Pas sulmit të përsëritur të Doktorit për furgonat që nuk u lejohet të punojnë si taksi pa u licencuar, Kunati ka vendosur të hartojë një strategji për t’i përdorur ata për 20 Shkurtin.
Pasi u konsultua me Lulin për këtë çështje, vendosi të shpërndajë këtë udhëzim për pronarët e furgonave.
“Të dashur pronarë të furgonave!
Ajo që po ndodh me ju dhe biznesin tuaj, është një nga tragjeditë më të mëdha që ka pllakosur këtë vend pas ardhjes në pushtet të rilindasve që mashtruan shqiptarët dhe u morën mendtë 1 milion qytetarëve.
Partia Demokratike dhe unë personalisht e ndjej problemin tuaj, pasi kemi qenë shumë të lidhur me të. Ne ishim parti e njerëzve të thjeshtë, e atyre që shëtisnin me furgona, që hipnin si gjithë të tjerët në to, dhe e dimë fare mirë se çfarë drame është shkaktuar me ndalimin tuaj.
Të bindur se kjo dramë shkaktohet për interesa personale të rilindasve, ne jemi të vendosur t’i denoncojmë këto gjëra deri në fund.
Doktori ka të dhëna të sigurta se këto furgona bllokohen për interesa të Koços dhe Olsit. Argumentet e tij janë bindëse dhe të pakundërshtueshme. Siç më shpjegoi personalisht, për lejimin e këtyre furgonave është kujdesur i biri i tij, Shkëlzeni dhe Argita, dhe me një arsyetim të shëndoshë i bie që tani patjetër duhet t’i ketë dikush afër kryeministrit, ndryshe do t’ia linin si biznes atyre që i kishin.
Ky është një fakt i pakundërshtueshëm ndaj ju ftojmë t’i rezistojmë së bashku kësaj të keqeje.
Për këtë kemi dhe propozimin tonë, i cili besoj duhet të kthehet në kauzën tuaj.
Meqë ky sistem represiv nuk na lejon të paguajmë autobusa për të ardhur drejt Tiranës në miting, ne ju ftojmë ju në çdo qytet që jeni të mbushin më 20 shkurt furgonat plot me qytetarë që do shkojnë në protestë dhe të niseni drejt Tiranës. Nisja do të bëhet në autokolonë dhe do shoqërohet nga deputeti përkatës. Mbuloni targat me flamuj të PD-së dhe askush nuk ka për t’iu prekur. Me këtë rast, ju jo vetëm që shprehni urrejtjen tuaj për këtë pushtet të korruptuar, por i bëni dhe një shërbim të madh PD-së për të dalë me sukses nga ky aksion që ka nisur.
Nëse ky aksion del me sukses, ne ju ftojmë që të krijojmë një strukturë të fortë transporti për mitingjet, e cila do të funksionojë duke vënë në punë furgonat tuaja pa leje. Ne marrim përsipër t’u punësojmë si të paguar nga PD-ja dhe ju të merrni përsipër të mbushni furgonat me protestues sa herë që t’iu thërrasim.
Vetëm kështu të bashkuar mund t’u tregojmë vendin të gjithë atyre që duan të na heqin nga duart bizneset tona dhe të krijojnë monopolet e tyre”.
Me respekt, Lul Basha (DV. Kunati)
Me respekt, Lul Basha (DV. Kunati)
HA HA HA HA HA
http://goo.gl/FzkRdC
Jemi bere me huq. Sa hapim syte nuk pijme kafen por hapim Temen dhe lexojme antenen.Rrjeshti fundit,fantastik.
PD-ja eshte kthyer parti familjare, me kunatin kapedan. Kunati do të beje protesta hahaha.
Mos i nënvleftësoni…Mbas tyre është gjithë “llumpeni” shqiptar. Dhe me sa duket “ky” nuk është i vogël…fatkeqësisht!