Me gjithë hallet e mëdha që e kanë zënë sidomos pas aktivizimit të fortë të Dhëndrit, Kunatit iu desh të kujdesej dhe për axhendën e Jarit në SHBA, të cilin e mori Fatmiri me vete tek Mëngjesi i Lutjeve.
Pas Mëngjesit të Lutjeve, Jari vendosi të rrijë dhe ndonjë javë sa të mbledhë veten nga rruga dhe për këtë iu desh të bisedojë për një axhendë të plotë të tij.
Foli fillimisht me Fatmirin se çfarë mbulonte ai.
-Unë marr përsipër ta fus tek Mëngjesi i Lutjeve, tha Fatmiri. Fola me Dagun, në rregull është puna. Aty një vakt e ka të hequr se të japin një mëngjes me çaj ata. Për drekë ka mundësi ta heqim pa lek se bëjnë një pritje dhe mund të marrësh ndonjë gjë nga bufeja. Problemi është se Jari nuk lëviz dot shumë, por ia mbush unë një pjatë dhe ia çoj.
-Ok, shumë mirë, e hoqëm një ditë, tha Kunati. Për darkë rregullohuni aty në hotel.
-S’ka problem se është njëri që do të më takojë mua dhe na e heq ai darkën, i tha Fatmiri. Vetëm dua të pyes a e ka hotelin me mëngjes për ditën tjetër. Se në SHBA nuk janë gjithë hotelet me mëngjes. Nuk di a e di këtë?
-E di, e di, i tha Kunati. Dhe po nuk është, le të porosisë një mëngjes vetë. Tani na mbetet të bëjmë axhendën deri të dielën.
-Po dhe drekën mund t’ia jap unë të nesërmen, tha Fatmiri, se do vijë një miku im nga Teksasi dhe ai ka qejf të japë një drekë. Pastaj do shkojmë dhe në një dyqan aty afër se do blej ca gjëra, i blejmë dhe ndonjë gjë atij.
-Ok, shumë mirë, i tha Kunati. Atëherë na ngelet bosh e enjtja në drekë.
-E rregulloj unë, tha Fatmiri, e çojmë në Nju Jork se aty kemi katër restorante që na kanë ftuar. Njëri është në Manhaten, e ka një shqiptar këtej nga Kukësi, është burrë i mirë. E çojmë aty.
-Ok, e hoqëm dhe një, tha Kunati.
-Në darkë e çojmë me ata të Vatrës, është një restorant i thjeshtë shqiptar aty në Bronks, nuk është shtrenjtë. Darka është pastaj, lehtë do hanë këta.
-Ok, shumë mirë dhe kjo, tha Kunati.
-Të premte në drekë e çojmë në një restorant, janë ca shqiptarë të Malit të Zi, e kanë restorant të famshëm, i tha Fatmiri. Aty le të vijnë sa të duan se e kanë falas.
-Ok, u bë dhe kjo. Në darkë le të sajohet në hotel, tha Kunati.
-Jo, jo, se gjejmë një zgjidhje dhe për darkë, tha Fatmiri. Ftojmë dikë aty tek hoteli ku do rrimë.
Për të shtunën mos u bëj merak se do ta çojmë në Nju Xhersi. Hamë drekën aty tek një shqiptar që njoh unë, që më ka ardhur një herë për një punë, ia bëra dhe më tha të kam borxh një drekë. Pastaj mbasdite ikim për Miçigan. Aty kemi dy- tre vetë që na presin.
-Ah, më shpëtove nga një hall i madh, tha Kunati. Atëherë mbylle si të duash, të shtunë, të dielën në Miçigan. Të hënën duhet të kthehet.
-Pa merak, tha Fatmiri, se kujdesem unë për këtë punë.
-Dhe mos harro, tha Kunati, bëni dhe ndonjë lajm që jeni takuar me ndonjë njeri të rëndësishëm dhe ata janë të shqetësuar për reformat në Shqipëri që nuk po ecin si duhet.
-Po bëjini vetë ato o burrë, tha Fatmiri, dhe vini emrin tonë, se ne këtu na përgjojnë telefonin dhe duket sikur jemi joseriozë. Kur e bëni ju, themi që e kanë bërë pa na pyetur, s’ka problem.
-Mirë se e rregulloj unë, tha Kunati. Rrofsh për ndihmën.
99% e shoqatave shqiptare te krijuara ne Amerke jane te krijuar mga kosovare apo shqiptaret e Malit te zi .Ata vdesin per njecike kryetar .behen tre veta ,bejne nje shoqate i vene nje emer Patriotik e njeri eshte kryetar nje sekretar e njeri president,E tere kohen fryhen e vijne verdalle per tu dukur apo perfituar nanje lemoshe.Keto jane shoqatat e kryetaret e tyre ne Amerike.
Perse nuk merresh me sukseset e vizites se zotit Bujar Nishani ne USA,
por ben shakara pa kripe o Mero?
Nuk eshte dinjitoze nga nana jote kjo!
http://goo.gl/XLVwJC
doganierët Hajdutë, policët Barkdërra !
kërcet Kallashnikovi, pëlcet dinamiti !
xhihadistë në Siri !
Lazarati, Baba Mondi dhe Sam Tahiri !
kandidatëpër në Bashkimin Europian !PROUD TO BE ALBANIAN !Po ato klubet e “famshme” do t’i vizitojë…..!?
ti japin jarit te beje ndonje milkshake me ate doren qe i dridhet, ka per te dale me i mire se sa kur ishte banakier
i madh haha te bej milkshake me doren qe i dridhet, ai dhe gjyshi im 90 vjec e bejn te mire vetem lol
kamerier tek FLutura o zoteri, jo banakier. Ne fushate zgjedhore shperndante pica…
Kjo eshte karriere per t’u pasur zili
…ohoho. sa kam qesh…milkshake qe del ma i mire me doren qe i dridhet!!!…o cfare fantazie???…sofistikim i persosur i pergatitjes e milkshake…
…po lerini ne dispozicion edhe nonji masazhator se lodhet dhe nuk pergatitit milkshake per te gjithe…MEDI langaraqi dhe lypsari do na ngeli pa milkshake…dhe Shqypnia nuk pranohet ne Evrope…
Eh jari shkrete ka ngel n pike te hallit n dore t mir gerdecitp
Inshalla pra po gjen noj punë atje në restorantetet e diasporës, se i duhet kur të sosi presidentllëkun.
Jari jari. Po e priti gjithe qeveria amerikane…bjerini legenit ju ketu
O Jaro ca tu ne Amerike o babe.mengjez lutjesh kauresh, ik o bab anej nga arabet per haxh.hahaha
Juve talleni, por Presidenti ynë i nderuar, tall bythën me të gjithë neve…Bën turizëm me paratë e shtetit dhe gallatë me neve…
Jari qe ankuar se nuk kish pare. Ku i gjeti ?
a. I a dhe Edi
b. Firmosi faturat dhe i a kalon buxhetit
c Shet ca dekorata
d. Shet dekrete faljeje
e. Punon naten si kamarier ne baret e Nev Jorkut me pronare shqiptare Viktor Hoti
I nderuar z.Mero
Te jam shume mirnjohes per kenaqesine qe me jep leximi i shkrimeve te tua.
Do ti lutesha Zotit,qe te merje drejtimin e RTSH,sepse je i vetmi qe me ne fund ta besh nje TV dinjitoz per te gjithe bashkatdhetaret.
me respekt
Agroni