Kunati ka vendosur që çdo të dielë, meqë është pushim, t’u hedhë një sy faqeve online për komentet rreth ngjarjes më të komentuar të javës. Këtë javë në qendër ishte deklarata e Laurës për jabanxhinjtë dhe reagimet ndaj saj. Më në fund vendosi të përzgjedh disa prej tyre, si më pikantet rreth ndikimit që ka kjo gjë për imazhin e PD-së, të cilat vendosi t’ia dorëzonte Lulit për të pasur kujdes për herë tjetër.
Qytetari: Ta dëgjojë S.Berisha atë që ka thëne kjo… e bëri lanet…. zogu i vogël…. 90% e partisë tënde duhet të rreshtohen në ambasadën e Tiranës në Shqipërinë e veriut
Ana: Nuk ke faj moj gocë, në atë parti që je ti, sa më injorante të jesh, aq me lartë shkon. Kështu njerëzish do Sala rreth tij, injorantë…sa më injorantë që t’i rinë lepe-peqe. Edhe të mendosh që kjo u jep mendje studentëve. INJORANTE
Loku: Si ka thon Skëner Sallaku, që të jesh tirons duhet të kesh tre gjona: 1.Halen te funi i oborit. 2.Të kesh një Carac në mes të oborit. 3 Të kesh një budall në familje. Kështu që ti Seit Vorpsi i plotëson kushtet me qen tirons, se e ke Laurën.
Qytetar i vjetër i Tiranës dhe i botës perëndimore: E paimagjinushme se si një përfaqësuese e lartë e Partisë Demokratike dhe e politikës në Shqipëri, flet me një gjuhë racore! Këto janë deklarata të cilat dhe Hitleri do t’i kishte zili! Si mund të pohojë kjo zonjë për qytetarët e vendit të vet, të cilët ndoshta edhe e kanë votuar partinë e saj, të hyjnë me vizë në Tiranë! Europa ka hapur dyert për qytetarët shqiptarë, ndërsa Vorpsi, e cila mund të jetë vetë e paragjykuar në disa shtete të cilat nuk na duan, flet me gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobisë kundër bashkëatdhetarëve të saj!? Zonja Vorpsi! Vizat nuk janë zgjidhje! Zgjidhje ështe integrimi i tyre në çdo qytet dhe fshat ku ata jetojnë! Moskujdesi i qeverisë tënde të PD-se kur kishit pushtetin, e varfëroi këtë pjesë të popullatës, e cila nga skamja dhe mjerimi u detyrua të shperngulet për një jetë më të mirë në Tiranë! Papunësia, mungesa e arsimimit, strehimit etj, detyroi ndoshta një pjesë të tyre të mbjellin informalitetin dhe të kalojnë edhe në veprime kriminale për të mbijetuar, për shkak të harreses së shtetit të cilin e drejtuat ju! Ju nuk planifikuat dhe projektuat asgjë për integrimin e kësaj pjesë njerëzish, të cilët i shfrytëzuat për të legalizuar informalitetin, në shkembim të votes së tyre për 23 vjet me radhë! Ju lejuat të krijohen geto rreth Tiranës sepse nuk kishit vullnetin e mirë për t’i ndihmuar këta njerez në ndërtimin e një infrastukture modeste, të punësimit dhe shkollimit të tyre! Në botën evropiane çdo politikan i rangut tuaj do të jepte të paktën dorëheqjen në qofte se do shprehej në publik, në një formë të tille për qytetarët e vet! Një nga parimet kryesore të kartes evropiane për të drejtat e njeriut është lëvizja e lirë e njerëzve! Detyra e shtetit ështe që ta lehtësojë këtë lëvizje nëpermjet krijimit të kushteve të punës dhe arsimimit! Mosinkludimi i këtyre qytetarëve në jetën metropoliane është fryt i politikës tuaj diskriminuese për këtë pjesë që ju e mashtroni në fushatatë elektorale! Partitë të cilat nxisin urrejtjen racore janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, por fatkeqësisht disa politikanë me pikëpamje fashiste janë inkuadruar në partinë tënde! Mëkat për shqiptarët se ndoshta një ditë mund të udhëhiqen nga një Lë Pen dhe politika e saj!
Dhe kjo është zëdhënësja e një partie jabanxhinj, katunarësh e malokësh 100 karat.
Dritani: Kjo është përfaqësuesja e shtresës më debile të tironsve (realisht mikpritës) që këto 20 vjet nën frymën “antikomuniste” kane aplikuar praktikën ‘Për një plesht djeg jorganin”.
Konkluzioni: Janë punonjës me mëditje të jabanxhinjve malokë të pabesë.
Nuk di me thon se sa tironse osht kjo, por sikur me qen tironse si petrelsit nga Petrela, ndroqt nga Ndroqi, stërmost nga Stërmasi, arbont nga Arbana etj, s’ka gjo m’terezi. Katunare ka per t’ngel.
Demokrati: Një tregues i banalitetit ku ka rënë PD, një krijesë e seksit femer me mentalitetin e kryetarit të Kamzës, një gjuhë e varfër, e denjë për gratë e mëhallës që bisedojnë me filxhanët e përmbysur në pritje për të parë fatin, një mentalitet i ngushtë provincial që tregon edhe deficitin intelektual të zonjushës të stresuar në fjalë. Vorpsi para se të flasë për jabanxhinjtë shqiptarë të Veriut a të Jugut që kanë zgjedhur kryeqytetin e Shqipërisë për të jetuar, duhet të bëjë ADN e fisit të saj, se mbase del kurde apo iraniane, dhe jabanxhie. Përdorimi i kësaj fjale më ngjall krupën, apo mikesha e vërtetë në mesin e shqiptarëve është Vorpsi?
Lamtumirë Shqipëri, mirë se të gjeta tiron: O Stefan,
Bashkia e Tiranës duhet të dëmshpërblejë Lek Plepin se e ka çuar atë drejt tërbimit.
Komente realiste te cilat tregojne se injoranca ka plasur sheshit, ndersa PD eshte misherimi i kesaj injorance. Lideri historik i saj BERISHA, eshte nje shpellar, si ne kuptimin figurativ dhe ne origjine.
Shiko. Degjo. Une per vete spajtohem me mendimin e vorpsit. Te pakten tu japim vize shengele. Qe maloket te kene te drejte te hyjne e te dalin ne tirane, pi jo te drejte banimi. Nese ndonje merr vize pune mundet edhe te punoje.
Kur ecen ne rruget e tiranes, shikon tre malok, nje gru e nji tieins.
Gjuha tironse nuk degjohet. Tironsit e shkret jane mcef neper shpia. Vetem malokce degjohet. Femite e malokve ca kane ne dorw I hedhin ne mes te rruges. Dritarja e autobuzit perdoret per kazan plerash. Ketyre cecenve as vize nuk duhet tu japesh.
O sheik ben sali:Ashtu si shkruan ti,e ploteson kushtin e pare ,me qen ushtar i Haxhi Qamilit. Ate vizen “shengele” rregulloje pak nga fshati.Pastaj ashtu si e flet ti tironçen, veç me Vorpsin do kuptohesh. Po qen tironsit si ti ,do i kaloj anash Tirones,dhe s’e dua vizen e hyrjes.
Shqiptarwt po tregojne me mendimet e tyre te shkruajtura se kush eshte me shume barbar se tjetri.O njerwz qytetar e provincial qytetwrohuni, civilizohuni, arsimohuni,mençurohuni, urtwsohuni, se vazhdimisht e me shumw krenari primitive po i tregoni vetes se Evropa ka tw drejtw nw mwmnyrwn mw apsolute qw nuk na duan nw qytetwrimin e tyre.
Avash ore, mos ka thene nje te vertete kjo goca(pavaresisht se nuk eshte treguar diplomatike).
Per te gjithe funderrinat (jo qytetaret e vertete) qe kane ardhe ne Tirone:
-Sikur te ishit sa nje e dhjeta e qytetarit autokton Tironas, ne Shqiptaret,24 vjet pas nderrimit te sistemit politik, do ishim jo ne bisht te Europes ku jemi tani, por anetare me te drejta te plota te EU.
Por nuk behet shteti me fshatare te ra ne qyetet dhe te konvertuar ne shtetar, si ne kohen e qofte-largut ashtu dhe ne sketerren e Nano/Berishes.
Vorpsi ,dhe shum si Vorpsi ,bejne mire te dalin shpesh tek “Opinjon”,sepse keshtu demostrojn injorancen e tyre. ” Kush pranon injorancen e vet ,e demostron vetem nje her, ai qe se pranon , e demostron vazhdimisht .”