Kunati sqaron punën e kangjellave me Jarin

16 Shkurt 2014, 21:07Antena TEMA

Zhurma që u bë për kangjellat e Jarit e shqetësoi Kunatin. Më shqetësuse ishte interpretimi që Jari i hoqi kangjellat duke marrë shembull nga Rama. Ideja që Rama mund të bëhej shembull për Jarin e shqetësoi dhe vendosi ta hetojë vet këtë situatë. Në disa raste Jari ishte dëgjuar të thoshte “Do ta bëjmë si Rama, do ta bëjmë si Rama”.

Për të qenë më i sigurtë i shkoi vetë Jarit në zyrë dhe bisedoi rreth kësaj çështje.

-Si është kjo puna e kangjellave, i tha Kunati, se dhe Luli është pak i shqetësuar? Të paktën të na vije në dijeni.

-Nuk është asgjë, tha Jari. Unë po i shkurtoj pak dhe po pastroj një pjesë të tyre. Kishim ca lekë për të prishur, dhe në fakt nuk kishim ça të bënim. Presidencën e kemi lyer para gjashtë muajsh, vila lart sa u lye, pllakat janë të reja, dhe banjat i kemi ndryshuar. Unë kam vënë dhe ashensor. Nuk kishim ku të prishnim, thamë të ndërrojmë kangjellat.

-Po duket sikur imiton Ed Ramën, i tha Kunati, dhe Luli është i shqetësuar.

-Nuk është e vërtetë, tha Jari. Rama i hoqi fare vetëm se i kishte vënë Fatos Nano. Këto që po heq unë nuk i ka vënë Doktori, por ambasadori sovjetik që ka qenë këtu. Nuk ka paralelizma.

-Po ja, të kishe marrë një leje formale në bashki, i tha Kunati.

-Kemi konstatuar se amabsadori rus atëhere nuk ka marrë leje, tha Jari, dhe thjeshtë kemi vendosur ligjshmërinë duke i hequr.

-Mirë, do t’ia them Lulit këto, tha Kunati, se është i shqetësuar. Se ai ka dhe hallin e protestës së 20 shkurtit. Ka frikë se duke qenë pa kangjella dhe Presidenca dhe Kryeministria, ngatërrohen njerëzit dhe futen në të dyja.

-Pa merak, i tha Jari. Këtu nuk ka për të hyrë njeri, biles nga këtu do dalin kokat e protestës. Këtu kam organizuar shtabin e protestës. Njerëzit do t’i drejtojë Lezhja, i cili do rrijë në Presidencë, ndërsa Ylli Asllani do rrijë tek kangjellat dhe do t’i orientojë nga Kryeministria. I kemi marrë të gjitha masat. Nga prishja e kangjellave kemi menduar që në datën 20 të krijojmë një rrëmujë dhe gjithë hekurat e prerë të jenë në tokë. Kështu njerëzit do vijnë tek Presidenca, do marrin hekurat që janë në tokë dhe do t’i turren Kryeminstrisë.

-Tani jam i qartë, tha Kunati. Frika ime ishte vetëm se mos ishe frymëzuar nga Rama, se kishim dëgjuar sikur kishe thënë “Do ta bëjmë si Rama”.

-Po pra, tha Jari. I kemi prerë kangjellat që t’i përdorin demonstruesit. Për këtë kam thënë do ta bëjmë si Rama më 21 janar. Ai me bishta çadre, ne me bishta hekuri.

-Po pse s’na e thatë më parë këtë, po na e mbani sekret, pyeti Kunati i çuditur?

-Na ka porositur Doktori mos ta marrë vesh Luli, se trembet, tha Jari. Biles as ti mos ia thuaj.

6 komente në “Kunati sqaron punën e kangjellave me Jarin”

  1. Hektori says:

    he mor se na cane t… dhe lamia me gjithe shkrelin. pavaresisht kush eshte Jari nuk mund ti drejtohesh Presidentit sikur i flet shokut, per ca kangjella.Nuk kane as minimumin e etikes institucionale. E heqin edhe veten si shtetare. Shume vanitoze jane te dy…

    1. qerosi says:

      Po Berisha yt si i drejtohet kryeministrit të vendit n’parlament? Me etikën e shpellarëve.

  2. Davidi says:

    Epopeja e maskarenjve…

  3. Vermittler says:

    Nishani, Luli, Doktori, Lezhja, Asllani jane vetem ca bq qe duhet te prangoseshin sa me pare.

  4. Vec ne pret te futen vete mrena keta shpellaret e te tere
    Se Piktori ka pune me piturat, or mik; po un jom optimist qi dkan per tu fut
    Se e kan siguru gjykim te shpejtu dhe morin ene domshperblim si ramizi, nexhi, tosi
    Pse e dun Piktoreskun e zhyt deri ne fyt thu ti Shpellari& kope
    Aq i zhyt sa qan not e dit: êëë fajin e ka saliiiiiu!
    Po s’me kini pa akomo ju mu!
    Sepse un kom vu sherr me mortjen& Historine, ë,
    PRANDAJ. Po ju s’shifni gjo, deeeele! Se s’kon delet vizione!
    Une jom cun Tirone,
    artist
    E vizionar
    I papam Rilindakar!
    Kom me e bo Hatane, qe s’e kini pa
    Po do prisni ca e caaaaaa!
    Se gjonat e medha
    Dun gatitje jo shaka!

    Une i MAVijosmi, tha.

    Prit or mik, dalkadale po vjen Behari
    / prit gomor te mbije baaaar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje