Kunati në festën e lirimit të Mziut

13 Janar 2014, 21:18Antena TEMA

Lajmi se Mziu u lirua nuk i erdhi papritur. Edhe pse gjyqi do vazhdojë, fakti që ai nuk do ta presë vendimin në qeli, duhet konsideruar fitore. Për këtë Kunati vendosi të japë një vlerësim për tre deputetët që luftuan më shumë për këtë ditë, Flamurin, Ristanin dhe Aldon.

Problemi ishte si ta gjente motivacionin.

Thirri Grigjën, e cila ka marrë përsipër marrëdhëniet me publikun dhe ia kërkoi si nder.

-Më duhen tre motivacione për Flamurin, Ristanin dhe Aldon, i tha Kunati. Po deshe m’i bë pak dhe m’i dërgo me email.

-Aa sa bukur, aaa, tha Grigja, e cila vdes për shprehjet e Qanit. Ja tani t’i nis unë.

Pas pak Kunati hapi emailin dhe kishin mbërritur tre motivacionet e “mirënjohjes” që Kunati duhet t’u dorëzonte tre deputetëve.

Për zotin Flamur Noka

“Për veprimtarinë e tij sublime, në funksion të vijueshmërisë së një tradite, e cila konsumoi potenciale të panjohura, por që nuk arriti të ezaurojë perfomancën reale të asaj çfarë duhet të ndodhte nëse vijueshmëria e procesit do të ishte në funksion të ideve që kanë koherencë me veprimtarinë e sotme të asaj pjese të pushtetit që është në koabitacion me pushtetin qendror, që vuan nga sindroma e të fortit ndaj të dobëtit, si perceptim, por dhe mentalitet veprimi.

Kjo mirënjohje ka për qëllim krijimin e një sistemi koherent vlerash, e cila ka për qëllim jo riciklimin, por freskimin e memories për nivelin që duhet të evoluojmë në rrethana të reja, që kërkon natyrisht një performancë të re”.

Për zotin Arben Ristani

“Për veprimtarinë e tij të palodhur në funksion te inkurajimit të viktimave të drejtësisë, që buron nga koshienca e tij si një njeri që ka provuar jo vetëm padrejtësinë e të burgosurit kot, por dhe hijen e dyshimit që interferon në aurorën e padukshme të një qëllimi, i cili tejçon në skajshmëri perceptime kontroverse lidhur me atë mbi të cilën ndërtohet një sistem inkriminimi, i cili rezulton i suksesshëm në rast të përdorimit të personit në fjalë për qëllime pozitive, që bëjnë kohezionin politik në kohë të ndryshme. Kjo mirënjohje forcon më shumë qëndrimin tonë si parti lidhur me hipotekën, mbi të cilën duhet të mbështetet vlerësimi për një lider, dhe sprovën e tij në diskurse të ndryshme të zhvillimit politik”.

Për zotin Aldo Bumçi

“Për faktin që nuk i është ndarë në asnjë moment Flamurit dhe Ristanit në meritat e mësipërme”.

Kunati i lexoi me vëmendje, por kuptoi vetëm këtë të Aldos. Dy të tjerat mbi të cilat mbështetej dhe vlerësimi për Aldon, nuk i kuptoi. Ishte në dilemë çfarë të bënte, t’ua dorëzonte apo jo në këtë formë?

Ndërkohë e nxori nga situata vetë Mziu.

-Falminders shef, tha. Në mbledhjen e parë që do kemi, do propozoj që tre rrugët më të rëndësishme në Kamzë të marrin emrin Flamur Noka, Arben Ristani dhe Aldo Bumçi. Ke ndonjë propozim tjetër?

-Jo, jo, ide shumë e bukur, tha Kunati, vetëm shmang mitingjet kur të vësh tabelat se fillojnë e bërtasin “Aldo, Aldo, ti je gjallë” se mos mendojnë që kanë vdekur.

-Jo bre se i sqaroj që janë gjallë, tha Mziu.

-Më shpëtove, tha me vete Kunati. Hajt të bëja fletë nderi tani me ato motivacione.

10 komente në “Kunati në festën e lirimit të Mziut”

  1. rezi says:

    Turp, turp, turp! Kjo tregon qe ne Shqiperi asgje s’ka per te ndryshuar dhe per kete me vjen vertet keq! Per Ramen nuk ka justifikime, ka mbi 84 deputete qe i ben te dridhen te gjithe prokuroret e gjyqtaret, ne rast se nuk i mungon deshira. Ne rast se e pengon Meta (te pakten deri tani nuk shoh ndonje kontradikte) Rama te beje zgjedhje te reja, nuk ka kush t’ia vjedhi tashme, se e ka vete qeverine. Rama duhet t’a dije se do te jete me i humbur nga Berisha dhe Meta ne kete valle…….21 Janari dhe megavjedhiet me sa duket do te gjykohen me vone, ose me e keqja asnjehere……….

    1. Brian says:

      Paske shume shpresa tek Rama o rezi.Rama eshte nje Fatos Nano i gjate. Jo vetem qe nuk ja mban ti preke shpellaret e Berishes por edhe te tijte po ja fusin sa krahu. Gruaja e Dhori Sallakut pasi nxorri nga burgu gjykatesin e korruptuar te Pukes sot nxorri edhe Mziun.

    2. Vlora says:

      Arrestimi ne mes te dites per korrupsion te jep me shume nje ide te nje organizate kriminale ose te nje shteti policor sesa siguri dhe rend.

      Mendoj se sipas ligjeve nje person eshte i pafajshem deri kur provohet fajesia dhe jo me faj deri kur provohet pafajesia…

      Sdq nuk me intereson askush, as Mziu, as muli e asnje, nese jane te korruptuar le ti fusin ne burg e mos te marrin as lehtesim denimi, te majte e te djathte e te qendres, Kreshnik Spahiu ne kete rast ndoshta do kishte te drejte ?

  2. adeci says:

    Grigja me mire te ruaje sharmin e bukuroshes se per te rjerat…!

  3. SuperMero says:

    I PAPERSERITSHEM JE O MERO
    MIRENJOHJA E MZIUT:

    http://goo.gl/nwCb4l

  4. ec arap says:

    Ex arap pa men mke LAN punt i kryve mren ne tiran hajt se heren tjeter futni te. Tan mrena se xen boll meqe jeni futni edhe kta gjyqtar leshi

  5. Bubureci i plehut says:

    Zoti Mero, të bukura këto shkrime ironike tallëse, por mendoj se është momenti të vemë ulërimat…”Drejtësia” shqiptare, po e bën “punën” e vet, siç e bënte vjet, parvjet…Pra asgjë s’ka ndryshuar…Bandat që na pinë gjakun për 23 vjet, janë shëndoshë e mirë, po gëzojnë pasuritë e “vëna me djersën e ballit” dhe përgatiten me qetësi e siguri që të na hipin përsëri në kurriz…

  6. besnik says:

    hahaha prap Grigja e rrugve,brigadjerja e rendimenteve te larta,betonierja e ndertusit,qelbesira e burrave te martum.

  7. Dursakja says:

    kjo Grigja SUMA ktu ne durres njifet nga e jema se e ka pas me nam….

  8. Dori says:

    Grigja esht fiks per kte Mzatin se ashtu i do ajo,nuk ngopet.
    Mir qe e kuptut qe esht budalle e paftyr se vetem nje budalle rri mes burrave se ata mut burrash e dun nje qe te tallen gjith diten.Kte e lejon bureci qe te bej cte doj, ka liri te plot motra.Nuk e gjen nje te dyt si kjo.Sado e paftyr te jesh nje dit e kupton dhe basta,por kjo s kupton asgje.Ndonje dit do dali ndonje qe tja ver breket ne kok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje