Kunati merr në shqyrtim me Grigjën, reflektimin e Fevzos

14 Shkurt 2014, 20:28Antena TEMA

Një shkrim e Fevzos kundër Edi Ramës, i cili paskësh cituar në mënyrë spekulative Bernard Shoun, e nxiti Kunatin të thërrasë Grigjën dhe të rishqyrtojnë pozicionin ndaj Fevzos.

Thelbi i shkrimit të Fevzos ishte të mbronte të djathtët nga përcaktimi idiot që u kishte bërë Rama, duke keqcituar Bernard Shoun, dhe të nxirrte idenë se të djathtët nuk merren kurrë me akuza ndaj njëri- tjetrit, por me ide, kurse të majtët merren me akuza personale.

Grigja, e cila e priti me bezdi takimin, nuk denjoi ta lexonte shkrimin e Fevzos.

-Ma tha Tabaku që në mëngjes, i tha. Ma shpjegoi gjatë me sms, por kishte plot kundërsense. E kam parasysh çfarë ka dashur të thotë, por ka një varfëri stilistike, që nuk performon në të njëjtën kuant inteligjence me aksiometrinë e performancës së tij publike, që buron nga një virtualitet mediatik.

-Qartë, tha Kunati. Vetëm ma shpjego pak më thjeshtë, si të duket ty, Fevzo do të afrohet me ne apo e ka me hile?

-Unë mendoj se është vazhdim i një sulmi të strukturuar ndaj Doktorit, tha Grida. Ai ka bërë një përkufizim, i cili në thelb është i vërtetë, por i ilustruar me mjedisin politik të së djathtës, është i dobët dhe i paqëndrueshëm në koherencën e vet.

-Ma thuaj më qartë, i tha Kunati, ku është hileja.

-Hilja qëndron në faktin që ai thotë se të djathtët në Shqipëri nuk merren me sulme personale, por me ide. Dhe citon gjithë të djathtët, që Doktori i ka sulmuar personalisht. Pollon e ka quajtur spiun, Pollo e ka quajtur hajdut, Bamirin e ka quajtur horr, të lidhur me laviren e bulevardit, e ka quajtur hajdut, të lidhur me qarqe kriminale, Azemin e ka quajtur spiun të Sigurimit dhe UDB, Pashkon e ka quajtur spiun të grekëve… D.m.th dua të them se duke bërë sikur e mbron të djathtën në sytë e publikut, kërkon t’i ngulë thikën në shpinë Doktorit, që të fokusohen njerëzit tek akuzat e tij personale.

Të gjithë këtë e bën që media e majtë të rrijë t’i kujtojë Doktorit ç’i ka thënë Ramës, ç’i ka thënë Topit, ç’i ka thënë Azemit, ç’i ka thënë Pollos, ç’i ka thënë Selamit, “Jagos së demokracisë”, pra thjesht e ka thënë që të diskreditojë Doktorin.

-Kjo qenka serioze, tha Kunati. D.m.th ti si njeri i filozofisë nuk je dakord me atë që thotë Fevzo, se të djathtët merren me ide, të majtët me njerëz…?

-Shiko, ajo është një dëshirë për t’u dukur në lartësinë e parimeve, por e vërteta është se Bernard Shou nuk e ka thënë këtë. Vetë Fevzo ngul këmbë se Bernard Shou ka takuar një herë një nga gjyshërit e tij gjatë një udhëtimi transoqeanik dhe këtë ia paska thënë gjatë bisedave dhe ai gjyshi ia ka lënë të shkruar Fevziut si amanet për ta cituar. Por nuk është se është e vërtetë. Unë këmbëngul që e ka bërë për t’i ngulur thikën Doktorit pas shpine, që ta ekspozojë si njeri primitiv.

-Si t’ia thuash pak Lulit këtë, i tha Kunati, se ajo Tabaku e çmendi, i thotë na duhet Fevzo patjetër. Bile sot i kishte thënë ia ka bërë dhe autokritikë.

-Unë mendoj se është jashtë sferës së interesimit tim imediat të përcaktoj frekuencën e rezonimit politik të një analisti të zakonshëm në funksion të një valence të nivelit të lart politik, që në rastin konkret është një kandidat për kryeministër. E konsideroj aspak të dëmshme injorimin e kësaj situate…

-Nejse, më qartë e desha pak, tha Kunati, se do t’ia rekomandoj Lulit.

-Ça të them më qartë. Tabakut mund t’i duhet, Lulit jo. Më ka mua po ka nevojë për ide.

9 komente në “Kunati merr në shqyrtim me Grigjën, reflektimin e Fevzos”

  1. Hysen Shoshori says:

    Ne Shqiperine post-komuniste ky citat perkthehet:
    “Te “djathtet” merren me perdhunime verbale dhe “te majtet” i mbajne avazin ne parlament.

    http://goo.gl/xIrF6q

    P.S. “te djathtet” si Sali berisha jane me te majte se “te majtet” si Edi Rama ?

  2. MARKO says:

    Ty te ka per te te kenduar kulufruthin moj GRIGJE…

  3. detroit says:

    kete gocen [gridan] do ta marim ne mal partizone.

  4. Artur says:

    E ka msu jevgu ndertus me fol me fjal te mdhoja dhe te jet ne lartesin e duhur,sepse ai e ka pas gjithnje lart nivelin e vegles kur e mbante kte baxhellen te vendi i par i benzit.Esht thjesht nje baxhelle-budalle!

  5. Artan says:

    Nga ai nivel llumi qe vjen kjo grigjja-sallomi i shtremt,dhe ajo e kaluar e tmershme qe ka kalu kjo mjerane rrugesh,patjeter qe me ksisoj fjalesh flet para injorantve opinionist apo gazetar cfar jan,dhe kjo ju duket idh idh idh …

  6. Ardi says:

    Ne kushtet e pleksjes se maces me qenin ose ne rastin konkret te grigjes me kunatin ose noj tjeter,pjella e tyre do jet nje krijes me kohezion dhe alternim pidheror me ngjashmeri ndertimore dhe intelektualiteti te mirfillt qe rrjedh thjesht nga perversiteti amoral i provincjales me emrin e tmershem GRIGJA dhe mbiemrin SUMA SH-QINA,qe sic e shikoni ske nga ta kapesh se e gjitha esht e peshtir,nese e kap nga posht gonorreja te shkerdhen trupin dhe po ta kapesh nga lart nofullat e baxhelles te mberthejn e te shkerdhejn embrionet dhe qelizat e paimunizuara.
    O njerez kjo eshte PLEHRE more aman akoma nuk e keni mar vesh????

  7. Ben says:

    a komunista aaa. Sa ju nervozon Grida juveee. Se ajo ju vjen hakut. Prandaj e shani keshtu, tamam si talebane qe jeni.

  8. bato says:

    I ziu ti mor Ben qe nuk kupton se ke te besh me nje fejton! Paske kulture te manget , ndaj mos u fut fare ne keto lloj komentesh se del qe je trap.

  9. kolonjari says:

    Grida fluturon me presh ne b….Kujton se di shume por nuk di asgje.Plasi per nje karrike ne P.D.Siç duket i pelqen Lulushi!! Nuk mund te rrije pa nje dashnor te nivelit te larte.Vazhdo keshtu se do t’a gjesh edhe ti te sateme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje