Kunati thërret Laurën për vërejte në dokumente

16 Janar 2014, 21:03Antena TEMA

Kunati vendosi të thërrasë dje Laurën për t’i dhënë një vërejtje në dokumente, lidhur me deklaratën e saj lidhur me jabanxhinjtë që duhet të hyjnë me vizë në Tiranë.

Laura, në fillim e mori lehtë dhe me të qeshur tërheqjen e vërejtjes, por kur Kunati u bë serioz, e kuptoi që mund të kishte probleme.

-Na ke krijuar probleme të mëdha, i tha Kunati. Duhet të gjesh një mënyrë ta tërheqësh deklaratën, se ka reaguar mbesa e Doktorit në Facebook.

-Çfarë ka thënë, pyeti Laura e trembur.

-Ka thënë si mund të flasin kështu disa mendjelehta që duan ta ngushtojnë Shqipërinë në shtëpitë me qerpiçë të Tiranës. Unë e kam gjyshin nga Tropoja, gjyshen nga Serbia, gjyshin tjetër boshnjak, vetë jam e lindur në Tiranë. Kur nuk kanë nevojë për vizë gjyshërit e mi serbo- boshnjakë, si mund të kem unë nevojë për vizë.

-Ua, qyqja Kunato. Po unë nuk e kisha për Doktorin.

-E di, e di, po ai duhet ta ketë marrë shumë keq. Tani pritet të shkruajë dhëndëri i tij në Facebook. Dhe ka për të sulmuar për të fejuarin tënd, që ke pasur. Ti këtej thu që jabanxhinjtë duhet të hyjnë me vizë në Tiranë, këtej zë të dashur nipin e Shefqet Peçit.

Pastaj i ka ngelë qejfi dhe Lulit, tha Kunati.

-Ua, po unë skam gjë me Lulin, qafsha nonën.

-E di, e di, po ja ti e di që unë jam lab dhe ne kemi ardhë pa vizë në Tiranë. Tani duket sikur i thu Lulit të duhet një gru tironse, që të vijë pa vizë në shtëpi.

-Ua më raftë pika s’e ditsha. Hajt mo, u nxitova.

-Kemi disa shqetësime dhe nga dega e Kamzës, tha Kunati. Mziu na ka çu fjalë, që atë cucën mos na e sillni në Kamzë se nuk pranojmë katundarë nga Tirona të ecin në rrugën Manheten, Berluskoni, OSBE, Roma etj. Ajo të rrijë aty tek rruga e Refikut.

-Ua, qyqja, ça pune kam unë me Refikun mo, tha Luara.

-Tek rruga “Refik Toptani” e ka fjalën Mziu, tha Kunati, jo tek Refiku që thu ti.

-E pra mo se na prishe rehatin, tha Laura. Po ça të bëj unë tani ta ndreq këtë gabim?

-Duhet me të bë një vërejtje në dokumente, tha Kunati.

-Ua, ç’do me thënë vërejtje në dokumente, tha Laura, do më ndëshkoni që jam tironse?

-Jo, jo, tha Kunati. Nuk do të quajmë më zëdhënëse për ca kohë, d.m.th nuk do ta kesh në dokumente emërtimin zëdhënëse.

-Qyqja çuno, s’u bë qameti për kaq gjë. Puna është si me i kërku falje Doktorit, tha Laura.

-Bëji një email dhe thuj që ne tironsit e vjetër jabanxhinj u themi tironsve si Bamir Topi. E kisha për ata, jo për ju të tjerët. Po e shkrujte këtë, ai të fal çdo gjë.

-Në vend mo çuno e bëj tani, tha Laura. Më thuaj pak vetëm si e shkruani ju jabanxhinjtë fjalën Tirona, me “o” apo “a”.

-Tirana me T, me T, i tha Kunati.

10 komente në “Kunati thërret Laurën për vërejte në dokumente”

  1. Rigers says:

    Goc blloku tjetra,s’ka faj.Pordha modhe

    1. LAURA PECI says:

      HA HA HA HA:

      “-Ua, po unë skam gjë me Lulin, qafsha nonën.

