Kunati heton alarmin fallco për bombë në Bashki

31 Janar 2014, 19:47Antena TEMA

Alarmi fallco për bombë në Bashki ka ngatërruar shumë ujërat në punët e Kunatit. Disa letra anonime e kishin njoftuar Kunatin se Luli mbyllej në zyrë me dikë çdo të premte në orën 10:30 dhe nuk lejonte njeri të hynte as në paradhomë. Kunati, i cili kontrollon çdo gjë të Lulit, u shqetësua shumë. Më në fund Luli po bënte një gjë pa leje të tij dhe kjo ishte shumë shqetësuese.

Dyshimi i parë ishte nëse Luli kishte ndonjë lidhje ilegale dhe donte t’ia fshehte Kunatit për arsye që kuptohen. Çfarë nuk kishte dëgjuar për këtë lidhjen. Deri dhe thashetheme nga parukierja e lagjes, ku njëra, që hiqej sikur kish lidhje me Lulin, tregonte sa i shqetësuar ishte ai nga Doktori.

Edhe disa femra nga stafi i Lulit ishin bërë kurioze për këtë çështje, por s’kishin fiksuar gjë tamam.

Kunati vetë nuk donte t’i binte në sy për këtë çështje, por ishte vigjilent të merrte vesh kush ishte kjo femër, që ai kishte lidhje.

Fakti që thoshin e takon çdo të premte në orën 10:30 në zyrë, e intrigoi shumë.

Sot vendosi ta verifikonte vetë. Shkoi qysh në orën dhjetë në paradhomë, por sekretarja i tha që Luli ka një takim dhe nuk do ta shqetësojë njeri.

Kunatit i hipi gjaku në kokë. Po i verifikoheshin gjithë thashethemet. D.m.th ai me dikë takohej në orën 10:30 çdo të premte.

Vendosi të vepronte.

Rrugëzgjidhja më e shkurtër ishte të lajmëroje zjarrfikëset e të thoshe ka rënë zjarr tek zyra e Lulit… E mendoi dhe një herë këtë skenë, por nuk i rezultonte me sukses, pasi mund të pyesnin dikë tjetër dhe i thoshin që është fallco. Atëherë rruga e vetme ishte tritoli. Të gjithë do ta besonin se në Bashki ishte vënë tritol. Aq më tepër në këtë klimë, ku të gjithë besojnë se të vënë tritol me gjithë mend.

Kështu veproi. Priti orën 10:30 dhe shkoi tek telefoni para Bashkisë. Vura dorën tek goja t’i deformohej zëri dhe njoftoi sallën operative se është vënë bombë në Bashki. Vetë u ngjit lart me qetësi.

Pas pesë minutash ia mbërriti policia dhe rrethoi Bashkinë. Dolën të gjithë jashtë. Kunati përpiqej të ishte i qetë dhe u jepte zemër njerëzve.

Qëndroi larg dhe u thoshte policëve të nxirrnin kryetarin nga zyra.

Policët hynë tek zyra e Lulit, e shpërthyen dhe për çudi ishte bosh.

Dolën jashtë dhe i thanë Kunatit se zyra ishte bosh.

Kunati u hutua shumë.

Pas pesë minutash merr Luli në telefon.

-Çfarë është kjo punë e tritolit, tha.

-Nuk e di, ndoshta provokim, i tha Kunati. Po ti ku je, se jemi bërë merak të gjithë?

-Unë jam tek Doktori, tha Luli. Çdo të premte më 10:30 kam takim me të, por nuk dua ta marrë vesh njeri.

-Qartë, e kuptova, tha Kunati.

-Si është puna e tritolit, tha Luli duke iu dridhur zëri.

-Jo mo, punë koti, alarm fallco do jetë, tha Kunati. Na e bën ky Edvini se do të mos në lërë rehat në Bashki.

-Ta denoncojmë, tha Luli. Thuaj Aldos të dalë ta denoncojë. Gjendet patjetër nga zëri i telefonuesit.

-Unë them mos ta ngacmojmë këtë punë se këta janë manipulatorë, do thonë e keni bërë vetë, tha Kunati. Rëndësi ka që ti je mirë.

4 komente në “Kunati heton alarmin fallco për bombë në Bashki”

    1. Shkolla 8 vjecare 8 Marsi says:

      O Erion Kunati,
      Dil nje here nga lagja e vjeter,
      nga Shkolla 8 Marsi se kom nji muhabet ?

      http://goo.gl/BTsXL6

  1. Nocja says:

    Do ket von per te mor ne telefon ate tipin e Big Brodherit 1, ErVisin qe puno ne bashki se ma zun syt tek lajmi i top canelit qe shte aty verdall dhe qeshte sikur ta dite qe ishte alarm fallco

  2. Il re says:

    Bashkia e Terhones mer vlla qe kunoti po e drejto,
    Nje qytet qe krenohet me monumentet e saj te kultures, nje selvi dhe varri Bomit nje homoseksual ky qe u vra duke mbrojtur dylin e vet. Nje terhon qe sic thoshte Noli madh mban ere qenef rrugicave te saj.
    Ku kunoti Bo mire me marr nje bidon boze a salepi se per gje tjeter nuk eahte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje