Kunatin e zuri papritur një hall i madh sot. Doktori ishte kompleksuar nga ikja e Janukoviçit dhe krahasimet që i bëhen në Shqipëri me të, dhe kërkoi urgjent nga Luli të mbahej një minutë heshtje për të vrarët në Ukrainë. Luli, i cili as nuk e kundërshtonte dhe as e sqaronte dot, thirri me urgjencë Kunatin si të dilnin nga situata.
-Ai kërkon të mbajmë zi për puçistët në Ukrainë, i tha Luli. Si t’ia bëjmë?
-Po do ta mbajmë, ç’do bëjmë, i tha Kunati.
-Kam shumë problem me grupin, tha Luli. Ed Halimi tha po u bë kjo, unë nuk flas më për 21 Janarin. Kam drejtuar Komisionin e Grushtit të Shtetit, si mund të mbaj heshtje tani për të vrarët që tentuan të shkelin rregulloren e bulevardit në Ukrainë.
-Po varja Ed Halimit se nuk çan kokë, harron dhe flet përsëri.
-Kam problem dhe me Strazimirin, tha Luli. Po u bë kjo, tha, dua të paktën Doktori të ma dijë për nder për atë që i bëra, se më duket sikur akoma më ka me sy të keq.
I thashë që Doktori nuk të ka me sy të keq, por ai nuk beson. Dua patjetër një gjest, thotë. Qoftë dhe sikur ta shikojë një herë Doktori në sy gjatë mbledhjes së grupit.
-Po mirë, ta shikojë dhe ai se s’u bë qameti.
-Nuk do, i kam thënë disa herë, po nuk e bën.
-Po mirë, t’i dërgojë një sms falenderimi.
-Nuk do, i kam thënë. I kam çuar për Vit të Ri, thotë, si gjithë të tjerëve.
-Po mirë, kur të propozohet kjo një minutë zi, Doktori të caktojë Gentin ta propozojë, që të mos ndihet keq.
-I thashë, po nuk pranon. Jo se ma lidhin me 21 Janarin, tha. Këta protestuesit tanë ishin vërtet puçistë dhe shkelën rregulloren e bulevardit, tha. Kurse ata ishin protestues tamam, me armë në dorë.
-Epo çfarë të them unë, tha Kunati. Këta të dy mos të vijnë në grup në atë moment.
-Kemi dhe problemin e Ed Palokës, tha Luli. Ai është i mërzitur dhe thotë se po krijojmë precedent të na dënojnë se unë desh lashë leshtë më 21 Janar në darkë, duke tentuar të vras Preçin dhe Avokatin.
-Hajt o burrë dhe ai ç’a mban mend. S’ia merr për ters njeri atë gjë. S’ka problem.
-Kemi problem dhe me këta të Gardës, tha Luli. Më ka dërguar një mesazh Ndrea, më thotë, “Shef, nuk mund të silleni kështu. Po merrni anën e atyre që ma nxinë syrin dhe desh na vranë”.
-Po unë e di që syrin ia ka nxirë roja i Doktorit, tha Kunati.
-Ai ia ka nxi, po tani Doktori e ka caktuar që ia nxinë puçistët dhe ai nuk ka si e kthen.
-Punë dreqi, tha Kunati. Ke ide përse i duhet kjo minutë zie këtij?
-Po ja, ka hall se duket sikur e ka toleruar drejtësia dhe duhet të përfundonte si Janukoviçi. Do patjetër të duket si fitues në çdo ngjarje historike, d.m.th të jetë në anën e fituesit.
-Unë mendoj se Janukoviçi s’ka dalë keq, tha Kunati. Shtëpinë nuk ia prishën. Vetëm fotografi i bënë. Përfytyro të hyjnë tek vila e Zenit njerëzit këtu ça i bëjnë. As prerësen e thonjve s’gjen dot më në shtëpi.
-Nuk e di, tha Luli. Jam në siklet.
-Po ti pse je në siklet, i tha Kunati.
-Po se mirë Doktori që bëhet me Julian, po unë që kam qenë ministër i Brendshëm s’e dredh dot. Atje e kanë arrestuar dhe atë.
-Mos ça kokë, i tha Kunati. Kaq gjë e dinë shqiptarët që t’i s’bën gjë pa pyetur Doktorin. S’ka paralelizëm me ty. Nuk ngjan me asnjë në botë.
Kunati ne hall kush do te mbaje zi per Berishen.
Pra Luli paska ndërmend të justifikohet me zbatimin e urdhërave. Ky është justifikimi më i dobët por ça s’pret nga këta debilë.
Megjithatë ma merr mendja se ligjet tona janë të paktën të qarta mbi detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit të brendshëm.
Duhet sqaruar, se vila e famshme e Janukoviçit, nuk është private, por vilë presidenciale shtetërore…ku banojnë kryetarët e shtetit të Ukrainës, si p.sh. Shtëpia e Bardhë në SHBA. Kjo “hollësi”, siç duket i ka “shpëtuar” propagandës perëndimore…
e mire i tha Lulka me qe smbajti ai nje minute zi per vrasjet tona ne 21 Janar po mbajme ne se u tregua i pa bese duke dit.ur qe ne kemi nje nene te perbashket Rusine dhe teze Serbine
Po u futen shqiptaret ne shtepi te shkedhenit do ta bejne si torta ne Tirane.Thirni kujtesen dhe qetesohuni te gjithe per kete.
Keta meritojne nje fund zvaraniku.Hajt per hajer.Spartaku.