Publikimi i listës “Fullani” e tronditi jashtë mase Kunatin. Ai shumë nga ato emërime i dinte, por kur i pa të gjitha së bashku, e kapi një trishtim i madh.
Sapo mori në dorë Bashkinë, ai emëroi vajzën e tezes shefe kuadri që të bënte gjithë emërimet. Për këtë dhe e përgojuan mjaft, por ai nuk u tërhoq. Por kur pa listën “Fullani”, e kuptoi çfarë gabimi kishte bërë.
E thirri “Tezen”, siç i thërrasin në Bashki, të diskutonin për çështjen.
Sapo ajo hyri në zyrë, Kunati i vendosi përpara listën e Fullanit.
-A e shikon çdo të thotë të jesh shefe kuadri, i tha. Ja se ç’duhet të bësh. Më jep pak listën tënde, cilat janë lidhjet që ke përdorur ti për emërime?
-Po ja si të ta them, tha “Tezja”.
Morëm arkitektin e pallatit tënd në Vlorë, e bëmë shef urbanistike, pastaj morëm dy që kanë punuar tek Megatek-u meqë ishte firma jote, i futëm këtu tek Ujësjellës- Kanalizimet që të jenë më të qartë kur të blejnë tubat, pastaj mora atë kushëririn që kishim në fshat, e futa tek Policia Bashkiake, kemi pas dhe një krushk të dajës së mamasë, e futëm tek Gjelbërimi, një që ishte kushëriri i burrit vajzës së xhajës, e çuam tek Tatimet… tani s’më kujtohet tamam gjithë lista.
-Sa na ke telendisë kot, i tha Kunati. Kujt i plasi për njerëzit e fisit që me ke futur në punë. Ti mendon se ata të janë mirënjohës? Ata vetëm sa bëhen xheloz pse unë jam i pari këtu. Sa m’i ke sjellë nëpër këmbë kot. Shiko çfarë shefe kuadri ka ky, tha, dhe i hodhi listën para.
Tezja po e shikonte listën me vëmendje dhe shpjegimet përkatëse.
-Më vjen keq, i tha, ne nuk mund të krahasohemi me këtë. Ky ka hall ta rizgjedhin në parlament, ndaj bën nga këto ndere. Ne na ka zgjedhur populli, s’kemi pse ulim veten të marrim në punë fëmijët e këtyre. Më mirë i bëjmë nder popullit.
-Më vjen keq, i tha Kunati, por ti nuk qenke për këtë punë. Duhet të japësh dorëheqje dhe të zgjedh një vend tjetër pune këtu. Më rekomando ndonjë tjetër për në këtë vend.
-S’di ç’të them, i tha Tezja. Po e do ta bësh si Banka, merr kryesinë e PD, hiq këta që i kanë rregullu njerëzit tek Fullani dhe të tjerëve merru gjithë njerëzit.
-Ashtu do ta bëjmë, i tha Kunati.
-Kap një nga Pollo, një nga Ruli, një nga Imami… Jo, Imami kishte një tek Banka… Kap një nga Noka.
-Noka na ka sjellë dhjetë vetë, tha Kunati, por i ka për tek Pastrim- Gjelbërimi.
-Epo mirë, shiko merri dhe ndonjë emër Ed Halimit, i tha “Tezja”, se na ka qëndruar pranë.
-S’ka nevojë ai, tha Kunati, se punon me ata që janë në burgje.
-Po mirë, shiko mos ka ndonjë nevojë ky Ristani.
-Ai të bie vajza të vogla pa mbaruar shkollën, s’kemi ku i fusim, tha Kunati.
-Epo duhet dhe një nga Familja e Doktorit. Kë të marrim, se ai Kunatën e paska rregullu këtu, vajzën e ka në punë, djali po është me muaj mjalti… Kë të marrim nga ata?
-Është Luli nga Familja, tha Kunati, ça na duhen të tjerët. Puna është se paskemi humbur kohë kot duke futur në punë njerëz të fisit. Kushedi sa punë do kishim rregullu.
Ka regulluar dhe Flamur Gjymyshken ish drejtorin fukara te doganave se kishte ngel pa buke e lek dhe I duhet Nje vend Pune per te ushqyer femijet.
kush te pyet ty se nga je o sale, ti te pergjigjesh thjesht jo nuk di. bjeshket e largta kulla me frengji, kujtime femirije e ne rini. ti ike nga fshati ne tirane shkove, anetar partie u bere ti. shkolle te madhe bere, mjek u emerove, sekretar partie i devotshem dole. shpejt i ngjite shkallet sali tropojani, me mire te dal syri se te dali nami. miqesira zure, me njerez me peshe, qe nga sekretari te antari i thjeshte. erdhen kohe te tjera, gjerat u ndryshuan, po miqesite e vjetra , kurre nuk u harruan. as veset, as huqet, mbene ato te parat, shume dinakeri, e pak burreri. profesion kirurgu kishe ti me pare, çe do bisturia ty tu be hanxhar. vrave,preve, vodhe, sa gjete perpara, tani ben viktimen , o mendje e marre. po e ndjen humneren, ke nis rrokullisjen, ty tu harrofte emri, shembelltyre e bishes. shume kane hyre e dale nga kjo toke e lashte, po gjemen ja bene veç njerezit e trashe.