Dhëndri konsultohet për parathënien e librit për koncesionet

5 Shkurt 2014, 20:16Antena TEMA

Dhëndri ka qenë i angazhuar muajin e fundit, pasi do të shkruante parathënien e librit të Gitës për koncesionet. Për këtë iu desh të mblidhte shumë opinione dhe mendime ekspertësh dhe politikanësh, për të arritur në një parathënie serioze, të thellë dhe të plotë sa i përket kontributeve të Familjes në koncesionet.

Më në fund parathënia u bë dhe Dhëndri para se ta botonte, ia nisi me email dhe Kunatit për t’i hedhur një sy. Më poshtë po botojmë një pjesë të saj.

 

“Libri që u vjen në duar studentëve, “Mbi koncesionet dhe reformat e qeverisë Berisha”, është një pasuri e rrallë intelektuale, që buron jo vetëm nga një prej mendjeve më të ndritura në këtë fushë në historinë e Shqipërisë, por dhe nga një traditë dhe përvojë e vjetër familjare në këtë fushë, ndoshta Familjes themeluese të kësaj tradite.

Autorja e librit i është mirënjohëse, siç e thotë dhe vetë, Familjes së saj dhe veçanërisht babait të saj, që ia besoi autores këtë reformë, duke i lënë hapësirë të plotë për krijimin e ideve, plan- bizneseve, kuadrit ligjor dhe personave që do të ekzekutonin projekt- idetë e saj.

Si rrallëherë ndonjë herë në historinë e ekonomisë dhe politikës shqiptare, ky libër rrëfen jo vetëm një teori të vërtetë ekonomike, por dhe një biografi familjare dhe një histori pune dhe biznesi personal të autores.

Fillimisht autorja hedh dritë mbi mënyrën se si lindi ideja në Familjen e saj, që të drejtohej vëmendja e biznesit ndaj koncesioneve. Ajo shpjegon se si i tregoi babait të saj mbi idenë që duhen joshur biznesmenët e huaj duke u ofruar një ide koncesioni pa lekë, por për ekzekutimin e tij ata të detyrohen të punojnë me njerëzit tanë në Shqipëri, duke filluar punën me një studio ligjore.

Babait, siç shkruan vetë autorja, në fillim nuk i ngjiti shumë kjo ide, por kur ia ilustrova me një shembull konkret, u bë shumë entuziast.

Ja si e ilustron ajo momentin kur bindi babanë për këtë skemë.

“Ishim në mbrëmje në shtëpi dhe unë po i tregoja se rëndësi ka që biznesit t’i ofrohet një ide entuziaste biznesi dhe ti të flasësh për suksesin e saj. Ata do të joshen dhe do të trokasin në derë. Ti do të tregohesh bujar dhe i hapur dhe do t’u thuash të gjithëve: PO.

Ai ngurroi dhe tha:

-Po sikur të mos ua plotësoj dot?

-Kjo nuk ka rëndësi, i thashë. Rëndësi ka që ata të trokasin. Ti u jep siguri se kanë mbështetjen tënde, por do t’u thuash që ata duhet të lidhen me një studio ligjore. Pastaj njerëzit e duhur do t’i drejtojnë ata tek studioja e duhur. Ata kanë projekte të mëdha deri në 1 miliard euro. Atëherë studioja është legjitime t’i kërkoj 3 përqind “fee” suksesi nëse projekti finalizohet. Dhe finalizim quhet firma jote. Atëherë me një firmë ne fitojmë 30 milionë euro.

Kur e dëgjoi skemën, u çel në fytyrë.

-Kjo është rruga e vërtetë që zhvillon Shqipërinë, tha. Vetëm kështu ne do të bëjmë realitet projektet tona të mëdha.

Prej atij momenti, ai filloi të flasë vetëm për ide të mëdha në fushën e koncesioneve, sidomos për hidrocentrale dhe termocentrale. Foli aq shumë dhe me aq entuziazëm sa gjithë biznesi iu turr përrenjve dhe lumenjve të Shqipërisë për hidrocentrale dhe kënetave për termocentrale.

Në atë kohë, shpjegon autorja, mbaj mend se isha shumë e ngarkuar. Studion e punësova të gjithë tek Ministria e Ekonomisë dhe merreshin me çdo dosje. Pasi e studionin, më jepnin mua ofertën për çmimin. Vinte investitori, paguante dhe e kishte licencën gati.

Siç rrëfen autorja, këto ishin reforma të papërsëritshme, që i ndryshuan faqen Shqipërisë dhe i zbardhën faqen Familjes së saj.

Autorja paralajmëron se Shqipëria do të shkojë drejt greminës tani që këto reforma nuk drejtohen më nga Familja e saj, por thekson se ajo do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’i çuar deri në fund punët e veta.

Në fund ajo falënderon dhe një herë babanë e saj për mbështetjen që iu dha ideve të saj, mamanë, që iu gjend gjithmonë pranë për ta inkurajuar në këtë punë, vëllain që e kishte bashkëpunëtor të ngushtë dhe menaxher ndërmjetësues të gjithë projekteve, dhe në fund shpreh besimin se PD do kthehet në pushtet me Lul Bashën dhe ai do bëjë realitet ëndrrat e saj.”

11 komente në “Dhëndri konsultohet për parathënien e librit për koncesionet”

  1. Eri says:

    E dhimbshme, por e vertete.

    1. sh q i p says:

      ka ndonje kapitull; hudhu te lala se e rregullon sala? je njeshi gita. po te kishte vazhduar edhe ca vite ytate do ja kaloje berluskonit ne klasifikim. po gjene mire edhe keshtu , ne kaq pak vite ke bere goxha para. le qe do kshe me shume po i ke dhene per bamirsi. se ne fakt ju jeni te fisem , me shume jepni se merrni. p.sh. ai manjati indonezian nuk i plotesonte leket dhe i dhe ti ca sa per te filluar ( ti binte kokes me grushta).

  2. Argjida , do te fitonte me shume leke , po te shkruante per 21 janarin , dhe gerdecin .

  3. lili says:

    Edhe te gjithe shqiptaret,qe vetem nga ari qe vizelon impresionohen,ende permendin arin e Zogut,sepse keto milliona per cdo tender ,nje mije here ma shume se ari i Zogut nuk vizelojne..normal kaq true kane!

  4. Koncensionisti says:

    … dhe me Lelaba Pelinkun, asistenten e vet demokratikase ne krye te KPP qe vigjelonte mbi koncensionet se mos bente vaki qe i fitonte ndonje qe s’kishte bere pagesen paraprake te studioja e Gites.

  5. K. F says:

    Bravo Argita Malltezi, qe fale babit tend Dr. Berishes arrite te menaxhosh me sukses dhe leverdi financiare jo vetem koncensionet ekonomike, por gjithe sistemin e drejtesise dhe administrates publike… Fale teje e dashur Argite PD do te kontrolloje edhe per 30 vjet te tjera sistemin e drejtesise. Ky liber per Koncensionet ne RSH, them se do jete nje deshmi e plote e sundimit tribal te pushtetit, ku studentet e magjistratures do te magjepsen me talentin e profesores se tyre honorifike.

    1. AAAA says:

      Sarkazema e perkryer Fishtjane !

  6. era says:

    Para se te botohet le ti hedhe nje sy librit dhe Naim Cili, patjeter qe do te jape ide brilante.

    1. Sokol.Milano. says:

      Edhe “il presidente mancato”Hoxha.

  7. E bukra says:

    E ‘bukra’ o se e din te gjith ket stilin ‘gita’
    Dhe Pushtetaret ‘zhvillojne’ ket ven njoni ma tjetrit… Sharlatani pasardhes para fudhates bubullin per ket krim, pasi hyprn ne Pallat, i ferkon shpatullat, i uron shnet…qe historia tja njohe meritat – krime!
    Demnokraci! Keshtu SharlataMoster mas Sharlatan- Perbindshi, njeri me fanelle Blu, tjetri me fanelle MAVi!!
    Pushtet kushtetus qe nuk mund ta rrezosh!!!!
    Jaaa ju Sovrani popull o deeeeeeeeele, qi boni tifo per njonen Moster!!!
    Vijoni joni bebebe te lumtur tu prit Behar!
    E gezofshi Demonkracine! Ama Sovrani ka VOTEn ne dore, hahaha, ah i mjeri une!
    Kujtese
    Shoku enver e mbajti per 40 vjet, vetem, u keput, u bo eksperimenti makaber ne Shaipni!
    Qe i hapi udhen Demonkracise: 2 kope Demonesh te medhenj e te vegjel (njona kope Blu dhe tjetra Kuq- Roze-Mavi)
    ne fushe dhe ….lujne Lojen, deeelet bojne tigo dhe grahin sklleverit!
    Ja u bo Demonkraci!!!!

  8. shqiptari says:

    fale sherbimite teroriste te pameshrsheme kunder shqiptareve UDB qe ka mare emer BIA kjo teroriste po ritete te na beje gropene dhe ne se ndalojme dote sic nuk ndaluame te jatine mjer ne cna pret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje