Kunati ka nisur së fundmi fushatën e rekrutimeve të reja në parti. Në vëmendje të tij janë sidomos njerëz që kanë pasur një lidhje me PD, por për arsye të ndryshme nuk kanë qenë kurrë pranë saj.
Një prej tyre ishte së fundmi Dr. Shania, siç e thërret Kunati.
Sipas skemës që ka hartuar Kunati, aplikuesi duhet të ketë një rekomandues, një garantues dhe një objektiv të vetin.
Dr. Shania paraqiti si rekomandues Ba Ka Dillin, që mbulon zonën juglindore të PD-së. Si garantues të integritetit të tij politik dhe besnikërisë, Kaç Islamin, me të cilin ka punuar gjatë. Objektivin ia kishte shkruar Kunatit në një CV të tij.
Në ditën e aplikimit, Dr. Shania u paraqit në zyrën e Kunatit.
-Përse do të hysh në PD, e pyeti Kunati.
-Kam qenë muajin e parë që u themelua, i tha Dr. Shania, dhe ika. Kam 23 vjet ku s’kam vajtur e çfarë s’kam bërë, por më ka ngelë peng si nuk e provova një herë këtë PD si ishte. Jo për gjë, po e kam themeluar vetë.
-Shumë mirë, tha Kunati. Njerëz të tillë na duhen.
Më fol pak mbi objektivat e tua. Çfarë mund t’i ofrosh ti PD-së?
-Unë jam intelektual dhe kam një ndikim të caktuar mbi shoqërinë, i tha Dr. Shania. Por mendoj që në këtë rast kam bërë një studim të hollësishëm dhe mendoj se kam një ndikim mbi popullsinë ortodokse në Korçë. Po të jem i dërguar i PD-së në Korçë, sidomos në këtë pjesën Voskopojë- Vithkuq dhe në zonën ortodokse në qytet, kam ndikim.
-A i njeh këta të Kishës Ortodokse në Korçë, e pyeti Kunati.
-Nuk i njoh nga afër, por kam ndërmend të bëj një pagëzim dhe do njihem me ta, tha Dr. Shania.
-Shumë mirë, i tha Kunati. Kemi një boshllëk aty me këto lëvizjet e reja. Qenke dhe ekonomist dhe eliminojmë këtë Klanin e Ridvanit.
Aplikimi juaj pranohet. Për më tepër, do lidhemi kur të përfundoni angazhimet tuaja, i tha Kunati.
Pas kësaj, Dr. Shania u nis për në Korçë dhe së bashku me Ba Ka Dillin u paraqitën tek Mitropoliti i Korçës.
-Kemi ardhur për një pagëzim, i tha Ba Ka Dill.
-Mirëserdhët djemtë e perëndisë, i tha Mitropoliti. Ku e keni fëmijën?
-Jo, nuk kemi fëmijë, kam këtë shokun tim, i tha Ba Ka Dill. Do pagëzohet se tani e ndjen të nevojshme të ketë një lidhje me Perëndinë.
-Mirëserdhe bir i perëndisë, i tha Mitropoliti. Çfarë fatkeqësie të ka ndodhur që më në fund iu drejtove Zotit?
-Dua të hyj në PD imzot, i tha Dr. Shania. Por meqë do mbuloj ortodoksit e Korçës, thashë të pagëzohem dhe të kem dhe mbështetjen tuaj.
-Patjetër bir, i tha Mitropoliti. Por në këto raste ne duhet të dëgjojmë rrëfimin tënd dhe të bindemi se ke nevojë të pagëzohesh vërtet dhe t’ia dorëzosh vetën Jezu Krishtit.
-Patjetër imzot, i tha Dr. Shania, po vetëm të mos e dëgjojë njeri veç teje rrëfimin.
-Unë, ti, dhe perëndia biri im, i tha Mitropoliti.
-Po pastaj çfarë procedure ka, e pyeti Dr. Shania.
-Pas rrëfimit do zhvishesh lakuriq, do të veshim një përparëse të bardhë dhe do të fusim tek vaska e pagëzimit, i tha Mitropoliti.
-Si i bëhet imzot, i tha Dr. Shania, se kam ndërruar disa parti dhe në një prej tyre të kërkonin të ishe mysliman dhe unë jam bërë synet? A quhet pagëzimi?
-Kjo qenka e vështirë biri im, i tha Mitropoliti, por mund të marrësh një raport mjekësor të thuash që je bërë për arsye mjekësore.
-Mirë, i tha Dr. Shania. Do përpiqem të përgatis rrëfimin dhe të gjej raportin dhe do të vij.
Kështu Dr. Shania doli dhe takoi Ba Ka Dillin jashtë kishës.
-Më duhet të gjej një raport që jam bërë synet për arsye mjekësore, i tha Ba Ka Dillit.
-Po ti pse je bërë në fakt, i tha Ba Ka Dill.
-Po kur punova me Kaç Islamin, mendova se duhet të ishim synet për shkak të mbiemrit se ai shkërdhata nuk më tha që ishte vetë ateist, po më rrinte rëndë.
-Hajt se njoh unë një që ta ngjit prapë, i tha Ba Ka Dilli. Për një javë nuk kuptohesh.
Kunati, i cili po pret një përgjigje për aplikimin, i dërgoi një mesazh:
-Kur bëhesh gati me letra?
-Para 20 shkurtit jam gati, i tha Dr. Shania, sa të më ngjitet plaga.
MOS HARRONI;
TE GJITHE TE SHESHI NE 20 SHKURT.
TA HEDHIM QELBESIREN.
http://goo.gl/uvSMgT
Ore po kush eshte ky dr. Shania se qenka gallate fare ?
Berisha nuk shkeputet dot nga mendesite komuniste. Vetem ne Partine e babait te tij shpirteror te pranonin me tre rekomandime e garantues. Hajde rregull per koke te saliut, pedeja parti si ne kohen e miut.
Kane per te bere hajer vertete….
ja prit LULI se atje do jemi me 20 shkurt Mos u largo Thoji Doktorit te prese sa te bejme ca shuren
Qelbesiren domethene Saliun ?
ha ha ha behem gati sa te me ngjitet plaga..ha ha ha
Me tere mend – kush eshte ky Dr. Shania per ne qe nuk e njohim ?
Dritan SHANO, hahahahahahahahahhahaahhahah
Përveç dr. Shanias unë njoh një tjetër doktoreshe, e cila më tha se do të dali në protestën e salës më 20 shkurt. Një kolegia e vet, që ka qenë në një bankë me të në fakultetin e mjekësisë, i thotë: po ti moj budallaçkë, do tí shkosh salës prapa? ajo i përgjigjet: Po pse mos dal? Unë… Po dale, dale, i thotë kolegia, kur unë të shihja në televizor ditë për ditë në radhët e para të protestave të përditshme të Salës kundër Nanos, ti më pate thënë: Po pse mos dal, moj budallaçkë! Sala ma ka fut burrin në doganë dhe ai më sjell cdo javë nga 15-20 miljonë lekë në shtëpi… Pwrditë do të dal.
Po tani pse do të dalësh? e pyeti kolegia. Po do të dal, se këta m’i hoqën nga duart ato miljona…
Me habit ky shkrim ku indirekt del qellimi , sidomos kur dikush pagezohet. Te pagezohesh eshte lavderim dhe afrim me Zotin. Shoqerija jone prej vitesh e vitesh vuan pikerisht largimin nga Zoti prandaj kemi kaq shume mllef, percarrje, zili, thashetheme, mungese vellazerie mes shqiptaresh dhe vetem baltojme, shpifim dhe percajme pa fund. Prej kohesh problemi esht Kisha dhe kush pagezohet dhe zgjedh Zotin eshte “armiku”. Mos ngaterroni Zotin, kishen dhe procesin e pagezimit i cili eshte i shenjte per nje njeri, me luften e shmtuar politike qe vetem parimet nuk ka si qellim.