Grigja më në fund deklaroi se synon numrin 2 në parti. Kjo e irritoi shumë Kunatin, edhe pse ai i kishte dhënë fjalën se do merrte një post në parti pas zgjedhjeve.
I shqetësuar, sidomos nga shumë anëtarë të kryesisë dhe mesazhet e tyre, Kunati vendosi të bënte një konsultë me Grigjën, që të kufizonte deklaratat e saj publike rreth kësaj detyre.
Grigja shkoi sypatrembur në zyrë dhe u ul përballë Kunatit.
-Si është puna, pse je shqetësuar, i tha.
-Kam një mesazh nga Jozi, i tha Kunati. Ja se çfarë shkruan ajo për deklaratën tënde: “Çfarë ashtë mor kjo bibë që keni qitë në ekrane? Pse mar ça mendoni ju se ashtë PD-ja, pallat pa leje ku mundesh me zaptu një kat se njeh ndërtuesin? A jeni mar në tru të kokës, ça jeni ka i bani kësaj partie? Pse mar, ju ka me u duru populli shqiptar me këto marrina që po bëni? Uroj të reflektoni shpejt se përndryshe kanë me u nxjerrë njerëzit prej zhelesh nga selia”.
-Nuk më intereson fare sensi apokaliptik i një ndjesie që zonja ka për atë që ajo e percepton si një projektim karriere të dikujt tjetër nën prizmin e dëshirave të tyre. Unë thjesht kam shkrehur ambicien time…
-Po e ke gabim, i tha Kunati, nuk mund të bëhesh kurrë numri 2 i partisë…
-Pse nuk bëhem, i tha Grigja.
-Ta them unë, i tha Kunati, po shiko çfarë shkruan Majlinda: “Boll kam vuajtur unë nga kunetërit e mi, po ato që ka për të hequr Kunati jot nga ajo zonja, as varrit s’ka për t’ia treguar…”.
-Kjo është një mënyrë e të shprehurit të distancës që ka ekzistuar në të vërtetë në raporte afeksioni anormale që nuk bëjnë sens me integrimin në të të një favori gjithsesi meritor sa i përket personit tim…
-Nejse, e kam fjalën se ti nuk mund të kërkosh hapur të bëhesh numri 2 se ngjall reaksion… Ja çfarë më shkruan Flamuri, i tha Kunati. “Kunat, nuk është shesh me lule ajo punë. Duhet të kesh bythë ta mbash numrin 2 të partisë. S’di a ka bythë a jo Luli”.
-Po ç’hyj unë këtu, i tha Grigja…
-Po e kam fjalën që nuk mund të jesh numri 2, i tha Kunati, se ka shumë reaksion. Ja ç’më shkruan Genc Ruli: “Xhano, merreni shtruar se s’kemi pse ngutemi. Siç ka thënë dhe Luli, do jemi tetë vite në opozitë. Këto çupat mirë është të dalin një herë partizane, jo nga ilegaliteti drejt e në zyrë”.
-Këto janë xhelozia, s’kam punë me to, tha Grigja.
-Po duhet ta kuptosh që nuk të bëjmë dot numrin 2 se ka shumë reaksion, i tha Kunati. Ja se ç’shkruan Ben Imami: “Tani plani juaj doli sheshit. Na sabotuat në zgjedhje duke nxjerrë në ekrane analistë të dështuar, që ngjallën alergji për Berishën duke e mbrojtur, dhe tani po përpiqeni të na hiqni qafe duke na çuar në gjyqe dhe duke bërë si interesantë me këto figurinat e reja”.
-Ore ti më shpjego pse nuk duhet të them unë që dua të bëhem numri 2, i tha Grigja, lëri kot xhelozitë e pleqve.
-Po nuk mundesh, i tha Kunati. Kjo i bie t’ia fusësh Lulit. Numri 2 është Luli. Gara është për numrin 3.
HA HA HA
GAZ PAC O MERO:
“Dua dhe une te jem numri 2”
http://goo.gl/MOSx58
hahahahahahaha me lot, gara eshte per nr tre. nje tufe me zambake nje parti me tarallake.
Ahahahahahah… gara eshte per numrin 3 o grigja :p gjigande ?
Hahaaa haaahaaaaa u dhjeva se qeshuri humor shume i bukur.
e ka hallall grigja nji tegel sapo te hapi syte ne mengjes
Mos vdeksh kurre o Mero!
e mire e ka Grida cfare me shume ka Lulushia se ajo apo se eshte shoqia e GITES.Tani ne sulm per nr 2 jane dyshja Sali-Grida dhe Gita-Lulushka po me sa duket do vendose Gita mushka se Grida akoma eshte po si lepurushka.
Agahah na kenaqe o Mero, je i madh! Smeresh me me burra se ke frik nga dajaku dhe merresh me Grigjen ahahaha je gjigand
Nuk ka me integritet moral per figura te partive,duhet medoemos kjo baxhell te perfaqsoj PD? Kjo tregon me se miri qe e gjith ajo parti esht e tmershme.Prandaj njerez mesojeni se te gjith ata qe aderojn ne kte grupim perfaqsojn pjesen me te keqe te shoqeris.
shume me ndryshe se Topalli eshte……….me e zgjuar dhe e rafinuar ne pergjigje. por vetem gra te tilla mund ta bejne politiken e Sales….pse cfare kujtoni ju si duhet te jete …me vlera te medha….qe te futet ne politike. vetem ofendime nuk duhen