Kunati është në një hall të madh. Reforma territoriale ka nisur rrugën dhe Luli është i shqetësuar se do të mbetet jashtë loje. Ka bërë disa tentativa t’i çojë sinjale Doktorit se mund të ngelemi jashtë loje, por s’e ka dëgjuar fare.
Atëherë vendosi që të bënte një strategji se si mund t’i afroheshin pjesëmarrjes me takt.
Propozimi i Kunatit ishte që Luli të deklaronte se qeveria duhet të përfshijë në reformën territoriale dhe shoqërinë civile.
-Kjo duket si gjysmë tërheqje, i tha Kunati. Gjithë njerëzit tanë në parti, që duam t’i aktivizojmë, i paraqesim si shoqëri civile dhe ia çojmë Komisionit të Reformës.
-Ide interesante, tha Luli. Ne dhe ashtu si OJQ jemi bërë brenda partisë. Na bën punë dhe kjo.
Kështu Kunati iu përvesh punës. Në çdo rreth nxori listën e njerëzve të Lulit, që do t’i angazhojë në parti dhe po i bën gati t’i paraqesë si shoqëri civile.
Kështu filloi të marrë kthesën pak nga pak.
Sot Luli guxoi dhe e tha publikisht si ide dhe Kunati po priste reagimet.
Luli e merrte çdo orë duke e pyetur se çfarë po ndodhte.
Në mbasdite vonë, Kunati e mori Lulin në telefon i shqetësuar.
-Na hodhi në erë Meta, i tha.
-Po pse, çfarë bëri, i tha Luli.
-Propozoi Doktorin si bashkëkryetar të Komisionit për Reformën Territoriale.
-E pranoi ai, tha Luli i çuditur.
-Nuk e di, por nuk e kundërshtoi, tha Kunati.
-Po ata të tjerët reaguan, tha Luli.
-Po Ristani kishte shkuar prapë i pirë, tha Kunati, ngatërroi fletët. Atë faqen ku kish shkruar për reformën territoriale, e harroi ta lexonte.
-Po Aldo, i tha Luli.
-Aldo e lexoi korrekt, po kishte ngatërruar fjalim. Lexoi një fjalim që e kish bërë gati për javën që shkoi.
-Mos, ç’na bëri, tha Luli. Dhe njërin që kemi tamam që lexon çdo gjë që i jep, ngatërron fjalimin. Si i bëhet të testojmë Doktorin tani a duhet të hyjmë në Komision apo jo?
-Merre në telefon, i tha Kunati, dhe pyete me takt. Pyete, sikur ta kishim ne në dorë, si do ta bënim këtë reformën territoriale.
-Mirë, tha Luli, po e provoj, dhe e mori në telefon. E uroi për ditën e sotme duke i thënë se gjithë Shqipëria është çuar peshë nga fjalët e tij.
-Të përshëndes dhe unë, i tha Doktori.
-Ah sikur ta kishim dhe këtë reformën territoriale në dorë, tha Luli, do kishim bërë punë të madhe. Nuk e kam idenë se sa mirë mund ta bëje ti këtë reformë. Si mund t’ua besojmë ne këtyre këtë?
-Luli, shiko, ke të drejtë d.m.th, por këta nuk mund të bëjnë reformë territoriale.
-Janë dhe provokatorë, tha Luli. Të kanë ftuar ty të bëhesh bashkëkryetar. Kjo është fyerje për ty. E bëjnë që të thonë se tani nuk je askund kryetar, vetëm bashkëkryetar.
-Luli, tani, shiko, d.m.th ta them unë ty, mirë, dakord… ashtu siç thua ti është, por unë o zotëri nuk kam qenë bashkëkryetar me Finon, unë kam qenë president, ai kryeministër. Ata që duan të më shikojnë bashkëkryetar, do t’u duhet kohë ta kuptojnë se është e pamundur.
-Ata janë provokatorë Doktor, i tha Luli, se disa herë kanë thënë se gjoja je dhe bashkëkryetar në PD. Unë e kam thënë dhe e them gjithmonë se këtu ka vetëm një lider dhe ai je ti.
-Luli, shiko, dakord, unë jam, por dhe ti ke vendin tënd në parti. Dhe ke një vend të respektum. Por bashkëkryetar s’mund të jem as me ty, as me zotin Fino.
HA HA HA HA
DOKTORI VDES PER KARRIGE KRYETARI ?
http://goo.gl/LYf6kk
se çu tha e se çu be une s’di gje, po sala i mori vesh te gjitha. gomar i vjetri e krriç i riu. njeri me i semur se tjetri. delirante idiote te perkushtuar drejt marrezise. i riu kopjon plakun, ky i fundit kopjon veten e tij ne hapesire e kohe. mendon se si do beje kur te jete xurrufjasur fare . reforme, po ç’reforme do bejne keta? njeri i bie gozhdes e lulja i bie patkoit. mendje e shkrete iken e s’te kthehet me. me gjithe ate traum qe kaluan keta , nuk e perballojne dot, truri ka rene ne coma.
Hahahaha. Sot kemi tre lloje intelektualesh: 1) intelektuale te Tiranes se dikureshme – specie ne zhdukje; 2) intelektuale te qyteteve te provinces – specie qe ka zaptuar PD dhe disa OJF qe kujdesen per qente, macet, lepurushet apo sipas rastit, sidomos kur ju duhen euro, edhe per femrat, ish te perndjekurit, te drejtat e njeriut, si edhe Akademine e Shkencave, federatat e sportit, etj; 3) intelektuale te ardhur nga fshati komunist – specie qe ka kapur universitetet e Tiranes dhe te rretheve dhe masivisht bashkite, komunat dhe zyrat e shtetit.
Hohoho gishti i mkesit lodhet shume
Sali Berisha-nje I semure psikik I kriminalizuar gjer ne palce,familjarisht I degjeneruar,qe armik real ne kete bote ka KOHEN,e cila I ka perenduar me kohe e me vakt. Nje xhenaze politike qe kuterbon dynjane! Persa kohe qe ky njeri do beje hije mbi dhe,kob dhe zi do shkaktoje! Zoti na ndihmofte!!!…
Akoma diskutoni ju kush është lideri i PD?
e bukur!