Kunati po i ndjek me interes përpjekjet e qeverisë për hapjen e dosjeve. Puna e tij disamujore për të marrë nën kontroll partinë, ka hasur shumë pengesa, sidomos nga elementë konservatorë të lidhur me Doktorin, që nuk e shikojnë me sy të mirë punën e tij.
Shumë nga ata që nuk e honepsin dot, e shajnë në zë “bir komunisti”, “familje enveristësh”, etj. Kunati shumë herë bën sikur nuk i dëgjon, por ua mban vëth në vesh të gjithëve.
Pasi mësoi se qeveria po bën gati një ligj për dosjet, filloi të rishikojë dhe një herë gjithë listat e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar për të parë se si mund të përdorej ky ligj për të kontrolluar më lehtë partinë.
Së pari duhet të mësonte se kush e ka pasur listën e “bashkëpunëtorëve” të Sigurimit në parti.
Thirri Glorin si më i vjetër afër Doktorit për këto punë.
-Me sa di unë, e ka pasur Lezhja, i tha Glori. Sa herë Doktori nxehej me ndonjë person, merrte Lezhjen në telefon dhe i thoshte: “Ma shiko pak, është ky personi tek disku”. Lezhja bënte sikur e shikonte, por më shumë shikonte humorin e Doktorit. Kur e shikonte që i duhej të ishte aty, i thoshte ishte, kur e shikonte që Doktori e kishte pa të keq, i thoshte jo.
-D.m.th Lezhja e ka diskun e spiunëve, i tha Kunati.
-E sigurt, i tha Glori.
-Por ai duhet të na e lërë ne se i takon partisë, tha Kunati.
-Aha, s’e jep Doktori atë, tha Glori. Ndaj e ka çuar tek Nishani se ka diskun.
Atëherë Kunati vendosi të hyjë në zyrën ku rrinte Lezhja në PD, që nuk ishte hapur qysh atëherë. Hapi derën dhe hyri brenda. I hoqi hard-diskun kompjuterit dhe ia mori të dhënat në kompjuterin e tij.
Pastaj filloi ta lexonte me kujdes. Gjeti më në fund polder-in e ligjit për dosjet.
Një sërë udhëzimesh nga Doktori për emrat që duhet të prekte ligji qysh në vitin 1995. Pastaj korrespodenca me Doktorin, lista emrash, pastaj lista të Këshillit Kombëtar, ku shumë emra kishin nga një yll pas, që do të thoshte spiunë, etj.
I hodhi një sy me kujdes, kur i zuri syri Kaç islamin. Lezhja komunikonte me Doktorin se nuk kemi si ta fusim në ligj se nuk ka qenë asgjë deri në vitin 1990, ka qenë thjesht pedagog.
-S’ka problem, përgjigjej Doktori, të shtyhet afati deri më 31 mars 1991, të quhet që ishte komunizëm. Kështu e kap se ka qenë Ministër Arsimi i Fatos Nanos…
Kunatit i dukeshin si ëndrra ato. Atëherë ishte fëmijë dhe nuk i kuptonte këto gjëra. Mbante mend vetëm që babai vine i mërzitur në shtëpi qëkur rrëzuan monumentin e Enverit dhe shante këta demokratët si fashistë.
Pastaj po vazhdonte të gërmonte mes kompjuterit të Lezhës mos gjente ndonjë listë, por nuk po gjente.
I vetmi dokument ishte një shënim i Lezhjes për Doktorin.
“Listën që më dhe, e verifikova nga dy burime. Janë ashtu siç na duhen. Për siguri kontaktova dhe me njërin, që ka qenë shef i arkivës së Sigurimit të Shtetit. Quhet M. Goxhaj”.
-Nuk paska lënë asnjë listë, tha Kunati i dëshpëruar. I paska marrë me vete. Duhet gjetur kush është ky M. Goxhaj se ky i ditka të gjitha. Po ma gjetën këtë, na bën shumë punë.
-Është babi i Altinit, tha Glori, e ke kollaj. Këtij që është me ne këto kohë.
Kunatit i shkëlqeu fytyra.
-Tani e di unë ç’i bëj PD-së, tha me vete. Le të më thonë më djalë komunisti kur kalojnë në korridore.
po ky kunati kush eshte , Jamserb malltezi apo lul hollandezi ???
eshte kunati i i lulit..ai qe merrej(mbase dhe merret akoma) me plehrat..qe u hoqi kanocet romeve..komunistet e ndyre te katagorise te salit e te ketyre te tjereve e kane udhehequr shqiperine deri sot..keta alpidh goxhaj..luli e te tjeret jane pasardhesit e tyre qe po hecin sipas mesimeve te shokut sali..rrace zombish
Skypioni. Mira, ramy, elca, tana, majlinda
Ky eshte alpidh goxhaj. Eshte ai qe , pallonte fshesaxhiet e nates ne berat dhe mburrej se sa kopila kishte lene nga pas.
Veprimtarë të Sigurimit të Shtetit:
Sali Berisha – Penicilina
Jozefina Topalli – Dizenjatorja
Fahri Balliu – Ushtari
Qemal Sakajeva – Tigri
Prec Zogaj – Çiftelia
Astrit Patozi – Alfons Balshaj
Ekrem Spahia – Drita e kuqe
Ridvan Bode – Financjeri
Besnik Mustafai – Shkrimtari
Shaban Memia – Qukapiku
Nard Ndoka – Kronometri
Sokol Olldashi – Trendafili
Vili Minarolli – Profesori
Teodor Laco – Dragoi
Leonard Demi – Murrizi
Frrok Çupi – Llulla
Artan Hoxha – Notari
Genc Ruli – Stilolapsi
Jemin Gjana – I Vogli
Halit Shamata – Çanta
Remzi Lani – Holta
Blendi Fevziu – Korani
Armand Shkullaku – Bozhuri
OHO HO HO HO
OHOHO HO HO,
ME NE FUND SHQIPOT DO SHOHIN NJE DITE TE BARDHE:
http://goo.gl/C69F8k
epo domosdo qe doctori nuk e sheh me sy te mire..sespe edhe ai nje kelysh komunusti eshte dhe nje fukse i tyre asgje me shume,,,
“M.Goxhaj”?! Mero! Mos e ke llafin per E.Goxhaj”?