Epope presidenciale

18 Shkurt 2014, 20:37Antena TEMA

Nga Fatmir Lamaj

 

Në kolltuk duke gërhitur,

Ëndrrat të shtyjnë në humnerë,

Kur shikon sa lart je ngritur,

President një ish- kapter.

 

Të kujtohen ato ditë,

Kur Shqipëria ish në zjarr,

Si servil e si zabit,

Hiqeshit si trim i marrë.

 

Në dorë mbaje dyfekun,

Derdhje lot për komandantin,

Sa shpejt kalove hendekun,

U bashkove me brigandin.

 

Për ty erdhën ditë të arta,

E çngjyrose biografinë,

U ngrite në poste të larta,

U bërë njësh me Salinë.

 

Fillove si deputet,

Pa shumë bujë nisi karriera,

Kur horri merr pushtet,

I duhen dhe kamariera.

 

Dalëngadalë pa bërë zë,

Duke ndenjur prapa gardhit,

Ngjite shkallët një nga një,

Nën kujdesin e të madhit.

 

Një ditë u bërë ministër,

Servilizmi s’të lë pa gjë,

Gjithmonë mbete nën kapistër,

Mbi Berishën nuk ka më.

 

Prisje njerëzit buzagaz,

Zbrazje torbat me premtime,

Fiku nuk bëhet dërrasë,

Gjilpëra është vetëm për arnime.

 

E një ditë na u sëmure,

Për ty u kujdes Saliu,

Si shërbëtor diktature

me para të përtëriu.

 

Prapë në zyrë me paterica,

Hip e zbrit ato shkallë,

Në trup të shkonin mornica,

Karriera ish në hall.

 

Kur ty të treti meraku,,

Për të ardhmen e tronditur,

mbërriti e mira te pragu,

Flamurin duke valëvitur.

 

Kish mbetur vendi vakant,

Në hijerëndën Presidencë,

Rrofsh e qofsh o komandant,

Për gjithë këtë xhentilesë.

 

Kapter të qeshi fytyra,

Për dhuratën qiellore,

Nuk harron Sali mynxyra,

Servilizmat shembullore.

 

Pa konsensus, dialog,

Ty të shpallën të parë,

Kur kufomën çoi në morg,

S’ka nevojë më për “Pazar”.

 

Me tam-tame e fanfara,

Në kolltuk presidencial,

Komandant me ty përpara,

Të na rrosh o shoku Salë!

 

Më të “madhin” në këtë vend,

Jam unë që të gradova,

Unë të bëra President,

Ty kapter nga Libohova.

 

Mos harro në këtë kolltuk,

Para teje isha Unë,

Por, ah… ca bazhibozukë,

Në ‘97-ën më përzunë.

 

Porositë që të kam dhënë,

Duhet përditë t’i kujtosh,

Se dhe natën pa hënë,

Të hedh si letër në kosh.

 

Nishani me lot në sy,

Mbytet në ngashërim,

Do të bindem vetëm Ty,

Ti je komandanti im.

 

S’ka ç’të duhet Kushtetuta,

Ti për të nuk do jesh rojë,

Ajo është bërë si prostituta,

Që e përdor kush të dojë.

 

Hajde pra, bëje detyrën,

Larg mbaje armiken frikë,

Kurrë mos e skuq fytyrën,

Kur bëhet ndonjë kritikë.

 

E u ndanë të përlotur,

Mjerë, mjerë Shqipëria,

Erë e rëndë, ambient i ndotur,

Mbi gjithçka vendos Salia.

 

Nishani kur merr nishan,

Ndonjë kukull të doktorit,

Për të qëlluar nuk ia mban,

Ka në fyt lakun e horrit.

 

Emërime brenda ditës,

Marrë në të errëta skuta,

Sfidë t’i bëjmë opozitës,

S’ka ç’na duhet Kushtetuta.

 

Ç’vlejnë syzet për një të verbër,

Po zhurmat e larta për shurdhin?

Kushtetuta një copë letër,

Alibi për të paudhin.

 

Në “konsultë” me doktorin,

E shumë arsye të tjera,

Emëron në kryeprokurorin,

Drejtësia lëngon në humnerë.

 

Vendosja e Visho Likës,

Në postin kryespiun,

Ish mendimi i Berishës,

Komandantit në furtunë.

 

Në tetor të ‘12-ës

Kur ishim në grevë urie,

Atje në fund të pusetës,

Nuk të mbeti pikë lavdie.

 

O i gjori çalaman,

Si zog i zënë në çark,

Zvarritja si qaraman,

Sa larg, të çoi larg.

 

Dërdëllisje pa pushim,

Se do mbroje vetëm ligjin,

Po harrove ti o “trim”

Se mbi kokë kish “maliqin”.

 

Ti na e dogje Lirakun,

Bashkë me një kryebandit,

Borxh na e keni gjakun,

Për çdo orë e për çdo ditë,

Deri sa të mbyllim sytë!…

 

Dritë e tij në errësirë,

Gjithmonë do të mbetet pishtar,

Do të trembë çdo egërsirë

Që tërheq kufomat zvarrë.

 

Besimi për ty u shemb,

Me Lirakun e përflakur,

Hija e tij do ju trembë,

Në kolltukun e përgjakur…

11 komente në “Epope presidenciale”

  1. Pelasgian says:

    pse eshte akoma ne ate post ??? Rama duhet ta trajtoje opoziten shume me keq se e trajtuan ata kur ishin ne pushtet . Te isha un ne vendin e tij do ti shkatrroja fare sepse jan te gjithe kriminel . Ne protesten e 20 shkurtit Rama te hakmerret , te urdheroje qe ti sharrojne me plumba saline dhe zagaret qe e rrethojne .

  2. enno derri says:

    shkrim leshi

    1. ivani imadh says:

      kjo poeme eshte per njeres e jo per dera qe tere diten duan te zhgryen ne batak si ti e kryederi jot me derin sakat ne presidence.Kjo eshte nje nga poemat me te goditura si kapteri behet president njelloj sic u be evgjiti mbret nuk ka asnje dallim.

  3. LexuesiTemes says:

    E Papapme!
    vargje te thjeshta po te forta per “kokrren e kapterit”

  4. MARKO says:

    Derri(Enno) do plumb:-thote populli, jo vargje.

  5. Endrit Tepelena says:

    Shume e shkurter…
    Duhej me e gjate…
    Po ku shkon mor trap me 200 strofa. Mendon ti se njerezit jane debila si ty te shpenzojne gjithe diten duke lexuar nje vjershe te nje samarxhiu.
    Vjershe mediokre…

  6. Devolliu says:

    Kapter vërtet, por kapter me musteqe.
    Idiot vërtet, por idiot me potencë
    Sakat vërtet, por sakat presidence
    Zvarranik vërtet, por zvarranik shpellari

  7. Gallata says:

    Është e kotë, shajmë e bërtasim…por “kapterin” dhe “reshterat” e Saliut, i kemi në zverk…dhe ata tallen me neve (!!!???)

  8. moisiu says:

    Komentet do te ishin teperta ,kujt nuk i pelqen le te mos e lexoje deri ne fund,une e kam lexuar dy here p.sh.!

    1. Ralfi says:

      Lexoje prape se , per debilat tek leximi I trete e kuptojne tamam

  9. zullumi says:

    vargje te thjeshta por te bukura shume domethenese kur drejtohet nga nje ulok menderisht si do drejtohet shqiperia nga europa.po nuk u zhduken keto funderina bashke me krye komunistin e vicidolit nuk do te kete perparim shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje