Kunati i kërkon Grigjës të bëjë publik “Manifestin” e saj për 20 Shkurtin

17 Shkurt 2014, 18:06Antena TEMA

Surpriza e Kunatit për 20 Shkurtin ishte Manifesti i Grigjës. Sipas planit që ishte bërë pas fillimit të spoteve publicitare të dielën, do të botohej “Manifesti” i Grigjës. Për të shmangur keqkuptimet me lexuesin, po e botojmë pothuajse të plotë sipas origjinalit.

 

Pjesë nga Manifesti

“Problemi nuk është aspak teorik: në Shqipëri politizimi përfundoi të perceptohet si një e keqe që “përmbyt” shoqërinë, edhe pse teoria sociale e sheh politikën si një bashkësi të nënrenditur ndaj saj. Kur flasim për “politizim” në kontekstin shqiptar, përgjithësisht nënkuptojmë problemin, dhe kur përmendim “depolitizimin”, mendojmë se po flasim për zgjidhjen. Kjo sepse politizimi u identifikua në thelb vetëm më militantizmin apo partizanizmin, dhe thuajse fare me politikën si alternativë zhvillimi.

Në fakt, nuk është kështu. Politika qëndron në zanafillë, në qendër, po aq sa në periferi të çdo shoqërie. Politizimi në thelb duhet të jetë shtysa për pjesëmarrjen e qytetarëve në “polis”, për ushtrimin e ndikimit të tyre në bërjen e politikës. Institucionet tona thellësisht të politizuara s’janë gjë tjetër veçse simptoma e depolitizimit ekstrem të qytetarit, e de-ideologjizimit të tij, e vdekjes së demokracisë brenda shpirtit të tij.

Një përkufizim praktik i demokracisë është ky: “demokracia është mundësia për të jetuar politikisht”. Nëse shqiptarët nuk jetojnë politikisht, demokracia nuk ekziston. Mund të kemi zgjedhje demokratike, institucione, ligje demokratike, një parlament demokratik, kontroll demokratik mbi forcat e armatosura dhe fare mirë mund të mos kemi demokraci. Thelbi qëndron tek qytetarët. A jetojnë ata politikisht? Nëse jo, nuk kemi demokraci. Nëse shqiptarëve nuk u lejohet të jetojnë politikisht, duhet të pyesim pse. Nëse atyre nuk u intereson të jetojnë politikisht, kemi më shumë se një problem. Në këtë rast, fenomeni përballë nesh është fundi i demokracisë. Ajo çka ka ndodhur fatkeqësisht është që më së shumti, shqiptarët kanë marrë pjesë në politikë, kanë marrë pjesë në mitingje, janë përdorur elektoralisht, por thuajse nuk kanë jetuar politikisht. Të jetosh politikisht do të thotë të kesh qartësi jo për ngjyrën e forcës politike, por për përmbajtjen e politikave që ajo ofron për të të rregulluar jetën. Dhe evitoj fort këtu të besoj që tashmë sigurimi i një vendi punë të pasigurt, kuptohet si rregullim i jetës.

Në veprën “Kritika e filozofisë së ligjit hegelian”, Karl Marksi përshkroi rënien e regjimit gjerman, përsëritjen e butë të përmbysjes katastrofike të anien regime të Francës, me fjalët: “Tragjedia përsëritet si farsë.” Përsëritja e kësaj fraze kohët e fundit në Kuvendin e Shqipërisë më bëri përshtypje. Për mua, një mënyrë për të perifrazuar Marksin është kjo: “Rrëzimi i një fasade të lyer, i një butaforie prej kartoni të presuar, nuk mund të krahasohet kurrë me shembjen e një ndërtese reale prej tullash dhe guri”. Referenca ndaj Marksit u bë nga Kryeministri i Shqipërisë, njeriu i cili ka shumëçka të bëjë me Marksin, shembjet, farsën, lyerjet dhe fasadat. Sipas së njëjtës logjikë, rënia e një qeverisjeje fasadë, të bazuar mbi imazhin, seminaret qeveritare dhe spektaklin institucional, ku shqiptarët duhet të vrapojnë që të bien në peshë, ku policët duhet të vihen në dietë, ndërsa doganierët duhet të lahen dhe të krihen, s’ka sesi të jetë tragjike.

