Doktori ishte sërish në stres sot dhe donte medoemos që të lidhte veten me Timoshenkon dhe jo me Janukoviçin, me të cilin për dreq i koinçidon çdo gjë.
Edhe përpjekja e tij e fundit për të mbajtur zi në grup parlamentar për të vrarët në Ukrainë, nuk funksionoi, bile shkaktoi më shumë ilaritet.
Atëherë Luli i kërkoi Kunatit të gjenin një zgjidhje që Timoshenko, pasi doli nga burgu, të dukej sikur falenderonte Berishën.
Kunati i futi një të kërkuar në Google dhe më në fund e gjeti një lajm të dy viteve më parë, kur vajza e Timoshenkos i kishte dhënë dorën Berishës në një takim të Partive Popullore dhe Berisha kishte bërë një deklaratë, që ajo e kishte falenderuar për mbështetjen që i jep daljes së nënës së saj nga burgu.
Atëherë u vendos.
Kunati shpërndau lajmin me fotografi dhe zhduku kohën kur e ka thënë.
Kështu lajmi u postua në disa faqe online dhe Doktori sikur u qetësua.
Por edhe këtu filluan problemet.
Një gazetar e zbuloi se bëhej fjalë për një deklaratë të vjetër dhe lajmi u përgënjeshtrua.
Pas kësaj, Kunati po mendonte si ta modifikonte lajmin.
Versioni i parë ishte që të thuhet se vajza e Timoshenkos i ka telefonuar Gitës dhe i ka thënë ‘bëji të fala babit tënd nga mami im’. Për ta bërë më të besueshme, Kunati e sajoi sikur Gita i kishte ‘thënë babi im nuk merret me femra, por po ia përcjell të falat’. Pastaj, sipas Kunatit, Gita ia kishte përcjellë babit të falat dhe ky i fundit nga mallëngjimi, kishte postuar foton me vajzën e saj në internet.
E rishpërndau dhe këtë fabul, por nuk po ngjiste.
-Kalojmë tek versioni tjetër, tha. E bëjmë sikur vajza e Timoshenkos ka marrë Zenin në telefon dhe i ka thënë ‘përcilli babit tënd të falat e mamit për mbështetjen’…
Pastaj Kunati nuk dinte si ta vazhdonte dialogun me Zenin dhe pyeti Lulin.
-Zakonisht çfarë bën Zeni kur i thonë ‘bëji të fala babit’?
-I kërkon takim, tha Luli, dhe merr dhe çantën me vete.
-Këtë nuk kemi si e bëjmë, tha Kunati, por ta bëjmë sikur Zeni ka marrë një telefonatë nga vajza e Timoshenkos, por ai ishte në Maldive dhe nuk e dëgjoi mirë çfarë tha, ndaj Doktori postoi foton.
-Nuk e beson njeri, tha Luli, se ai paska lënë ish- gruan dhe fëmijët në aeroport, nuk i ka hapur telefonin, jo t’ia hapë vajzës së Timoshenkos.
-Atëherë nuk bëjmë dot lajm, tha Kunati. Dështuam. Kjo që sajuam nga ky lajmi i dy viteve më parë, nuk funksionon.
-Po mirë, tha Luli, lëre kështu të mjegullt, sikur Timoshenko ka folur me mua dhe më ka çuar fjalë të falenderoj Doktorin.
-Po sikur t’i thonë asaj ta konfirmojë lajmin, tha Kunati, çfarë të bëjmë?
-S’ka problem, i tha Luli, ajo i ka bërë like në Facebook Doktorit, dhe themi që kjo tregon admirimin që ka për Berishën.
HA HA HA HA HA
“… I kerkon takim Luli dhe merr edhe canten me vete ? ”
http://goo.gl/KpRdC0
o sa kam qesh….
Karagjoze te medhenj.Nuk ka ku shkon me shume karagjoslleku i ketyre njerezve,me Berishen ne krye.
I modh je Mero! Rrofte antena!
te lumte Z.Mero, gjithmone na e lehtseon diten, me lajmet e kunatit!