I dashur miku im, Mero. Të ndjek çdo ditë në gazetën “Tema”, nëpër artikujt e shumtë dhe opinionet e tua të spikatura, ashtu siç di t’i shkruash vetëm ti. Po ashtu, edhe unë si pjesa më e madhe e lexuesve të tu, lexoj edhe rubrikën e humorit “Antena”. Humori i këndshëm, me personazhe të vërtetë dhe herë- herë edhe ngjarje me sfond real, të bëjnë vërtet të qeshësh. Pikërisht këtu mendoj se qëndron problem i vërtetë, pasi nuk është pak të shohim që personazhet e tu, janë ata që duam apo nuk duam diktojnë politikat madhore në atdheun tonë.
I dashur Mero (Si kolegë dhe miq që jemi po të drejtohem me ti). Dua të mbetemi pak pikërisht tek “Antena”, ndaj po i bie shkurt. Protagonistët e atyshëm, prej shumë kohësh e kanë tejkaluar shakanë dhe kanë marrë përmasa të tjera. Tashmë, falë talljes teje, ata kanë zënë poste të larta dhe në kah krejt të kundërt, me “Antenën” kanë qeverisur jo rrallëherë edhe dikastere të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Konkretisht po të përmend disa: Flamurin, me trashësinë e të cilit qeshnim përditë u bë ministër; Sandri me hilet, servilizmat dhe intrigat e të cilit talleshim, mbushi xhepat mirë me paratë e shqiptarëve; Fevzoja me lëpirjet e tij sa tek njëri apo tjetri politikan dhe pa pikë integriteti e shtyllë kurrizore, vegjeton pa i hyrë gjemb në këmbë në profesionin tonë, madje mbush mirë portofolin duke bërë ekspertin e gjithçkaje; Taçi ose Taqi siç i thua ti i dashur koleg, vodhi sa deshi nga pasuritë e atdheut tonë; Kunati, me axhamillëkun e të cilit gajasemi, falë teje gjithashtu ka vënë në vijë gjithçka tek Bashkia e Tiranës dhe ata që konsiderohen dora e dytë në PD; Halimi e ca Halimër të tjerë, me bindjen e tyre të verbër tek Familja ka qenë ca herë ministra dhe i kanë katandisur në derexhenë më të fundit institucionet që kanë drejtuar; dhe, së fundmi edhe Gridën, fiks siç e përshkruan edhe ti, të çorganizuar në mënyrë të organizuar, po bëhet nënkryetare e PD. Në këtë shkrim nuk arrij të t’i përmend dot të gjithë personazhet e tu në “Antenë”. Por është e thjeshtë: Trashësia, budallallëku, servilizmi, frika dhe injoranca e tyre, të gjitha bashkë apo veç e veç, tek secili prej tyre, në vend që t’i përdorim si shkak për t’iu treguar derën, ata na i përdorin si meritë për promovim. Kuptohet që ky është kriteri mbi të cilin i përzgjedh ndihmësat Sali Berisha.
Problem nuk është tek ti i dashur koleg. Të jemi të ndërgjegjshëm, për hir të së vërtetës. Por tek Sali Berisha. Të gjithë e njohim Berishën si një person të paskrupullt, intrigant, shpifës dhe njeri me ego të sëmurë. Është e qartë që ai do ta bëjë gjithçka vetë, ndaj këta personazhet i përdor vetëm sa për numër. Kuptohet që ai është vetë Flamuri, Sandri, Taçi e Taqi, Kunati, Grida. Madje ai është edhe vetë Doktori i “Antenës”. Para pak kohësh ke botuar një artikull, ku me të drejtë thoje: “Dikur ‘Antena’ thoshte çfarë bën Doktori, tani Doktori vepron çfarë thotë ‘Antena’”. Shkurt ky është niveli i Berishës. Është e qartë që ai preferon më mirë mbret i majmunëve sesa fisnikërinë mes të barabartëve.
Ajo që kërkoj prej teje miku im është diçka e vogël. Të paktën mos e ndihmo që t’i gjejë këta. Lëre që t’i zgjedhë vetë. Me aq mend sa ka, ai tek të njëjtët ka për të shkuar. E ka treguar gjithmonë këtë. Edhe nëse nuk do zgjidhte këta të mësipërmit, do kishte zgjedhur kopjet identike të tyre. Por neve, vërtet na vjen shumë herë më ligsht kur ata me të cilët tallemi, i shohim të na qeverisin.
Fatos Mahmutaj
I nderuar Z Mero. Si lexues te rregullt te “antenes” do te luteshim qe te mos e merrnit ne konsiderate kerkesen e Z Mahmutaj….
Tani se fundmi, kur nepermjet “antenes” jemi totalisht te impenjuar per zgjedhjen e Grigjes si nenkryetare te PD do te ishte e pafalshme te deshtonim ne misionin fisnik te Rilindjes se PD-se.Perpara….
Te paska marr malli per ndonje pllumb rikoshet ty morqun.
http://goo.gl/xUsTgS
Ah mor Fatos djali, erdhi koha kur ti te besh komente mbi gazetaret dhe politikanet shqiptare… Ti qeshje me Flamurin dhe Sandrin?!?!?!
Ti o dru i shtrember?!
Nje kronikan gjysmak i gjyqeve, fondamentalist dhe mashtrues ordiner sot flet si babai i kombit. Shko mor Rrot K!!!!
Per komentusit e tjere: Nuk po marr ne mbrojtje personazhet e Antenes, por dreqi ta haje, te botosh nje leter te Fatos Mahmutajt (Fatos Pellumbit ne rinine e tij sepse i thonin mbiemri Mahmutaj na shemton gazeten), eshte ndotje e mjedisit!
— ne kimi egsiston nje element kimik -bromi- i cili rastesisht eshte zbuluar nga nje mesues i thjesht
kimie ne nje shkolle franceze – dhe ne kete rast eshte thene — u desh bromi per te zbuluar – Balarin, mesuesin e kimise qe u be i famshem
—- e ne rastin konkret , u deshen garda e 21 janarit te zbulohej — Fatos Mahmutaj
Respekte!
Shume i sakte zoti Fatos. Fejtonet e Meros na gajasin, por edhe duhet ti veme gishtin kokes, per t’ u menduar 1000 here kur hedhim ate vote te bekuar. “Burri i shtetit-thoshte Napoleon Bonoparti- duhet ta kete zemren ne koke”. Kjo per mua do te thote qe burrit te shtetit duhet ti flase zemra per vendin e jo goja siç kemi pare rendom, me te shara, me te bertitura, me te broçkullitura pa baze, me shpifje e pa rezultat, me te pushtuar institucionet per ti sherbyer vetem nje klike.
Napoleon Bonoparti diku tjeter shtonte: ” Une mund te kem tere te metat e botes, por mosmirenjohes nuk jam!”. Te lutem i respektuar Fatos, me gjej nje udheheqes tek ne te jete mirenjohes. Ne, populli, pasi e “gradojme” ata ngrene hunden perpjete, kinse sikur jane Zeusi mbi toke. Madje na quajne edhe injorante qe nuk i kuptuam te mirat e tyre me 23 qershor. E kupton se kjo ishte thelbi i analizes se tyre mediokre per ate humbje plebishitare…
jepi grigje e land jevgut. Perpara!
Antena eshte rubrika me terheqese e shtypit shqiptar.Per fat te keq personazhet e “antenes” na u vune ne krye te puneve ne Shqiperi.Nuk e di nese doktori mer vesh nga humori i holle se nga talljet e trasha mer vesh mire,po si eshte e mundur qe per inat te “antenes”i ngriti ne ofiqe shteterore personazhet e saj duke bere qe ti konsumonin pushtetin me shpejtesi dhe duke kthyer doktorin perfundimisht ne nje personazh qe perveç vlerave te groteskut nuk i ka mbetur gje tjeter.
Ore “rebel”,nuk e ke kuptuar qe Doktori eshte “shakaxhiu i perparimit”???
Ai eshte aqe shume “i zgjuar” saqe para shume kohesh tallej me Edi Ramen qe komunikonte ne “Twiter”…
Ju kujtohet besoj kur zbardhte dhembet dhe thosh me ironi “ciu-ciu”…
Dhe tani,kur pa qe Edi Rama e q…,”shpiku” “Facebook”-un ? dhe si ai cobani qe kur fjeti per here te pare me gruan nuk donte te shkonte perseri ne mal tek bagetia,edhe Saliu eshte futur ne FB e nuk del prej andej…
Po te kishte kulturen dhe gojen hale te Saliut,Edi Rama do duhej t`i thoshte :
“Sali,kam degjuar qe rri gjithe diten i Futur ne B…(FB),eshte e vertete???” ?
Lum ata qe i kap Antena!!!!
Mero,te lutem zevendesoje disa dite KUNATIN me GJIGANDIN e PD-se Eduard Halimin se nuk duroj dot sa ta shohe nenkryetar te partise.Me vepra oratorie ai del gjthemon “Si krrici para gomarit” dhe i vlene ideologjise primitive te partise.