Kunati kërkon sekuestrimin e karikaturës së Ed Halimit

10 Mars 2014, 21:37Antena TEMA

Një zhvillim i panjohur për Kunatin kishte ndodhur ditën e takimit të nivelit të lartë, BE- Shqipëri.

Kur Ed Halimi filloi të fliste, Ed Rama filloi të shkruante mbi një letër. Fyle, që e dëgjonte fjalimin e Halimit dhe skuqej nga broçkullat që thoshte, shikonte i çuditur nga Edi Rama se çfarë mbante shënim.

Ed Halimi fliste, Ed Rama shkruante, Ed Halimi fliste, Ed Rama shkruante… Kjo skenë zgjati rreth 5 minuta dhe Fyle nuk po e kuptonte fare situatën.

Kur Ed Halimi mbaroi fjalën, pasi Fyle u bë nervoz dhe bëri me shenjë të ndërpriste fjalën se kaloi afati, Rama pushoi së mbajturi shënim. Kur flisnin të tjerët, ai nuk shkruante më.

Enigma e kësaj ngjarje u zbardh në fund të takimit.

Ed Rama afrohet tek Majlinda Bregu dhe i zgjat një copë letër.

Fyle zgjati kokën të shikonte çfarë ishte dhe iu duk si shenjë dialogu mes pozitës dhe opozitës.

Kurioz për letrën, pyeti Bregun më pas.

-Çfarë ishte ajo që iu dorëzoi zoti Rama, konkluzionet?

-Jo, i tha Majlinda, një karikaturë për Ed Halimin. Si e shikon kryeministri një deputet të opozitës.

-A mund ta shikoj, i tha Fyle.

-Patjetër, i tha Bregu dhe ia dha.

Fyle kishte qeshur dhe ia kishte kthyer karikaturën Majlindës.

Të gjitha këto ia raportuan Kunatit.

Ky i fundit, i shqetësuar për karikaturën, thirri Majlindën.

-Ma dorëzo karikaturën, i tha, që ta ka dhuruar Rama.

-Nuk më ka dhuruar ndonjë karikaturë, i tha Bregu.

-Kam informacione të sigurta që ta ka dhuruar, i tha Kunati.

-Ju kanë gënjyer, tha Bregu. Nuk e kam idenë se për çfarë karikature bëhet fjalë. Nëse e dini, mund të ma përshkruani.

-Ka bërë një karikaturë të Ed Halimit, që hundën ia ka bë si të Berishës, veshin si të Bashës dhe gojën si kasetofon.

-Nuk kam parë karikaturë të tillë, tha Bregu. Ky është përfytyrim semplist për Halimin. Kështu e përfytyrojmë ne, jo Rama.

-Po mirë, më thuaj si e ka vizatuar Rama, pyeti Kunati.

-Nuk e di, nuk e kam parë, tha Bregu, por më duket se Halimi ju ka dizinformuar. Ai mendon se Rama e ka vizatuar kështu dhe kërkon të gjejë kopjen.

-Po kush mund ta ketë, tha Kunati.

-Mund t’ia ketë dhuruar Fyles, tha Bregu. Në takimin në Strasburg ta vendosim si kusht nga opozita të dorëzojë  karikaturën.

Kunati, i cili ishte i qartë që Bregu e kishte parë karikaturën, vazhdoi të këmbëngulte.

-Po mirë, sipas teje, Rama si mund ta bëjë një karikaturë të Ed Halimit?

-S’e di se nuk e njoh stilin e Ramës në të vizatuar.

-Po mirë, jep një mendim tëndin kot, si e përfytyron?

-Po s’di si të them, tha Majlinda. Unë nuk ia njoh stilin.

-Po si i bëhet ta gjejmë këtë karikaturë të mos shpërndahet, tha Kunati.

-E thjeshtë, tha Bregu. Jepi leje Ed Halimit se shkon ia blen.

-I thashë, tha Kunati, por ai thotë më ka viztuar si mi dhe ndjehet i fyer.

-Epo miu vetëm nga macja ka frikë, i tha Majlinda. I thuaj ta urdhërojë Doktori.

8 komente në “Kunati kërkon sekuestrimin e karikaturës së Ed Halimit”

  1. F says:

    …oh sa kam qesh!!!…o Mero me kete qe ke shkruar do te mbetesh i paharruar.
    Si,si?…hunden si te Berishes, veshet si te lules…goja si kasetofon…po b…n?!!!…super…

  2. F says:

    …se mos shkruash ndonje gje per Aldo bumcen…

  3. safo says:

    Nje rilant humori!

  4. Xon Zyberi says:

    Ha ha ha,
    po mjafton nje foto origjinale e Halimit, nuk ka nevoje per karikature o Mero ?
    http://goo.gl/LNbw0H

  5. babec says:

    Ore komentin tip per Rrulin pse e fshite???
    Dmth qe vertete ua ka futur koken mbrapa atehere!

  6. babec says:

    Kerkoj ndjese ndoshta nuk e kam postuar ne rregull!

    Doja te thosha se ndjej nje tendence per te veçuar Rrulin nga banditet e tjere e nga Salehu i tyre!

    Kroatet bene te kunderten filluan nga poshte me nje operacion blic ku pati disa ministra si Ekonomia, Financa, punet e brendeshme etj, per te hypur deri te shoku i Salehut, Sanderi. Te dy kishin per projekt vjedhje ne perspektive, centrale atomike elektriciteti.

    Nese nuk ka prokurore e gjykates te pakapur nga MafiaMediPolitika qe te zbatojne ligjet e republikes, atehere populli nuk ka çpret me…

    Me respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje