Kunati është vënë në alarm për çimkat që kanë depërtuar në grupin parlamentar dhe nxjerrin gjithë bisedat në gazeta.
Doktori ja tha këtë shqetësim Lulit dhe Luli thirri Kunatin për të marrë masat.
Puna e parë që duhej bërë ishte të krijohej lista e të dyshuarve që regjistrojnë bisedat.
Kunati u ul dhe mori në analizë gjithë grupin parlamentar, duke nisur nga Kryesia.
Më në fund arriti në një listë të zgjeruar që duhej hetuar. Në listë ishte Ritvan Bode, Genc Ruli, Genc Pollo, Mesila Doda, Dash Sula, Ed Halimi, Gent Strazimiri, Majlinda Bregu, Florian Mima, Kastriot Islami, Dashamir Shehi, Arben Imami, Astrit Patozi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Igli Cara dhe Eduard Selami.
Lista ju duk shumë e zgjeruar dhe vendosi ta konsultonte me Lulin emër për emër.
Kështu, filloi analiza. I pari i dyshuar ishte Ritvani. Luli u mendua pak, pa nga dritarja, kruajti pak ballin dhe i tha ta lërë, mos ta heq.
-Dyshoj se ky ka bërë ndonjë pisllëk, tha.
-Po Ruli, i tha Kunati?
-Ky është i dyshuar i përjetshëm për spiun, i tha. S’do guxonte njeri ta hiqte nga asnjë listë.
-Po Pollon?
-Ky për Doktorin e kishte bërë me qejf, tha Luli, por ka atë pazarin me Zenin për naftën e ngjyrosur, ndoshta se bën. Hiqe njeherë, se dhe mua më ka qëndruar mirë.
-Mesilën ta lëmë, tha Kunati?
-Po, po lere, i tha Luli.
-Këtë Dash Sulën?
-Ky ka shoqëri me atë çunin e Panoramës, por dyshoj që ja ka dhënë, se ai nuk mban mend aq gjatë. As të regjistrojë s’di. Hiqe më mirë.
-Po Ed Halimin me Strazimirin?
-Hiqi, hiqi tha Luli. Këta janë shembuj pozitiv që reagojnë. Doktori e kishte për ata që tallen me Doktorin. Këta pranojnë të tallet gjithë bota me ta, vetëm të mos tallen me Doktorin.
-Majlindën ta lë, tha Kunati?
-Atë lere. Kam një dyshim që ajo është e pakënaqur nga unë për shkak të Grigjës dhe mund t’i ketë shpëtuar goja gjëkundi.
-Ky Flor Mima?
-Jo, jo, hiqe atë. Përton ai të mbajë mend gjithë ato gjëra.
-Po Kaç Islamin?
-Kaçi se bën kurrë këtë për Doktorin. Hiqe.
-Dash Shehin?
-Këtë lëre, por s’besoj se ka fol ky. Ky më kollaj i thotë në televizor gjërat, se në kafe.
-Arben Imamin?
-Këtë lëre, se ky ka një inat me mua që nuk po e mbroj për këto tenderat e Sandrit. Dhe mund ta ketë bërë.
-Këtë Patozin?
-Patjetër lere, biles vëri dhe një kryq, se mund të jetë i dyshuari kryesor.
-Kjo Albana?
-Kam një dyshim dhe për këtë. Lere një herë.
-Po Flamurin, tha Kunati?
-Flamuri s’do ta bënte kurrë, tha Luli, por në këtë rast dyshoj se e di kush e ka bërë, po nuk tregon. Lere për presion një herë.
-Këtë Igli Carën po e lë, tha Kunati pa e pyetur shumë.
I fundit i erdhi radha Ed Selamit.
-Po këtë, tha Kunati?
-Ky ka qenë luajal, tha Basha, por është fejuar me një armike të partisë dhe duhet hetuar. Biles Doktori u bë shumë keq. “Na e morën kalanë nga brenda komunistët” tha.
-Mirë atëherë, tha Kunati. Unë po punoj me listën e shkurtuar tani. Kam një propozim. Po e gjetëm kush na spiunon, do ta bëjmë publike.
-Në asnjë mënyrë, i tha Luli. Kjo më duhet mua ta di, kujt i ka shkuar mendja veç meje ta bënim publik atë dialog. Se Irfani kishte dëgjuar thashetheme, po unë ja dhashë tamam. Kur e çoi ai në redaksi, i tha kryeredaktori e kemi. Tani duhet të gjejmë kush janë këta që mendojnë si unë dhe punojnë fshehtas.
” …Flamuri s’do ta bënte kurrë, tha Luli, por në këtë rast dyshoj se e di kush e ka bërë, po nuk tregon. Lere për presion një herë…”
http://goo.gl/vChQnx
Genc Ruli & Jozi!
“Pasuria është si uji i detit,
sa më shumë njeriu pi aq më i etur bëhet;
dhe e njëjta është e vërtetë për famën”.
E ka bo Sala vet. Ja ka thene te tera Skypionit.
Mos I caktoni me emra,por jau them kush mund ta beje;Nuk eshte malok,nuk e ka qejf Saliu nashti ose ne te kaluaren, nuk osht ngaterru me Zenin ose Giten.hahaha