Kunati është i shqetësuar së fundmi për marrëdhëniet me publikun, pasi disa nga njerëzit e afërt të Lulit, Doktori jo vetëm që nuk i do, por ka vendosur t’i sulmojë. Kjo i ka krijuar probleme, pasi e ka të vështirë t’ua shpjegojë militantëve se çfarë po ndodh.
Incidenti i parë ndodhi me mbesën e Doktorit. Edhe pse Fevzo u tregua korrekt në intervistën me Ramën dhe ia bëri gjithë pyetjet që i ofroi Kunati me ekspertët e vet, kjo gjë e kishte shqetësuar shumë Doktorin. Ai kishte thirrur Lulin dhe i kishte thënë:
-Zotëri, po përpiqesh të rehabilitosh njerëzit që flak unë. Këtë nuk të lejoj ta bësh.
-Doktor, po mua m’u duk se ai na bëri një shërbim, i tha Luli, ia bëri pyetjet.
-Zotëri, shërbimi më i mirë që mund të na bëjë ai është t’i lëpihet Edvin Ramës. Nuk mund të marrësh ti ata që flak unë. Këtë ta dish mirë.
Luli ishte mërzitur shumë dhe ia qau hallin Kunatit.
-Nuk di si t’ia bëj, tha. Ai mërzitet pse bëhen me mua ata që nuk duan atë. Është mërzitur pse Fevziu kishte bërë pyetjet që i dhamë ne Ramës. E do patjetër me Ramën atë.
-Rëndësi ka mos ta thotë në publik, i tha Kunati. Do bëjmë si do bëjmë, do t’i durojmë këto sherret brenda.
Por nuk zgjati më shumë se një ditë dhe mbesa ia plasi në Facebook. Ishin pak a shumë të njëjtat fjalë që i kishte thënë Lulit.
Luli erdhi i trembur sërish në zyrë.
-E pe mbesën, tha. E shikon ç’na bëri. S’di ç’t’i them Fevzos tani.
-Mos bëj asnjë koment, i tha Kunati, se nuk i dihet, i rrëshqet goja diku dhe i shkojnë fjalët atij.
Të nesërmen ndodhi një incident tjetër.
Dhëndri i Doktorit kishte bërë shkrim kundër Çilit në Facebook. Dhe ai e akuzonte atë për servilizëm ndaj Ramës pse e kishte shpallur “Njeri i vitit”.
Luli erdhi sërish i trembur në zyrë të Kunatit.
-Po ne nxorëm dhe Grigjën të distancohej nga Çili, tha, prapë nuk na e kanë quajtur. Si t’ia bëjmë?
-Ja të pyesim Grigjën, tha Kunati dhe i kërkoi asaj një mendje se si e kuptonte ajo reagimin e Familjes kundër gjithë njerëzve që ka afër Luli.
-Është një intimidim persistent, që vjen nga një mbingarkesë e pazakontë emocionale në momentin e një kthese psikologjike që forcon elementë joracionalë veprimi në funksion të një historie, e cila tashmë nuk funksionon sipas logjikës mbi të cilën ke ndërtuar një imazh politik…
-Po, shumë mirë e paske menduar, i tha Kunati. Dil tek Qani këtë të premte dhe shpjegoje kështu që të mos e marrë vesh njeri se na hap shumë telashe po u kuptua se çfarë po ndodh.
Nje nga fejtonet me te goditur.
Mire e ke Mero. Kur e thote ajo,qellimi i vetem eshte qe mos ta marri vesh njeri se cfare duhet te thuhet!
E bukur Z.Mero, mos iu ndaj kunatit!
Ore meqe ra fjala;
Ka vajtur tatimorja ke bizneset e Cilit?
Njelloj si Klani i Frangajve eshte.
http://goo.gl/M4t16Y
Grida, Kunati i biri i Xhafes & Luli i biri i Xhelalit nje trio qe nuk do ta kishte zili as nje estrade e ish-Kooperativave bujqesore te Myzeqese, sesa Tv Klan me gjithe Arjan Canin & Fevzo Koranin…
Po mire mo K.F, si ka mundsi se nuk e kuptoj qarte te gjithe shqiptaret jane ‘hamza’ dhe Pede?
lufte e fuqishme serbo greke kjo pd qe eshte shume e madhe si emer eshte kthyere nga armiqte e shqiperis nje force per te shkatruare shqiperine dhe keta po zihene se nuk po biene dakorde armiqte e beture te shqiperis serbete te perfaqesuare me berishene qe sulmonte cdo te mire per shqiperine dhe grekete te perfaqesure me bashene dhe xhafere isufine pere te mare detine kushedi cpo ndothe qe ne sna i tregone njeri lufte kushe te fuse me shume agjentate e tyre ne pd
kush shan Griden do behet hasme me mua.Po ckini me te xhanem esterike dhe shekimin dhe levizjet plot epsh qe i ben ne televizion seshte,fjalet e saj te perdala qe dalin aq bukur nga goja e saj ne mbrojtje te krimit e korupsionit.Ajo eshte plot sharm sa do ta kene zili gjithe shtepite publike te botes dhe ne e kemi dhe sja dime kimetin kesaj specie te radhes te prodhuar brenda inkubatorve te partise [PD]. Prandaj lereni te qete se kjo femer e ka perpara KARjeren e shkelqyer sa ju dhe ne bashke do habitemi Kjo po ben sakrificen me te madhe per ne sa nuk po bashkohet as me familjen e saj ne SHBA se e ka me merak se mos shkatrohet loburatori qe e prodhoi dhe gjyshi mer malet .
Pyesni njehere nga ministria e integrimit per Grigjen dhe buuurin e vet qe ka punuar me pare aty…. hajde paturpesi hajde
bureci i ksaj esht me i ndyr se kjo se e le te bej kar-iere. pastaj nuk i punon te shkretit dhe kjo e rref…histori te ndyra alla grigja.
Grigja katunarja vazhdon te hap shalet per pleqte e mbare kombit, mir qe kemi dike kaq altruist qe meret me ndertuset ne benza dhe Fevzot b…q…! Number 1.
Grida eshte e paarrtshme per shume nga ata qe per ju kane vlera sot per sot.
Fakti qe te gjithe po vihen ne dispozicion te zgjedhjes se saj e verteton kete.
Sa per moralin do ishte me mire qe mos spekullohej. Gjithashtu asnje nga femrat e opozites apo medias
nuk ka standarted e saj.
Ha Ha Ha mor Davide,”mos spekulloni”, na shkrive, as nuk arrin njeri te shprehe perversitetin moral te kesaj qe vetem emrin e ka origjinal sic eshte… Ty s ta paska dhene me duket…
Kjo kurtizane me emrin e ndyr Grigja dhe mbiemrin akoma me te ndyr Suma, ose Qina – se figuron dhe e martume,esht e ndyr ngado ta kapesh.