Por, edhe pse rënia e aparencave -rënia në veçanti e kësaj aparencë, s’ka pse të shihet si fundi i botës, shumëçka na bën të mendojmë se situata ku jetojmë nuk është farsë. Ndryshimi i këtij realiteti s’është diçka për t’u marrë me të qeshur. Në thelb të tij, në thelb të aparencave qesharake, fanfaronadave qeveritare, operacioneve pafundësisht të marrëzishme, në thelb të mjerimit social, politik, ekonomik dhe njerëzor, qëndrojnë fenomene dhe çështje shoqërore të rangut të lartë, drejt të cilave duhet të lëvizim me vullnetin dhe këmbënguljen për t’i zgjidhur.

Vëllai binjak i institucioneve tona të superpolitizuara është qytetari i defaktorizuar si individ, i shkëputur nga partishmëria ideologjike, i larguar nga vetë-organizimi në grupe funksionale interesi, i mënjanuar nga protesta dhe i shndërruar në spiun të atyre që protestojnë, i transformuar nga qytetar në një “investitor” të madh, të vogël, apo të mesëm, i makinerive elektorale të sotme, në pritje të “dividendëve” prej pushtetit të nesërm. Kësisoj, në sfondin e magjisë boshe të spektaklit politik të politikës si spektakël zhvillohet një operacion i paskrupullt antinjerëzor, në fund të të cilit gjithçka u është marrë atyre që tashmë s’kanë asgjë për të dhënë.

Asgjë nuk mund të pritet nga një qytetar që dhunohet në këtë mënyrë; sepse kjo lloj politike nuk është më as politikë, as qeverisje, as biznes -por një farsë e politikës së shndërruar në biznes, një spektakël i biznesit politik, ku biznesi trajtohet si një lopë për t’u mjelë, ku qytetari shndërrohet në një spektator i baticës mediatike, në një publik të papunë që paguhet me orë për të duartrokitur në televizion, në një student që “rimbursohet” 2,000 lekë të për të votuar, në një të ri që punon në call-center për 150 dollarë në muaj dhe të cilit i bëjnë punë 20 dollarë më shumë në xhep.

Goditja e protestës, përpjekja për delegjitimimin e çdolloj proteste, me çfarëdo mjeti dhe me çfarëdo mënyre, është pikërisht ajo që duket: autoritarizëm. Survejimi, sa diletantesk, aq edhe grotesk që u bëhet liderëve të protestave, është pikërisht ajo që duket: simptomë e pseudoshtetit policor.

Trajtat dhe përmasat që shpërfaq depolitizimi i shqiptarëve janë shqetësuese. Në optikën time, depolitizimi është kufizim. Jemi realisht tejet të kufizuar në ndërveprimin social: ndërveprojmë thjesht dhe vetëm si hallexhinj, si të papunë, si punëkërkues, si emigrantë… Në Shqipëri dritarja sociale, hapësira përmes së cilës individi ndërfaqet me shoqërinë, zvogëlohet përherë e më shumë. Hapësira e dritës ngushtohet, jeta politike përthahet, dritaret mbyllen, protesta shuhet, sepse thjesht nuk ke më arsye të protestosh. Jo sepse Shqipëria nuk ka probleme; por sepse kjo s’është më problemi yt. Nëse më thoni se nuk është aspak e jashtëzakonshme të jesh thjesht një i papunë, përsa kohë nuk ke gjetur asnjë punë, apo thjesht një biznesmen i suksesshëm përsa kohë punët të ecin mbroth, do të përgjigjesha: “Nuk është aspak e jashtëzakonshme, por është jashtëzakonisht keq! E keqja është se gjithçka mbaron këtu”.

