Kunati, konsultë me Grigjën për 21 Janarin

21 Janar 2014, 20:51Antena TEMA

Sot ishte një ditë e sikletshme për Kunatin. Motra me fëmijët i kishte përcjellë në Holandë të mos ishin në Tiranë për 21 Janarin, ndërsa Luli do ikte në Gjirokastër. Po bënte gati qëndrimin e PD për këtë ngjarje dhe me këtë rast thirri Grigjën si kandidate për nënkryetare të PD-së.

-Çfarë të shkruajmë një gjë të shkurtër për 21 Janarin, i tha Kunati, d.m.th të tregojmë diferencën tonë me ata të PS.

-Po s’di si ta them se unë e kam theksuar dhe dje në Opinion që “është e pamundur që PD të mos jetë parti e dhunshme”, tha Grigja.

-OK, ja po e mbaj shënim, tha Kunati dhe filloi ta shkruante fjalinë “është e pamundur që PD të mos jetë parti e dhunshme”… Filloi ta lexojë dhe një herë dhe s’po e kuptonte.

-Dëgjo, i tha Kunati, se kjo fjalia, po ta thjeshtosh, del që PD është parti e dhunshme, pasi e ke thënë dy herë fjalinë mohore.

-Nga një pikëpamje që klasifikon ndjesitë e një aksioni që kërkon energji në formën e shprehjes së emocioneve të dhunshme, PD duket sikur është e afeksionuar pas saj, por në të vërtetë ka indice të qarta që influenca e pushtetit e rivendos atë në pozita inferiore në raport me kundërshtarin sa i përket ekspozionit të anës emocionale…, vazhdoi Grigja.

-Jo, jo, kjo është fjali shumë e gjatë, tha Kunati. Ajo e para qe më e thjeshtë, vetëm se kuptimi i asaj del që ne jemi të dhunshëm.

-Është e rëndësishme të ketë një ambiguitet polivalent në raport me situatën e sotme dhe atë çfarë PD ka përfaqësuar, tha Grigja. D.m.th mes të tjerash duhet të dalë që unë dhe Luli si Numri 1 dhe Numri 2 në parti, të bëjmë dhe diferencën me të shkuarën, e cila nuk ka mundësi të mos jetë e dhunshme, përsëriti Grigja, çka në kuptimin koherent të fjalës do të thotë se ne jemi ndryshe. Përndryshe unë do jem pastaj si Jozefina dhe ky është problem. Unë shkoj tre herë në javë tek parukerja, ajo një herë në gjashtë muaj.

-Sa qartë flet kur përmend emra, tha Kunati. Kur të kërkon mendim, të lodh shumë.

Tani çfarë duhet të themi për 21 Janarin, i tha Kunati se kam një problem me Doktorin. Ai ka shkruar në Facebook, kurse Luli do jetë në rrugë.

-E pashë Doktorin, kravatën e kishte shumë të mirë dhe i shkonte me kostumin, por herë tjetër duhet ta mbajë kokën më lart kur bën sikur shikon nga kompjuteri, pasi ka një disfavor paraprak nga mënyra si implementon mendimin në perceptimin e lexuesit dhe shikuesit, që kërkon të dominohet si viktimë apo mbështetës i tij…

-E kisha fjalën ça do bëjë Luli sot, tha Kunati.

-Luli ishte veshur mirë dhe duhet të ketë një koherencë permanente mes veshjes dhe mesazhit që do të përcjellë me qasjen ndaj asaj që ka ndodhur dhe përgjegjësit e tij sot, d.m.th duhet t’i qëndrojë idesë që pala tjetër ka faj dhe të ketë një kombinim dhe këtu.

-Nejse, nuk i mbaj mend të gjitha, tha Kunati, por po i them Lulit që të flasë vetë me ty.

-OK, s’ka problem, mua me thënë të drejtën më pëlqeu si i kishte kombinuar këpucët me këmishën dhe kravatën.

10 komente në “Kunati, konsultë me Grigjën për 21 Janarin”

  1. fl says:

    E imagjinoni nje burre qe mund te mare per grua Grigjen??? Pu pu pu, duhet te jete ndonje me nje dyzine vetishe negative dhe kompleksesh ?

    1. redi says:

      Pse ta imagjinosh, dil nga Ministria e Jashtme ta shikosh se aty punon.

      1. Ardian says:

        Lereni burecin e gjor se ska cti bej ksaj lavires se ngeli tu e raf.Ai esht nje mjeran.

  2. K. F says:

    Debile Grigja, debil Kunati, debil edhe ai tjetri qe ka ardhur nga Hollanda…!

  3. Kunati i shokut XheLul says:

    Hajde kunat se po te mblidhet ene ty laku.
    Lulja i pari,
    Xhanja e dyta
    Ti i Treti!

    http://goo.gl/DXmOgF

  4. davidi says:

    do kisha shume deshire qe ta ndieja te pakten nje here gjuhen e grigjes mbi mikrofonin tim… dhe pastaj splash… mbi fytyre e mbi floke

  5. TEA says:

    Grigja para kunatit,ka konsulte private me A.SANTO-n. Si perputhje mendimesh te perditshme prane UET.

  6. Dursakja says:

    Grigja sekretarja dhe kuruesja e Land Jevgut ndertusit…krijes e peshtir dhe e qelbur.

    1. Bobi says:

      Kam degjuar se ky ndertuesi ka mbetur pa sekretare… Pse nuk e provon njeher ti o durresake? Ndoshta te buzeqesh fati ?

    2. Durresaku says:

      E ke hallall nje tegel dhe ti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje