Kunati angazhon Mulin për protestën e furgonave

28 Shkurt 2014, 21:20Antena TEMA

Protesta e furgonave ishte prova e parë e Kunatit për të filluar një lëvizje radikale në Tiranë. E mendoi gjatë se kë deputet duhet të përdorte, dhe më në fund arriti në përfundimin se duheshin hedhur në betejë ish- ministrat dhe njerëzit e afërt të tyre. Luli kishte merak sidomos Ridvanin dhe Flamurin.

Kunati i thirri dhe u dha detyrën se ku duhet të shkonin.

Në orën e caktuar, Ridvani dhe Flamuri u nisën në dalje të Tiranës për të pritur furgonat që vinin për në qendër.

Problemi i parë që kishte Flamuri, ishte se ku do të parkohej makina. Range Rover-i i Flamurit kushton 100 mijë euro dhe rrezikonte të dëmtohej.

Kur po afrohej tek turma e protestuesve, dikush thirri ‘po vjen ministri’ dhe turma rrethoi Range-n e Mulit. Flamuri e kuptoi rrezikun, hapi xhamin dhe ua bëri me shenjë që ishte ai. Turma u qetësua.

Flamuri zbriti dhe filloi të negociojë me policët t’i hapnin një vend për të parkuar.

-Makina bën 100 mijë euro, tha Flamuri, nuk mund ta lë këtu ku thoni ju.

-Nuk kam vend, ke ardhur vonë, i tha polici. Ridvani erdhi më parë dhe më tha makina ime bën 120 mijë euro, më gjej një vend të sigurt, dhe ia gjeta. Aty në krah parkoi dhe një furgon i Korçës, nuk ka më vende.

-Po mirë, shiko nga krahu tjetër, i tha Flamuri.

-Aty një vend ishte, e zuri Ed Halimi, tha. I bën 110 mijë euro makina, s’do ta lërë në mes të rrugës. Ia sigurova dhe i kam vënë një furgon Elbasani pas, që mos t’ia prekin.

-Mirë, tha Flamuri, po e fus dhe unë në krah të atij furgonit.

Kështu e parkoi Range-n dhe filloi protestën.

Në një moment, policia dha urdhër të prerë që asnjë furgon të mos nisej për Tiranë. Flamuri u nxeh dhe hipi tek furgoni i parë që ishte parkuar krah tij.

-Hapu, i tha shoferit, se do t’i jap vetë.

Ndezi furgonin, kontrolloi si përdoreshin marshet, provoi frenat dhe i dha mbrapsht. Në vend që ta fuste marshin tek vendi “mbrapsht”, e futi tek marshi i parë dhe i dha gaz fort duke goditur makinën e tij pasi frenat nuk e mbajtën asgjëkund.

-Mos, çfarë bëra, tha, prisha makinën 100 mijë euro. Ç’e ke këtë mut furgoni, i ulëriti shoferit nga Elbasani.

-Këtë kena vëllajo, i tha shoferi. Me këta na ke lënë 8 vjet. Erdhi ky i gjati po na e heq fare.

-Po rregulloja këto marshe se do hash kokën, i tha Flamuri. Shiko si i rashë unë makinës sime.

-Ça të rregulloj më parë unë o vëllai, i tha shoferi. Me këtë më gjete, me këtë më le.

I mërzitur nga aksidenti, Flamuri i dha prapa furgonit dhe me kujdes e nxori nga vendi ku ishte parkuar. Sapo u nis të çante gardhin e policisë, i doli marshi nga foleja dhe furgoni nuk ecte më.

Shoferët filluan të bërtisnin “ec, ec”, por Flamurit nuk i lëvizte nga vendi furgoni.

U afrua Ridvani për të parë çfarë kishte ndodhur.

Flamuri i shpjegoi skenën.

-Ç’më bëre bre byrazer, i tha Ridvani, se më ke zënë rrugën, nuk luaj dot tani. S’do rrimë gjithë ditën këtu tani se u bëmë gazi i botës.

-Eja ta shtyjmë pak furgonin, i tha Flamuri, dhe hapet rruga.

Kështu Ridvani me disa shoferë e shtynë furgonin, aq sa hapi rrugën për veturën e Ridvanit dhe Flamurit. Pas kësaj, ata të lehtësuar morën makinat e tyre të shtrenjta dhe ikën.

-E pagova shtrenjtë këtë protestë, tha Flamuri. Kur isha herën e parë në opozitë, i bënim protesta të tilla me 10 mijë lekë. Sot më shkoi dhjetë mijë euro dëm vetëm tek makina.

2 komente në “Kunati angazhon Mulin për protestën e furgonave”

  1. Hasoni i grave says:

    1 pytje kisha o Mero;

    Po a ja ka msu Muli Range Roverit te gjithe butonat?

    http://goo.gl/FR0QYH

    1. WTF says:

      Ahaha, o Hason, qaji hallin kaloresit se i varen kembet ti (hec ne kemb ose me biciklet)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje