Kunati sot pati telashe me përgatitjen e seancës parlamentare. Luli i tha në telefon se Doktori është i nxehur shumë dhe do flasë për atë deputetin e “fortë”, që ka trembur gratë për të hyrë vetë në parlament. Luli ia shpjegoi aq shkurt subjektin, sa Kunati nuk kishte kohë as të pyeste.
-Po në çfarë qarku bëhet fjalë, i tha.
-Për Lezhën, i tha Luli i trembur.
Kunati u ul dhe po shikonte listën e deputetëve të PD në Lezhë. Për të hyrë deputeti i “fortë”, kishte ikur vetëm Vasili. Ndonjë grua nuk kish dhënë dorëheqje.
-Për kë ta ketë vallë, filloi të vrasë mendjen Kunati.
Për t’i rënë shkurt, pyeti Palokën.
-Ça ka bërë ky deputeti i Lezhës që i thonë i fortë, i tha Kunati.
-Asgjë mo burrë, është çun i mirë, po ti e di si e ka Doktori. Unë e kam shok, po Doktori nxitohet.
Pas Palokës, mori Aldon.
-Ore cili është ky deputeti i Lezhës që është i fortë, tha, që ka trembur gratë, se është nxehur Doktori.
-Nuk është e vërtetë që jam trembur, tha Aldo. Janë fjalë kot.
I lodhur nga rrëmuja që u bë, mori Sandrin.
-Di gjë kush është ky deputeti i fortë që ka hyrë në Kuvend dhe ka trembur gratë e listës, i tha.
-Jo mo burrë, i tha Sandri, Vasili ka ikur vetë. Foli me mua ai, ramë dakord që nuk kishim konflikt dhe iku Vasili. Do ta rregullojmë diku tjetër.
-Po pse është i nxehur Doktori, tha Kunati, se nuk e kuptoj.
-Ça të them, i tha Sandri, ne e kena mbyllë pa sherr tonën.
Kunati mori përsëri Lulin.
-Shiko mos e ke gabim, i tha, se fola me Sandrin, tha që Vasili ka ikur me mirëkuptim, fola me Palokën, tha është çun i mirë, fola me Aldon, tha nuk kam dhënë dorëheqje. Ça është ky muhabet?
-Po jo deputeti ynë mo burrë, ai i PS, tha Luli. Po Palokën mos e pyet kot se dhe atë e ka shok.
-Po çfarë të bëj unë, tha Kunati. Ka njeri që mund ta denoncojë?
-Jo pra, ndaj të thashë kujdes me denoncime. Të ngrihen gratë e të flasin për barazinë gjinore, pse po zbohen gratë nga Kuvendi, etj. Duhet shumë kujdes. Mos na fut në telashe.
-Mirë, pa merak, tha Kunati, se i porosis unë. Po s’kemi ç’i bëjmë Doktorit.
-Ai le të flasë se flet nga pozita të barabarta, tha Luli. Ne poshtë e hamë po hapëm gojën.
-Ah ta kishim atë Grishën në Kuvend, tha Kunati. E kishte qarë ajo, nuk e merrte vesh njeri fare se cili ishte qëndrimi ynë.
Hahahaha Grisha ose Grigja baxhella qe ska len mashkull pa e shkul nga kar-izma e saj prej idhi brilant…e veshme me te kuqe e gjitha rezaton njelloj si ne pigal por ce do se s vlen fare se esht si e shqyme nga kembet e bythet.
Ha ha ah aha hahahahaha
Po nuk e dini ju kush eshte deputeti i forte???
http://goo.gl/ou7xIZ
Mero dhe balla rikthehen ne bulevard tashme jo si pucista
http://dielli.al/lajme.php?id=35620&k=71
Si kjo puna e ngaterrimit te Metes me Enverin
http://dielli.al/lajme.php?id=35613&k=71