Doktori e zuri përsëri në befasi Kunatin. Kur ai mendoi se po shpëtonte nga kjo punë e furgonave, Doktori lajmëroi përsëri protestë të furgonave para parlamentit.
Ia paraqiti Lulit, në takimin që pati me të, shqetësimin se kjo gjë mund ta fusë në sherr me autobusët.
Luli tundi kokën si gjithnjë dhe i tha ‘ke të drejtë, por s’kemi ç’i bëjmë atij’.
Kështu të dy filluan të diskutojnë arsyet përse Doktorin e kishte kapur dashuria me furgonat.
-Ka hipur ndonjë herë në furgon ai, e pyeti Kunati, Lulin.
-Nuk besoj, tha Luli. Le që atë nuk e nxë furgoni se është i gjatë.
-Kemi shumë anëtarë të PD-së me furgona ne, pyeti prapë Kunati.
-S’e kam idenë, tha Luli, por nuk besoj, se ne i kemi pasur në punë shteti, s’e kanë pasur mendjem me ble furgona. Socialistë do jenë shumica.
-Po nga ta ketë këtë dashuri, tha Kunati, se na çmendi. Ne thamë se u harrua, ai na i çoi prapë në miting.
-Duhet të llogarisim forcat, tha Luli, se mund të na bëjnë antimiting autobusët dhe taksitë.
-Çfarë të llogarisim më parë, tha Kunati. Ai ka thënë që me 5 mijë vetë rrëzojmë qeverinë të enjten. Ku ka furgon që të vjen më në protestë.
-Po pse, ti kujton se janë shofera furgonash ata, tha Luli. Ata janë këta që janë heqë nga puna. Problemi është të gjejmë nja 20 furgona simbolikisht dhe dikë që të ngasë furgonat. Targat fallco do t’i gjejë Flamuri.
-D.m.th do jetë fallco, tha Kunati.
-Patjetër, i tha Luli. Thjesht duhet të bëjmë sikur nuk është PD-ja, por furgonat.
-Mirë, tha Kunati. Tani jam i qartë. Ne do bëjmë sikur jemi me furgonat, qeveria do bëjë sikur është me autobusët. Të shikojmë kush do fitojë.
-Lajmëro dhe Ridvanin, tha Luli, të jetë përsëri në protestë.
Kunati mori në telefon Ridvanin dhe i komunikoi lajmin.
-Të enjten do jemi përsëri në protestë. Ti je caktuar tek Rruga e Elbasanit. Kujdes se ne jemi me furgonat, por mund të ketë protestë dhe nga autobusët kundër nesh.
-Po ç’bëni kështu o byrazer se na shojtët fare, tha Ridvani. Do tallen dynjaja me ne, do tallen. Do thonë opozita është katandisur një furgon, qeveria një autobus. Nuk shkon bre byrazer, ça bëni kështu?
-Shkon, nuk shkon, kështu ka thënë Doktori, i tha Kunati.
-Po mirë o thuaj Doktorit. Po qe se mendon se kthehet në pushtet me furgona, vëmë Ekrem Spahinë kryetar të PD-së, se ai ka qenë shofer furgoni, ç’na duhet Luli.
Mbushni furgonat me MUT dhe cojani DOKTORIT se i duhen per te plehruar lulet tek PARTIA E SHQUPI-t!!
partizan ndyresirat i ka merak rama dhe partizaneet e enverit.jo me kote enveri ju ka mesuar te hani bare.ju edhe koqe hani per partin e lere mut.rama ja hengri ngjalen e metes e ti flet akoma.
o ari,veri nje k perpara emrit tend dhe je me regull
Partizanet hengren bare po ta liruan nenen dhe baben ty plere. Tu ofendua saliu ty lere dhe gjete ku te besh shembull. Puxhiu pulaxhiut
Furgonat kjoska levizëse ?
Rrnofte SALEH RAHMAN BERISHA, qe na e ktheu shqiperin ne nje stane plehrash!Po me Ekremin c´paten valle? Po Jozi, Gita, Zeni c´paten valle? ku jane? akoma me pushime? Ah te mjeret ne!
bar do hame dhe edin nuk e tradhetojme
shprehja me e forte asht veme ekrem spahine kr pd se I ka qene shofer furgoni,kjo vlen edhe per aaaaaaaaarin pa k perpara