Të qenit qytetar është para së gjithash një konstrukt shoqëror, përditshmëria e të cilit, të paktën në teori, do të duhet të informohej nga paradigmat ideologjike të vlerave liberale, social-liberale dhe humaniste: të paktën teorikisht, qytetaria do të duhej të mbështetej mbi vlerat dhe vetitë “qytetare” të cilat u flasin sa lirive personale, sa të drejtave dhe lirive ekonomike, ashtu edhe interesit “publik”, “politikës”, “polisit”.”

21 komente në “Kunati i kërkon Grigjës të bëjë publik “Manifestin” e saj për 20 Shkurtin”

  1. favelas bidonvil says:

    Eshte rrote me rrote me jozin per nga zgjuarsia.

    1. aba says:

      keta te mbaruar jane te gjthe sdine cte bejne tani se qeveria po punon mire dhe dalin e bejne protesa pa lidhje fare

      1. Grida Suma 4 President says:

        Aha ha ha ha
        ahaha hahahaha.
        Grida Suma per President
        http://goo.gl/CD5Xwk

    2. pellazg says:

      Kjo eshte per kaluç. Per kete ja merr Xhozit..

  2. LORA says:

    Duket te jete nje mish-mash tipik i kuzhines se agjenturizmit serbomadh.Kuptohet lehte qe investimi eshte fokusuar tek e paskrupullta,pa limit.Pra shpresat e medha,te agjentures serbe,paskan fokusuar grigjen,,,,,,nuk kane me pritmeri nga lul-kusaro-krimineli.
    Grigja eshte interpretja me e pershtatme e stafetes se bandes se “trustit te geshtenjave”.TUNG.

  3. aba says:

    mos ja fusni kot ore se kjo grida flet ne ajer le per te deshiruar

  4. per says:

    pirdh o prift ne prill, pirdh…

  5. Ardi says:

    Demokracia eshte mundesia per te jetuar pidherisht ti moj Grigja qe kush ka nevoj per moralin tend.Po ti je krijesa qe vetem moral nuk njef,e di mir ti ne sa shtreter je futur moj e perdal.Ty qe te jan be shalet hark nga tej hapja.Moj pise e ndyr qe ske len sedilje benci pa shqep e shkerdhy. Moj katunare qe erdhe nga durrsi dhe kape burecin e ndyr qe ke ne krah dhe te perkrah edhe kur ti qihesh.Jepi moj ndyrsir jepi se do vij nje dit qe do te dali per gabzheri vegla e jevgut dhe pasusve te jevgut.

    1. ivani imadh says:

      po pse shqetesohesh ajo e ka gjetur sdo te perziet me race tjeter jevgu me jevgen do te shkoje.. A se shekon si flet dhe si ulerin si jevge e perdale .Si thone kot kur u ngop jevgu leu dhe menderen me kos dhe puna e kesaj jevge moderne te arsimuar me leket e dengjeve te gabit e ndimuar nga jevu i ndertimit sy topi.

  6. Artan says:

    Si thua moj debile …ndertese reale prej tullash dhe guri…sa mir i njef ndertesat reale ti, atehere kur ndertoje me land jevgun.Hahaha moj baxhell cfar i ke punu gruve e tullave ti,ato skan goj me fol,po cje qir neper tulla e beton ti.Ke hap shalet e shemtuta dhe te ndyra qe ke me kembet si sallom i shtremt.Oj katunare e ndyr kur o bone dhe ti qe ske dit ku me shku neper Tiron dhe u kape pas plakushit jevgjit me syt byth kavanozi. Veglen ja ke mbajt mir atij thon,kur ulerije neper zyren tende te rruga kavajes.Ulerije moj degjenerat qe nuk po e mar vesh ke qin ti aq shum qe ke kurajo dhe del rrugve. Ytt pleraxhije rrugesh.

  7. peshkatari says:

    shqiperia ka nevoie imediate per ligje dhe per zbatim te ligjit per njerezit kurse grita flet per te drejtat e qeneve

  8. Davidi says:

    T’emen ore, edhe e bukur edhe punetore

  9. Korabi says:

    Ore di ndonjeri per ca do protestojne keta, ca eshte kjo padrejtesi e madhe qe paska bere qeveria, se flasin poshte e larte per nje padrejtesi por nuk e kam kuptuar ku e kane fjalen?

  10. Freedom says:

    Hani pershesh ju edvinistat e budallallepsur..

  11. Rri shtrember po flas drejt ama says:

    Mero, mos na habit tani!
    Pasazhi i shkeputur nga kushedi c’punim i Grides eshte ekselent per nga abstragimi mbi shqiptarin si qenie sociale, packa se artikulimi le per te deshiruar (prandaj edhe eshte zgjedhur nga Antena te anekdotizohet e perqeshet ne kete pike).
    Ato cka thote cupa ne lidhje me mungesen e vetedijes politike/qytetare te shqiptarit jane 100% te verteta dhe nuk i luan as topi, fatkeqesisht.
    I vetmi moment, i duartrokitur e vleresuar meritueshem ka qene protesta kunder armeve kimike. Sjellje e paster dhe korrekte qytetare (ajme disi e nxituar, por ky eshte mendimi im personal fundja).
    Shumica absolute e shqiptareve, vecanerisht ne provinca dhe ne zonat rurale jane bageti. Aristoteli thoshte se njeriu dallon nga kafsha kur shnderrohet ne qenie politike (homo politicus), dhe kur nis e mendon per politiken, qe rrjedh nga polis – qytet, pra te jetosh me shqetesim per qytetin tend. Ateher ishin qytetet-shtetet, sot qyteti eshte gjithe vendi. Pra, qytetari i mire dhe i vertete nuk eshte ai qe mendon thjesht si te gjeje nje vend pune apo te beje dy lek, se punen so t e ke e neser jo, dhe ato dy leket harxhohen shpejt. Ndersa kur investon tek e ardhmja e atdheut, edhe punet krijohen e jane stabel, edhe pasurimi vjen. Ja keshtu u ndertua perendimi, Gjermania, Italia, Franca etj.
    Ja keto thote dhe Grida, ndonese me ate gjuhen e vet te komplikuar.
    Rrime shtrember, por te flasim drejt ama.

  12. Spartaku says:

    grigja nje perkthyese e shtrember e disa pacavureve te mediave sociale.Oh kjo grigja sa mire belbezoka.Haron kjo zoges se krevati do bythe te forta.Shume shpejte do te shohe qe llastiku do ti keputet nga perdorimi dhe atehre do te kerkoje gjetha fiku por eshte shkurte dhe..gjethet ane te thata fatkeqesishte.Bye zoges..bye.

  13. beso says:

    Kur orizi zjen shume nuk quhet Risotto,por pilaf….Ky shkrimi i kesaj gruas e ka pikenisjen e goditur mire,vec eshte tjerrur ne menyre qesharake.Une e di c’eshte “dividendi”,por kam frike se gjithe Kamxa City me ne krye Gjelal Mxiun s’e ka haberin.

  14. Qazim Sh says:

    Grida Duma apo Grigja eshte ne perroi psiqik. Ndaj lereni te lumtur ti zbertheje mbertheckat Profesor Pango si psikologu i saj personal se ai ia beri peshqesh PD kete debile

  15. tik says:

    Grida është vërtet komike, ngatërrohet me këmbët e veta!
    Edhe ato që i di nuk di ti tregojë dhe bëhet qesharake. Por ndoshta nuk ka faj, për të zënë vend në parti i fut ca fjalë pompoze dhe huton kunatin.

    Ku ishte Grida kur ndodhi 21 janari?

  16. muzapopullore says:

    Mendoj se Land Jevgu ka bere pune te paqme me te gjitha vrimat e Grigjes, por merita e vertete i shkon Irfan Birres i cili aplikoi stilin Kollodoku i Zetoristit Supercharge. Vetem se pati pasoja anesore… i ka keputur llastiku i llapes dhe se fut dot me brenda.

  17. Artsen says:

    Hahaha manifesti i baxhelles me emrin dhe mbiemrin e ndyr. E gjitha e peshtir esht.Dividentin ja rrujti ndertusit dhe e la rrugve kjo mostra.Tani po ja rrun dividentin katunarve te tjer qe ka kap,ca provincjal si puna e Naim Henrit…pun naresh dhe provincash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje