Kunati thërret Sandrin për konsultime

25 Janar 2014, 21:05Antena TEMA

Lajmi se prokuroria ka nisur hetimet rreth reklamave të Sandrit, e vuri në siklet Kunatin pasi kishte kohë që nuk kishin komunikuar bashkë. Duke bërë kujdes mos të binte në sy harresa, vendosi t’i bëjë një ftesë për kafe Sandrit.

Biseda u përqendrua tek rreziku që mund të vijë nga prokuroria dhe qëndrimet që duhet të mbajë TV Klani.

-Kam folur dhe me Lulin, i tha Kunati, dhe mendojmë që e vetmja rrugë është që ju të mbani një qëndrim të fortë agresiv kundër qeverisë, që dhe nëse ndodh gjë, njerëzit të thonë është hakmarrje politike.

-Ore, që Luli është k…, e di unë, po mua më di gjë si Luli ti? Dashke të ma rrasësh sa krahu mua?!

-Jo, më vjen keq, i tha Kunati, po kështu e menduam. D.m.th sa më fort të jeni me opozitën, aq më lehtë do ta keni ta justifikoni si sulm politik.

-A ç’po u rruhet shumë njerëzve se është sulm politik apo estetik. Po hëngra gjobën dhe burgun unë, më rruhet shumë ça po thotë Luli.

-Po mirë, më thuaj ti si e mendon, i tha Kunati, se Luli është i shqetësuar.

-Harroje, i thuj Lulit, të bëjmë luftë. Kemi ndjekë një taktikë të ndërmjetme.

-Më thuaj, i tha Kunati, që ta mbështesim dhe ne.

-Fevzo do bëjë sikur është me Ramën, meqë ka justifikim që nuk i shko Doktori.

-Dakord se dhe Luli thotë që është mirë të shkojmë dhe nga Top Story, s’ka problem.

-Ore, Luli është bole, po dëgjo mu këtu, i tha Sandri. Pra, e lamë që Fevzo të jetë si me Ramën, por dhe i hapur për palën tjetër. Lajmet e Bejtes të jenë në dukje kritike, por sipërfaqësore, të mos merren me asgjë konkrete se të q… nënën shteti vëlla.

-Po si, nuk do ta sulmoni fare qeverinë?

-Jo, për qeverinë do luajmë pak me atë k…, Qanin. Po vëmë atë t’u bjerë medies që na boton faturat dhe qeverisë. Dhe po tha gjë Rama, e kemi kollaj se i themi emision qesharak është. Pastaj Qanin s’e merr njeri seriozisht. Mba mend sa herë i ka thënë Fevzos bythëlëpirës, tani shko i lëpi bythën. Kshu që e kemi zgjidhë këtë çështje. Vetëm Qani mund të thotë ndonjë gjë kundër qeverisë se e kemi kollaj të themi s’ka punë me ne, nuk është emision serioz. Biles dhe kur humbi Doktori, Fevzo ia hodhi fajin vajtjes tek Qani. Kështu ndodh kur lë emisionet serioze pa shkuar dhe shkon tek emisionet qesharake, tha. U mërzit pak Qani, po s’ka problem.

-Ore, kujt i thu Qani ti, tha Kunati.

-Po Qanit o burrë, se e kemi vështirë Q ne nga Lezha.

-Aha, dakord, tha Kunati. Po puna është se ky Çani duhet instruktuar pastaj.

-Ka Kaqin për atë punë. Ja bën ai pyetjet, skaletin, të gjitha. Le se kemi shpëtuar…

-Epo shumë mirë, tha Kunati. D.m.th unë t’i them Lulit që vetëm Qani me Kaqin do bëjnë opozitë se Sandri ka ca punë.

-Po ik o mos më ça k.. me gjithë Lulin. Dhe kaq e bëj për Doktorin se ndaj tij kam detyrime.

8 komente në “Kunati thërret Sandrin për konsultime”

  1. Karian çani says:

    Qani
    Kaqi
    Luli
    Fevzo
    Baca

    Mos me ça Carin ha ha ha!

    http://goo.gl/tD5V6a

  2. E ndau qe e ndau gruan ky
    Presidenti Hollande shpall zyrtarisht divorcin me Trierweiler – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=35934&k=71#sthash.BlD7nM5r.dpuf

    1. hygo says:

      na u prish gjiza neve

  3. ballagri says:

    Mero, je nje pende e madhe. Sinqerisht shkrihem se qeshuri me humorin tend. Por mendoj se ne fakt je shume prane realitetit, keshtu mund te jene zhvilluar bisedat.
    Maskarenjve po ju cirret maska dhe i ka zene frika

  4. Antiçensura says:

    Sa per trasparence Mero, kur shkruan: Luli eshte k….- ke parasysh kurve,karr apo koqe ….

    1. Tomorri says:

      Te treja bashke,next time ta beje 3K

  5. Davide says:

    Cani, kete qe thote Merua se do beje tani Sandri, e ka bere prej kohesh dhe ja ku eshte tani me dyfishin e rroges. Cani eshte me biri i •urves aty. Fevzo me derdimeni.

  6. asi says:

    e shikon mero qe luli eshte loja se po te ishte bosi sja mbanete oficerit frangaj ta shante po bosja e baibe serbogrekja argita eshte peshe e rende kote lodhete rama do ndertoi po vjene prap injoranca dhe do shkatroi mjere ne thuaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje