Kunati ndjek me shqetësim Samitin e PPE

6 Mars 2014, 20:42Antena TEMA

Kunati ishte sot në tension se si do shkonte Luli në ditën e parë të Samitit të PPE. Edhe pse u kujdes që të mos e përmendë Doktorin në deklaratën për shtyp, sërisht sikleti i tij ishte se si do të prezantohej aty kur të shkonte.

Në mbrëmje, para se të shpërndante ndonjë lajm nëpër gazeta, u lidh me Lulin.

-Hë, si kaloi dita e parë, i tha.

-S’di si të them, i tha Luli. Gjithë siklet isha. Doktorit nuk i fliste njeri fare dhe unë isha i detyruar të rrija me të. Vetëm na përshëndesnin nga larg shumica.

-Nuk takuat asnjë fare?

-Takuam atë Joseph Daul. Ai erdhi na dha dorën. I foli Doktorit ‘si je, si ke qenë me shëndet, çfarë thotë partia…’ Mirë, i tha ky. Pastaj u kthye nga unë dhe më dha doën.

-Kam idenë që jemi takuar, më tha, ju jeni zoti Bogdani?

-Jo, i thashë, unë jam Lulzim Basha, por pata një kalim pështyme dhe nuk e thashë dot në sy të Doktorit që jam kryetar i Partisë Demorkatike.

-Ah, po, tha. Me këto ndryshimet e reja zoti Berisha paska ndërruar dhe stafin.

-E kena ba, i tha Doktori dhe unë nuk fola më.

-Po tjetër çfarë u bë?

-Po hiç, këtu janë zgjedhjet e reja. Qenkan tre kandidatë, një lituanez, një luksemburgas dhe një francez. Fola me Doktorin, tha duhet të mbështesim francezin. Është ky Barnier, nuk ëhstë se ne e njohim shumë, po Doktori tha që duhet ta mbështesim.

-E takove vetë ti?

-E takova pak. E pyeta si po shkon gara, mirë më tha. I thashë si i ke punët me listat. Mirë, më tha. I thashë kudjes se mos të bëjnë hile këta kundërshtarët, të shtojnë anëtarë javën e fundit. Nuk ka mundësi, më tha. Ma kanë dhënë fjalën, shumica do më votojnë.

I shpjegova se nuk është aq e lehtë, por kujdes tek fleta e votimit, bëje me numër rendor që të shikosh kush ka votuar për ty e kush jo… Nuk është nevoja, tha, se këtu ta thonë hapur. I çuditshëm. S’mu duk se qe i përgatitur për zgjedhje. Ishte nga ata që shkojnë drejt e drejt.

-Po ti si u prezantove, i tha Kunati.

-Më prezantoi Doktori, më tha është bashkëpunëtori im.

-Më vjen mirë, tha. Kam idenë që jemi takuar diku në mbledhjen e mëparshme.

-Jo, ndërhyri Doktori, ishte zoti Glori ai. Ky është tjetër.

-Ah, më vjen mirë, i tha, që paske ndryshuar staf. Se këtu është krijuar një ide që çfarëdo që të ndodhë, ti nuk ndryshon asgjë, i tha ai duke qeshur.

-Jo, e keni gabim, i tha Doktori. Kam ba ndryshime rrënjësore. Kena ndryshu dhe selinë bile, se ajo ishte ters.

-Po ata dy kandidatët e tjerë do t’i takoni, i tha Kunati.

-Nuk e di, por Doktori nuk kishte qejf, i tha Luli. Takuam dhe Barroson. Sa e pa Doktorin, u afrua. Ka shkuar Fyle në Shqipëri sot, i tha. Shpresoj që gjithçka të bëhet mirë dhe të marrim statusin në qershor.

-Në asnjë mënyrë, i tha Doktori. Fyle e saboton. Ai bashkë me Edi Ramën, duan që Shqipëria të mos marrë statusin. Por do marrin përgjigjen e merituar.

-Po pse, çfarë kanë bërë, pyeti Barroso i shqetësuar.

-Kanë dalë kundër furgonave 8+1, i tha Doktori. Kam qenë tetë vjet kryeministër dhe nuk kam pranuar ta zbatoj kurrë atë ligj. Kanë ardhur këta dhe duan të përmbysin gjithçka, të zbatojnë ligje që nuk i hyjnë në punë njeriu.

-Nuk e dija, tha Barroso dhe pa nga unë. Ju jeni zoti Bumçi mos gaboj, më tha. Jo, i thashë, unë jam Lulzim Basha, jam…

-Është bashkëpunëtori im, i tha Doktori.

-Gëzohem, tha dhe iku. Pastaj të tjerët nuk na folën. Ishte ai Borisov i Bullgarisë, ai s’na foli. As ai sllovaku nuk na foli, Merkeli ndërroi dhe korridorin kur e pa Doktorin nga larg, Samaras u afrua pak, na pa me bisht të syrit dhe u largua. Vetëm ai Van Rompuy i Këshillit të Evropës po i tregonte dikujt me gisht nga ne.

-Po çfarë i thoshte, pyeti Kunati.

-Me siguri pyesnin kush jam unë, tha Luli. Po unë një hile ia bëra Doktorit.

-Çfarë bëre, i tha Kunati.

-Aty kur po pinim kafe në mbasdite, lashë nja 30 kartivizta të miat sikur i harrova. Aty është shkruar Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ka dhe adresën e emalit. Njëri do t’i gjejë ato, do më vijë ndonjë email mua.

-Ah sa mirë ia paske bë, tha Kunati. Një mësim i duhet dhënë dhe atij.

6 komente në “Kunati ndjek me shqetësim Samitin e PPE”

  1. Qetësori says:

    O Mero, prap me opoziten?!. merru me qeverine, o djalë!

    1. Be-X says:

      qeveria po punon, nese ke sy te shikosh, po pastron shqiperine nga plehrat e sal berishes!

  2. Kastriot Myftaraj: 10 shqiptarët e Kosovës që kanë dëmtuar Shqipërinë – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=44612&k=71#sthash.byeU0MsY.dpuf

  3. portosi says:

    Bukur Mero!

  4. MARKO says:

    Rolin e qenit e luan mire ky kunati.

  5. Tironsi "ZZ" says:

    Sonte ke qene vertet i frymezuar zoti Baze:

    “-Nuk e dija, tha Barroso dhe pa nga unë. Ju jeni zoti Bumçi mos gaboj, më tha. Jo, i thashë, unë jam Lulzim Basha, jam…

    http://goo.gl/ZxwL3a

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje