ne lartesine qe duhet te ket shumica e parlamentareve shqiptar . Kush do te degjoje zhargonin e perbindshem fyes per veshin tone te tipit “Dashi Havase etj )atehere kane te drejte ta shajne Griden por ti duhet ta perkrahesh qoft edhe me mosperbaltjen e saj si figure e cila e formulon mendimin sipas rregullave te nje shqipeje te cilen duhet ta degjojme me shumice ne ekranet e tv-ve tona !
ha ha ha ha Veliaj Gisht-Shpjeti
http://dielli.al/lajme.php?id=33202&k=4141
Eshte artikulle pa kuptim PD ka lider teper te forte dhe po ecen perpara se shpejti fitore zgjedheve lokale bashki 2015- fitore parlamentare 2017 e PD me Djathtista. L Basha kryministr i ardhshem 100/100 e sigurte. Rama spo din as nuk ka haberr te drejtoje qeverin fale. Ilir Metes qe po e mbane se Rama vertet mendon qe eshte bere si Ramis Alia kurse. Asim Thaci Enver Hoxha. Keta jane vertet te pa afte te drejtojne qeverit shqipri kosove sepse kane ndiekur rrugen e. Enveriste Ramiste ppsh me lufte te hapur te klasave politike pushtet policor. Pra keshtu qe. PD se shpejti. Fitore mbas fitoresh kryminister. Basha. Ne shqipri ne kosov R Haradinaj
bo sa k… qe qenke ti…..
kjo grida ngordh per ramen, ka nje dashuri dhe nje pasion te cmendur per ramen qe kur dolen fjale qe ai rreh grate po qe e ka transformuar ne urrejtje meqe rama ska pasur nder mend ta “rrahi”, e qe ne fund te fundit eshte prape nje lloj dashurie do te thoshte Cani.
P.S
Do ishte nam fare po te angazhohej ne filma erotike ne kohen e lire.
Musa meso drejtshkrim me pare,pastaj merru me politike
Do t’iu duket interesant nje dialog midis Grigjes dhe Tos Nanos?:-):-):-):-) te pakten te kuptohen me njeri -tjetrin.
Kjo ishte gjigande. ?
te jete e vertete kjo ligjerate bombastike qe ngjan me nje tymnaje pa kuptim?
nese po atehere, per artikulimin me te mire te mendimit pd-ist renditja do jete:
1- luli
2-aldo
3-saliu
4-grida
kunati te dergohet ne laborator per tu analizuar me thelle. jemi perpara nje rasti te ralle.
Frazat e `thena nga Grigja`,me kujtuan Shvejkun dhe ata qe e rrethonin.Por ketu ne asnje menyre nuk e barazoj Grigjen me Shvejkun,i cili qendron pakrahasimisht me lart,ne te kuptuarit e gjerave !! Shkrim shume `i holle`.Nuk di si reagon Aldo kur e lexon kete…..cfar trashegimie po ju lene femijeve te tyre..sa gjynah !! Iliri
Perendi, si do te jete ne pozicion horizontal kjo Grida! Sa here e shikoj, me kujton disa nga vargjet e letres qe e nedashurirenura Altisidore i shkruante Don Kishotit: “…Lum kush eshte ne krahet e tua, o makar pranez te rri, dhe te krruan xhan, me thua, mu ne cack plote embelsi …”.
Ja dhe grigja katunarja disleksike qe nuk asnje lloj lidhje me konceptin e bukurise por si katunare tipike i pelqen provincialve te degjeneruar Qani dhe Qili… Zoti ka bere per te gjithe
Grida ne shume aspekte eshte: beni si them une, mos beni si bej une. Kesaj radhe qendronte aq poshte me vogelsirat qe kapte sa me iku deshira per ta degjuar edhe ndonjehere tjeter.
Ishte per te qeshur sidomos kur fliste per kontrastin midis te pasurve dhe te varferve. Ne rastin e saj eshte aq e vertete thenia: qellimi justifikon mjetin (per tu pasuruar). Mjetet e saj jane te pafundme.
Ky shkrim rreket te beje humor me kete zonje apo zonjushe.Ne vleresimin tim te bazuar ne prononcimet dhe ne diskutimet ne Tv te ndryshme, verej se nje grup te rejash qe jane me PD-ne ose jane me orientim te djathte, tregojne se jane me intelektuale krahasuar me ato te spektrit te majte. Kjo nuk duhet anashkaluar,pra thene ndryshe e majta duhet te jete me e vemendeshme, duke rritur kerkesat per terheqjen dhe promovimin e nje niveli me te larte intelektual.
si I behet t’i kepusim ndonje tegel grides se vogel.edhe ajo do kenaqej dhe mbase I vijne mendte ne terezi.
hahahahahaha Grigja e rrugve