Lajmi i CEZ se vetëm 30 përqind e Lazaratit paguajnë energjinë elektrike, e vuri në alarm Kunatin. Sipas të dhënave që ka pasur nga dega e PS në Gjirokastër, fshati ishte 95 përqind me PD dhe i kishin dhënë fjalën se nuk e njihnin këtë qeveri.
-Fakti që tridhjetë përqind e fshatit e njeh qeverinë, është shqetësues, tha Kunati. Kjo mund të shërbejë si precedent për të futur përçarjen në fshat dhe pastaj për ta sunduar.
Thirri me urgjencë një konsultë rreth këtij fenomeni.
Pista e parë që u hodh është se fshati mund të jetë bërë tridhjetë përqind me PS.
-Në asnjë mënyrë, i tha kryetari i PD në Gjirokastër. Në fshat ka më shumë vota LSI se PS. Dhe ata na kanë dhënë fjalën që nuk do paguajnë, por do japin vetëm votën. Shpirti do ngelet lazaratas.
-A ka mundësi të ketë depërtuar policia me informatorë, tha Kunati, dhe të kenë rekrutuar njerëz?
Edhe ky version u hodh poshtë, pasi prej vitesh në fshat nuk ishte parë asnjë polic.
Atëherë u ngarkua kryetari i PD të vidhte listën e arkëtimeve në CEZ dhe t’ia sillte Kunatit.
Pas një operacioni njëditor, lista u vodh dhe Kunati filloi të lexonte emrat që kishin paguar.
Kunati lexonte, kryeplaku tundte kokën duke mohuar.
-Nuk janë nga fshati jonë këta, tha më në fund. Asnjë emër nga këta që lexove nuk është nga fshati jonë.
-Po nga janë, tha Kunati kurioz.
-Do pyes dhe të them, i tha kryeplaku.
Kështu kryeplaku filloi t’u lexojë emrat në telefon njerëzve që ishin në fshat. Më në fund i ra në fije ku ishte problemi.
-Mos u mërzit zoti Kunat, i tha. Lazarati ka qenë dhe do mbetet besnik. Ata që kanë paguar, janë jabanxhinj.
-Po pse kaq shumë jabanxhinj paskeni ju, i tha Kunati.
-Jo zoti Kunat, i tha. Ka qenë periudha e përpunimit dhe 30 përqind e shtëpive jepen me qira për jabanxhinj. Dhe ne jemi popull i sertë. Kur e japim shtëpinë me qira, të fusim dhe një ulërimë duke të thënë ‘po le dritat pa pagua, do të gjej ku të futesh’. Dhe ata të shkretët kanë paguar.
-Më qetësove, tha Kunati. Thashë se na tradhtuan.
HA HA HA, KRYELAZO:
“…-Mos u mërzit zoti Kunat, i tha. Lazarati ka qenë dhe do mbetet besnik. Ata që kanë paguar, janë jabanxhinj.”
http://goo.gl/Wu7t9I
hajde c’vete…