Kunati sqaron mbështetësit për SMS-të e Doktorit në Opinion

2 Shkurt 2014, 21:42Antena TEMA

Pas publikimit të SMS-ve që Familja e Doktorit i kishte nisur Tan Hoxhës në emisionin Opinion, Kunati pati shumë reagime nga mbështetësit e tij në PD rreth kësaj situate.

Kunati mblodhi në mëngjes gjithë njerëzit kryesorë të PD-së që janë dhe pjesë e debateve dhe tentoi të merrte një opinion prej tyre. Sikleti i tij kryesor ishte që t’u shpejgonte pse ata nuk komunikonin me Lulin, por me Doktorin. Dhe për këtë kishte gjetur një përgjigje Grigja.

-A e pe çfarë ndodhi? Si ka mundësi që në një frymë të tillë kosistente në PD, ku faktorët irrelevantë kërkojnë të dominojnë përmes një vegjetarizmi absurd, ekziston shansi që të rifaktorizohen përmes disa konjukturave virtuale që aspirojnë tendenca manipulative mbi lidershipin real…

-Qartë, qartë, tha Kunati. Ishte pak e rëndë, por Luli e ka bërë të qartë që nuk u dërgon mesazhe atye.

-Jam e vetëdijshme për një situatë të tillë, por nuk e kuptoj përse duhet të disfavorizohemi nga komplikime  absurde jo racionale që derivojnë në një rrugëzgjidhje jo efiçente…

-Do përpiqemi ta rregullojmë, tha Kunati, por Luli nuk dërgon mesazhe.

Grigja nuk u nda e kënaqur nga shpjegimi i Kunatit, por nuk kishte çfarë të bënte.

Pastaj foli Jozi.

-Ha mar ti, çfarë të duket vedi, se je mëkmbës i Bashës këtu a? A e pe kë ka mëkmbës Berisha a jo? Ai s’don me ja dit kush jeni ju.

-Sido që që të ndodhë, Luli nuk dërgon mesazhe në TV, tha prapë Kunati.

Pastaj e mori fjalën Majlinda.

-Është pak tepërim që ata analistët i kanë mesazhet e Doktorit si viagra pa të cilën nuk flasin dot, por s’ke çi bën. Një zgjidhje është dhe ajo.

-Desha të them, tha Kunati, se Luli nuk dërgon kurrë mesazhe në emision, dhe kjo është diçka për të cilën nuk mund të fajësohemi.

Ndëhyri dhe Aldua.

-Unë nuk e kuptoj, tha, pse është prolem ky! E para e punës ata nuk janë treguar korrekt, se nuk i kanë lexuar mesazhet siç ua ka çuar Doktori. Të paktën ato që pamë. Mua kur mi çon i lexoj fjalë për fjalë. Duhet të kemi respekt për Doktorin.

E dyta që dua të them, është një nder i madh që Doktori në këtë moshë është njeri i angazhuar dhe mendon natë e ditë për PD.

Dhe e treta, unë mendoj se kur dikush të thotë “bravo” apo “të lumtë”, do të thotë që ke punuar mirë. Unë kështu e di.

-Ke të drejtë, i tha Kunati, ashtu është. Por, Luli nuk dërgon kurrë mesazhe.

-Nejse, desha të them dhe unë dy fjalë, tha Ristani. Unë jam plotësisht dakord me ato mesazhe që ka dërguar Doktori, se ishin të shkurtra dhe lexoheshin kollaj. Problem është kur fjalia ka disa fjalë, asaj si t’ia bësh?!

-Qartë, qartë, tha Kunati, po desha të theksoj se Luli nuk dërgon mesazhe në emision, tha Kunati.

-Po çdo me thënë ti me këtë, i tha Mesila. Çfarë merite është kjo?

-Mos u nxeh zonja Mesila, i tha Kunati. Nuk është se thashë që është meritë, por e ka praktikë. Ai vetëm merr mesazhe dhe ai që merr mesazhe, s’ka faj.  Ndaj them që dhe ata djemtë nuk kishin faj.

5 komente në “Kunati sqaron mbështetësit për SMS-të e Doktorit në Opinion”

  1. AAAA says:

    Une nuk e di se si mund te jete koshienca e nje qelbesire, por di se si eshte ajo e nje njeriu te mire: Ajo eshte e frikeshme !!!

  2. Aljor says:

    “T’kisha pas nji djal si Mema
    Pac me i hy Vezirit mrena” thote kenga e Shqiperise Mesme.
    E ja Luli e ka jo nje po disa djem,prandaj jepi Luli se keshtu ke per ta prure brenda 20 vjeteve PD-ne ne pushtet.

  3. Pjetër says:

    Ha ha haaaa Majlindaaa Mesazhet e dokoktorit si viagara

  4. era says:

    Mero te rafte pika, ku te shkon mendja , SMS si viagra, kam qesh me lot.

  5. Artur says:

    Oj Grigja po tallen te gjith me ty o psikopate rrugesh,lere kte rol se je demaskuar tashme,shko te land jevgu se po vdes i shkreti..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje