Kunati, konsultë me Jozin për kërcënimin e Frrokut

1 Shkurt 2014, 20:00Antena TEMA

Kunati kishte sot një ditë të bezdisshme pune, pasi duhet të priste Jozin ta sqaronte se PD do ishte në krah të saj për kërcënimin me jetë që kishte marrë. Edhe pse Luli me Jozin nuk i kanë të mira raportet, Kunati vendosi ta bëjë këtë takim për hir të unitetit në parti.

Për të qenë më i përgatitur në takim, kërkoi nga sekretarja e Lulit të nxirrte deklaratat më të forta të Jozit në vite dhe t’i krahasonte me deklaratën që e kërcënonte me jetë.

Sekretarja ia përgatiti dosjen dhe ia vuri përpara.

Kunati i hodhi një sy mesazhit kërcënues të Frrokut. Në fjalinë e fundit ai i kishte thënë qartazi kërcënimin e tij duke theksuar se nuk merret me gra të përdorura.

Kur Jozi hyri në zyrë, Kunati po studionte kërcënimin ndaj saj.

-Ha mar, a po e shef çka më ka thanë, i tha Jozi.

-Po e shof, i tha Kunati, po si t’ia shpjegojmë më qartë publikut se është kërcënim për jetën.

-Po çka ka nevojë me ua shpjegu ma qartë, tha Jozi. Ai e ka thënë shumë qartë kur ka thanë s’merrem me gra të përdorura. Gruaja o asht e përdorur, o nuk ekziston. Ai don të mos ekzistojë.

-Ah, po, shumë e qartë, tha Kunati. Tani do merremi me këtë punë dhe do t’i bëjmë copë. Më ka përgatitur dhe sekretarja disa deklarata të tua të forta, që tregojnë diferencën që kemi ne si politikanë me ata të tjerët.

-Ç’ka janë ato deklarata mar, pyeti Jozi.

-Nuk e di, ja t’i lexojmë bashkë, i tha Kunati dhe filloi.

Hapi deklaratën e parë. Jozi në studio të TVSH. E pyesin për mendimin e saj për kundërshtarët politikë Ruçi dhe Gjinushi.

-Veç një faj ka Sali Berisha, që s’u ka futë një plumb ballit, thotë Jozi.

Kunati e shikon i tronditur.

-Çfarë ka mar që u trondite, i tha Jozi, e kanë meritu. Ne jena parti e së vërtetës. Ç’ka kemi, e themi hapur. S’ka kurrfarë kërcënimi këtu. Asht në kohën e shkuar.

-Dakord, tha Kunati dhe vazhdoi më tej. Deklaratë e Jozit për Bamir Topin: “Ai asht një horr dhe jo vetëm një horr bulevardi”…

-Ça ka mar burrë që hutohesh, i tha Jozi, s’ka kurrfarë gjaje, veç kam thanë të vërtetën.

-Dakord, i tha Kunati dhe vazhdoi më tej: “Ina Rama është një ashtu bulevardi”.

-Çfarë ka mar zotëri, i tha Jozi. E ka thanë Doktori lavire bulevardi dhe unë kam tregu kujdes si femën, kam thënë “ashtu” bulevardi. S’ka kurrfarë kërcënimi këtu veç kam thënë të vërtetën.

-Dakord, i tha Kunati dhe vazhdoi më tej. Jozi për Edi Ramën: “Ky i drogum i sëmurë psiqik, që ka rrahur gratë e veta, që ka rrahur nënën e vet…”.

-Çfarë ka mar këtu, i tha Jozi, veç kam denoncu dhunën e tij mbi gratë…

-Dakord, i tha Kunati, nuk po vazhdojmë më tej, por do nxjerrim dikë të flasë në emër të grave… ndoshta nxjerrim Mesilën të të mbrojë në emër të grave parlamentare. Është e vetmja që ka qenë e ashpër kundër akteve të dhunës në partinë tonë. Ka kërcënu se do t’i vari tek palma të gjithë ata që guxojnë të ngrenë dorën kundër Doktorit në bulevard.

-Me thanë të drejtën nuk du me më mbrojtë Mesila, i tha Jozi. Më mirë me më sha Marku, se sa me më mbrojtë Mesila.

-Po çfarë të bëjmë se nuk ka shumë njerëz të gatshëm të të dalin në krah në këto momente, i tha Kunati. Ai të ka kërcënu shumë rëndë, është kërcënimi më i rëndë që mund t’i bëhet një gruaje, duke refuzuar të merret me të. Është racizëm, është përbuzje, është vrasje, bile më keq se vrasja.

-Ke të drejtë, i tha Jozi, por du me më mbrojtë vetë Luli.

-Po pse pikërisht Luli, i tha Kunati.

-Se ai po përpiqet me shpëtu pa u përdorë dhe don me na qitë prej lojet ne si të përdoruna. Ai asht’ më i keq se Frroku, tha Jozi e tërbuar.

3 komente në “Kunati, konsultë me Jozin për kërcënimin e Frrokut”

  1. ZHOZI says:

    Hajd mer se keni me shkue dhe ju per lesh.
    http://goo.gl/THCVnp

  2. mico says:

    Tu kojtojm ksaj opozite se bemat esaj nuk ilajen jo nje lume ivetem por ,edhe te gjitha te behen bashek

    Nje. Koment per te njejten tem shkruajta tek ”koha jon” ose me saket ”koha e sales”dhe nuk e botuan

  3. ira says:

    Ok, Jozi dihet se kush eshte, arroganca dhe mekatet e saj, por mos i dilni shume ne mbrojtje M. Frrokut. Nuk eshte veprim i miremenduar nga ana e kujtdo. Rilindjes nuk i duhet as Mark Froku dhe askush si ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje