Ed Ha Lim, i njohur si ministri “kinez” i Doktorit, për shkak të aftësisë për të përsëritur në mënyrë të përsosur çdo porosi që i jepej, doli dje para gazetarëve dhe deklaroi se Rama po zbaton skenarin ukrainas në Shqipëri.
Dhëndri që ndjek me vëmendje çdo zhvillim, kërceu nga vendi sikur e pickoi njeri.
-Bëre gabim shumë. Jemi akoma tek skenari grek, i çoi ai një sms Ed Ha Lim-it.
-Kështu ma dha Kunati, iu përgjigj Ed Ha Lim.
-Gabim i madh. Jemi akoma tek skenari grek. Babi ka thënë jemi tek faza e parë kur marrim borxh dhe ngrijmë rritjen e rrogave. Skenari ukrainas është tjetër.
-Nuk është me lekë ky, pyeti Ed Ha Lim.
-Jo, jo, ai është me demokraci dhe nacionalizëm. Me lekë është ky greku, shkroi Dhëndri.
-Po pse m’i jep mua Kunati këto gjërat pa lekë, shkroi Ed Ha Lim.
-Skenari ukrainas është i komplikuar, tha Dhëndri. Ai ka futur në garë Evropën me Rusinë. I bie që Rama të fusë në rivalitet Evropën me SHBA.
-Ne me kë jemi, pyeti Ed Ha Lim.
-Nuk e di, këtë javë e vendosim, tha Dhëndri. Po qe se Fyle takon Babin, do jemi me Evropën, po qe se nuk e takon, do jemi me SHBA. Do flasë Fahriu me Xhon Kerrin.
-Ah, mirë, tha Ed Ha Lim. Më thoni kur ta vendosni. Dhe bën gabim Kunati që më nxjerr mua për tema të tilla. Për këto gjëra kemi Aldon.
-Të drejtë ke, tha Dhëndri. Do t’ia them dhe Babit. Mos e zini në gojë skenarin ukrainas hë për hë. Duhet të mbarojmë punë me skenarin grek. Pastaj kemi skenarin italian, serb dhe atë bullgar. Në fund kemi atë ukrainas.
-Ç’më ngatërroni mua me këto vëlla, i tha Ed Ha Lim. Më jepni ndonjë deklaratë më të thjeshtë ta lexoj. Ja për shembull atë të tokave që lexoi Laura, e qaja unë.
-Të drejtë ke. Do flas me Kunatin.
-Po lere Kunatin, fol direkt me Babin se nuk mërzitet as Kunati, as Luli, i tha Ed Ha Lim.
-Dakord, do provoj dhe Babin, por të enjten se atë ditë shikojmë emisionet bashkë.
-Mirë, s’po dal deri të enjten, i tha Ed Ha Lim.
-Pa problem, kemi Aldon, i tha Dhëndri.
Hahaha kush pret dhe 2 dite deri te enjten.
Nuk di te qash apo te qeshesh. Keto Halimat, Bumcat Kadillat jane bere gazi i botes. Thefshin qafen njehere e mire.
Po skenari Ukrainas eshte pushtimi i institucioneve dhe shkaterrimi i ndertesave qeveritare,prandaj Halimi i vogel konsultohu me Salen se mos nxjerr garden gabimisht dhe vret demostruesit sic i vrau ne 21 janar kur ata ishin ne mes te bulevardit dhe nuk i preken as me gishtin e vogel ndertesat qeveritare.
Do flasi Fahriu me Xhon Kerry-n KRYEVEPER SA KOM QESH
E nderrove merro nga kunati tek dhendri …. E bukur gjithsesi ?
Po ky nuk flet me heshtje si babi vjerri?
http://dielli.al/lajme.php?id=38013&k=71
“jemi akoma te skenari grek” ahhhhhhhhhhhhh. hajde satire hajde ,
bravoo