Pas shumë debatesh që kishte ngjallur kandidimi i Grigjës brenda PD-së, Kunati vërente se në çdo rreth ku shkonte Luli, njerëzit i ankoheshin për të. Atëhere Kunati e thirri dhe i kërkoi asaj të bënte një koment në formë ndjese për gjuhën dhe pretendimet e saj, pas së cilës partia do reflektonte.
Dhe Grigja nuk ja përtoi. Ja postimi i saj origjinal në “Facebook”, pa asnjë ndërhyrje nga redaksia e Antenës. Ne mendojmë se pas kësaj, Grigja meriton të jetë ndoshta dhe numri 2 i partisë!
“Të dashur miq,
Muajt e fundit, për një pjesë të madhe të shqiptarëve, si edhe timen, rrodhën me përjetime politike që ndoshta na morën më shumë kohë dhe energji se dhe ngjarjet e të përditshmes sonë. Ka pasur momente që kur ndodhte të takohesha me njerëz që nuk ndiqnin aktualitetin politik, më dukeshin disi më të privilegjuar ndërsa jeta e tyre vijonte jashtë furtunave të ngjarjeve të trishta.
Ishte e pamundur që muajt e fundit, jashtë çdo ambicie të momentit, jashtë çdo arsye të momentit për disa, të mos përfshihesha në mbrojtjen e një kauze që nuk kishte të bënte thjeshtësisht me një parti politike. Kishte të bënte me kauzën shqiptare, të atij shqiptari që nuk humb as dinjitetin dhe as forcën për shkak të ndjenjës së humbjes në arenën politike. Është konsideruar që jam marrë me politikë, mbi të gjitha unë e kam lexuar këtë si një qëndrim të atyre që rrallëherë kanë parë një fitore të të humburit. Për këdo që priste përulësi si pasojë e një humbje, kjo u lexua si “marrje me politikë”. Por miqtë e mi, nuk ishte kaq, se kaq do të ishte pak!
Shpreh keqardhjen time për çdo moment që më është dashur të mos debatoj fort se si të përmirësojmë jetën tonë çdo ditë, se si të mundim të lejojmë fëmijët të luajnë pranë shtëpive pa pasur një ankth prindëror për lojën e tyre. Kërkoj ndjesë që nuk kam mundur të flas për gjëra që do të mund të flisja me më shumë dashuri. Por kërkoj gjithashtu mirëkuptimin tuaj për të ndjerë se sa shumë kushtëzime kemi qoftë edhe në atë që dimë të bëjmë më mirë. Për fatin tonë të mirë, një faktor pafundësisht më i rëndësishëm sesa unë ka hyrë në politikë kohët e fundit. Kush e ndjek me kujdes situatën në Shqipëri mund të ma konfirmojë këtë dhe mund të kuptojë që qytetari shqiptar tashmë reagon fort dhe nuk shqetësohet se në favor të cilit grup politik shkon akti i tij, ai nuk shqetësohet as kompleksohet më se si do ta etiketojnë.
Në pararendje të një komunikimi më të shpeshtë me ju dhe duke ju falenderuar për mbështetjen e pakoment tuajën; uroj shumë për veten dhe këdo në këtë vend që i dua veçse të mirën, të ndjekë atë që ndjen brenda sepse asgjë tjetër nuk rëndon në jetë veç pendimeve që nuk bëmë ato që aspironim e mundnim.
Asnjë arritje, asnjë majë, sado “Olimp” të jetë, nuk ka për të qenë kurrë e mjaftueshme. Nuk mendoj se duhej të dëshpëroheshim për mos arritje majash, por besoj shumë që do duhej të mos pendoheshim që nuk u takuam në këtë jetë me sfidat tona”.
E ke sajuar ti mero apo eshte vertet shkrimi saj?
Po te jete shkrimi I saj ajo nuk paska nevoje per tu redaktuar.
E ka qyfyren brenda.
Ha ha ah ha qeveria e tritolit
http://dielli.al/lajme.php?id=36066&k=71
ja origjinali
https://www.facebook.com/grida.duma?fref=ts
Sa jane shtuar marionetat e shpellarit o Zot i Madh!
Ky te jete progresi i shoqerise shqiptare?!
http://goo.gl/04DiiT
Detyre shtepie per Griden-Home work for Grida!!!
….Me KACIN si do behet,your exelency?!….Presim pergjigje!….A keni ju ndonje “maje” ku te ngjisni KACIN,apo KACI eshte zhytur ne ndonje grope gjirizi dhe thjesht ka nevoje te mbulohet?!….Cfare perfaqeson “KACI” si fenomen ne organizaten me inicale “PD” profesoreshe?!…
Nuk mund ta besoj,se kete shkrim e ka bere nje njeri NORMAL,per me teper me shkolle te larte!!!
Nga ana tjeter une e pergezoj autorin e ketij shkrimi HUMORISTIK te nivelit alla Fatos Nano,qe duket sikur e ka bere i madhi JAROSLLAV HASHEK nepermjet gojes se USHTARIT TE MIRE SHVEJK!!!
Sidoqofte Grida ka edhe nje aftesi te vecante se fare mire mund te luante rolin e DYLQINJES SE TABOZES,te dashures platonike se DON KISHOTIT TE MANCES!!!
JA,KESHTU I DO POLITIKA SHQIPTARE POLITIKANET:
-TEPKE SI KOCI I TETA OLLGES,qe nuk ia merrte vesh asnjeri se cfare donte te thoshte!!!
Te pakten Jozefina fliste mbrockulla plot,por ne e kuptonin se bente budallalliqe!!!
Ndersa kete Griden NUK E KUPTON DOT:
-BEM HUMOR,SATIRE,DRAME APO TRAGJEDI!!!
Uaaaa totalish debile dhe delirante.
ky esht niveli i politikaneve akademike dhe analisteve tane…idiot te certifikuar me fjalet e tyre…kjo injorante sdi ca shkruan dhe ca do te thoje..kjo do te na zgjidh problemet e vendit?
Bo booooo, koka e ka narit komplet
Shume fjale , dhe po ti lexosh me vemendje skan asnje tematik ose fillojn mendimin dhe humbim ne tymin e fjaleve dhe epiteteve metoforave te medha . Teresisht pa nje objektiv , kur ato qe thua moj vajze shprehi ne menyre me koncize dhe te qart se besoj dhe vete po ti lexosh do thuash ma Ka ber Mero Baze per te me tallur
Mire o Mero mire ti i bengallate ato bejne kariere si puna e Mulit dhe Kacit qe njeri u be minister e tjeteri deputet edhe pse injorante e te pa bese.Dhe kete Griren e bukur te shurur nga goja se nga morali e dine me mire Tiranasit po i ben publicitet si Sala kompanive te riciklimit te plerave.
Me sa duket boshllekun qe ka brenda kjo femer
mund tja mbushin vetem keto retorika sentimentale
e jo cka natyra ka parashikuar: hajdari!
Hahahaha, Mero dhe ju qe punoni me Meron: ‘Rrofshi’.
shume e bukur,uroj qe kesaje femre te mos I bjere ndonje infart,nga isterizmi,qe cfaq here pas here.edhe grate e tjera te pd,keshtu jane ,por kjo kryeson.