      -E di, e di, po ja ti e di që unë jam lab dhe ne kemi ardhë pa vizë në Tiranë. Tani duket sikur i thu Lulit të duhet një gru tironse, që të vijë pa vizë në shtëpi.

      http://goo.gl/MWR7Kq

    2. andi says:

      ahahahhaahhahahahahaha…ahahahahahahhaah..jo tirona pio tirana..me T..ahahahahahhaahhaha..i madh je mero..sa per goce blloku qe thua ti kjo ska pike rendesie..por ajo ne radhe te pare si zedhenese e pedese te iki te rregulloj fytyren qe i ve di kuti krem puder para se te dali ne deklarate shtypi..vetem kur ra saliu nga kali doli origjinal me fytyren e saj e na e shpifi..po kjo sikur eshte pedagoge ne UT..e mbeti tere diten te selia e pedese..a jep leksione apo merr leka sa andej ketej..ti laura vorpsi..meqe saliu nuk i lexon keto qe shkruajme ne lexuesit e thjeshte e “kokepalare”..nje gje kam verejt me syte e mi kohet e fundit..keni shkaterruar memorien e shtetit..arkiven..ne te gjitha institucionet..dhe kete e keni bere me qellim..uroj qe pervec krimeve te tjera qe ka bere saliu te pergjigjet dhe per kete..e ju te tjeret bashke me saliun..ju b..lepiresae kishit pushtetin para 90′ e ju ishit prape ne pushtet..deri dje..uroj qe kohet te ndryshojne..zoti ju mallkofte

  2. Luli says:

    E me mire, ca ka ketu per tu merzit. Pse, ene ne tironcit ku kena shku neper qytete te tjera, shtremet na shifnin. Pse ju gjoja i doni jabonxhinjte??? Asnji si do. Te gjithe dum me jetu me ata qe kena perqark. Po skena ca me bo se, qysh kur kryetari i ksaj Laures erdhi ne pushtet, nuk meti soj e sorrollop pa ardh n’Tiron. Ene, mos m’thoni se e kom gabim. Mos e merrni kaq seriozisht cfare ka thon Laura, fundja jabonxhinjte e nigjojne ka mjesi deri ne darke ket punen e pashaportes. A jua mban b….ti shkoni e ti zini shtepite ketyre te ardhureve. JO! Kurse keta na pushtuan. hajd shnet e noten e mire dhe, mos u shqetesoni nga fjalet se i merr era. Nuk te gjen gjo ka fjala por, nga veprimet. Ka shume gjera per tu shqetesuar

    1. toni says:

      po ta them dhe ty bashke me ate laureshen se kur erdhem ne dibranet ne tirane ju ne barake jetonit.mernit nje gote raki dhe nje pras por keto kohe lauresha prasin po e perdor per gjo tjeter

  3. julian laci says:

    k,te gocen ta marrin portizone se vadha hi bila hi ko pert bo nomin.

  4. Eri says:

    Si e shkruani me o apo me a fjalen Tirona?
    Tirana me T me T tha Kunati hahaha.

  5. O dibrono says:

    Tirona t’u lut me ardhe a erdhe vete zotnjote?
    Verte qe Dibra ka pas qen mo e zhvillume ne at kohe por sot Dibra o katun e Tirona metropol, vlla. Pra mos e merzit veten pse ke ardhe si jabanxhi n’Tironen e ton shqiptarve, mik vllai.
    Puna o a jemi qytetare, ne te gjighe dtth cfare bon sejcili per Tironen e Shqipnine.
    Kjo eshte sot te mos jesh xhahil- jabanxhi per jete, por ‘tironc’ (= banor i TR. qe qyteterohesh bashke me Tironen
    ( e te gjithe ‘tironcve’), ‘tironc’ qe perpiqen per Tironen & Shqipnine!!!
    A e bo ti ish- dibrono ket?
    A e bojm ne te gjithe?!
    Une them jo, nuk e bojme.
    Bojme lloqe pazari (kush je ti e kush jom une!). Pune, toronca, pune, kurajo, fituri, kulture, mencuri qe ta nxjerrim Tironen n’drite per femijet tane!
    Sot a e di ça ina?
    Kope…. Lukuni Llapaqenesh fodulle… pordhace mjerane.
    Mo shkurt: xhahile me shumice !
    Hajd u bofshim mo pak xhahkle fyla, miq!, Tirona.

    1. luti says:

      o tub ke nevoj per nje kurs te avancuar te gjuhes Shqipe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje