Takimi mes Komisionit të përbashkët pozitë- opozitë me Komsionerin Stefan Fyle vazhdon t’i hapë telashe Kunatit. Sikur mos të mjaftonin debatet atë ditë në takim, shumica e problemeve po krijohet nga pas.
Doktori ishte egërsuar kur mësoi se Fyle kishte bërë diversion duke velrësuar Majlindën dhe duke e dëgjuar atë me respekt dhe duke i ndërprerë fjalën Ben Ristanit dhe Ed Halimit.
Sapo u informua për këtë, kishte thirrur Lulin dhe nuk i kishte lënë gjë pa thënë.
-Ti zotëri duhet ta dish mirë se ai ka fyer opozitën, ka fyer Partinë Demokratike, më ka fyer mua, ka fyer gjithë shqiptarët. Nuk mund ai të vijë në mes të Tiranës dhe t’i ndërpresë fjalën Ben Ristanit. Ky është një poshtërim i madh. Ai kërkon të na bëjë të paqenë. Ai mendon se ne do t’i nënshtrohemi atij, po ta dijë mirë ai se kurrë nuk do t’i hapim rrugë. A e di ti zotëri pse ja ka ndërperë fjalën Ben Ristanit? Jo. Ta them unë ty pse. Ja ka ndërperë se ai ka ngritur si madhore për të ardhmen e kombit tonë faktin që qeveria ka ndaluar furgonat 8+1 dhe policët në rrugë nuk i lejojnë të lëvizin. A e di ti zotëri pse ja ka ndërprerë fjalën Ed Halimit? Jo. Ta them unë ty. Ja ka ndërprerë kur ai i ka thënë se kjo qeveri ka hequr nga puna 227 vetë dhe kërkon të fusë në punë njerëz të saj.
Ai mor zotëri është sjellur si armik i Shqipërisë, si armik i shqiptarëve, si armik i kombit shqiptar, pasi mes të tjerash ka thënë se “nuk ju dëgjoj dot më shumë se 5 minuta”. Atij i duhet dhënë përgjigjia që meriton….”
-Çfarë t’i themi Doktor, tha Luli?
-Si fillim duhet të nxjerrësh Majlinda Bregun dhe të përgënjeshtroj vlerësimet pozitive që ai ka bërë për të. Jo, këtë situatë nuk mund ta toleroj. Nuk mund të vijë ai zotëri dhe të bëjë ligin në shtëpinë time, të më thojë ky i mirë, ky i keq. Atë e di unë. Ai ka thënë fjalë të mira për Majlindën, ka bërë një krim të rëndë. Majlinda të zgjedhë, ose ne, ose atë. Të dalë e ta sulmojë. Po nuk e sulmoi, atëherë është me atë.
-Dakord Doktor, e nxjerr unë Majlindën.
-Pasi të distancohet Majlinda, duhet të dal Ed Halimi dhe të shpjegojë pse ky armik i egër i Shqipërisë, i ka ndërprerë fjalën. Jo, nuk mund të kalojë kjo situatë pa ndëshkim dhe përgjigje.
-Dakord jam, i tha Luli, dhe këtë e bëjmë.
-Pastaj duhet të dalë Ben Ristani dhe t’i vërë kapakun. Të thojë që Fyle u shqetësua se Italia po i kap Saimir Tahirit mijëra tonë drogë. Jo, ishte i shqetëusar ai. Ai o zotëri qëndron pas trafikut të drogës.
-Dakord, i themi Benit, se e bën ai, nuk çan kokë, tha Luli. Tjetër çfarë të bëjmë?
-Duhet me marr masat për Strasburg, i tha Doktori.
-Pse, çfarë ka në Strasburg, i tha Luli?
-Bëhet takimi këtë javë dhe do të shkoj delegacioni përsëri. Nuk e ke në pozita të shëndosha delegacionin.
-Ta ndërrojmë Majlindën, i tha Luli?
-Majlindën jo, se u distancua i tha Doktori, por duhet me heq Genc Rulin. Shiko zotëri, t’i nuk e njeh atë njeri, por ta them unë ty, që ai njeri nuk flet kurrë mirë për njeri. Ai vërtet hesht kur është debati në tryezë, por në tavolina dhe kafe me ata vetëm vjell vrer për ne. Atë njeri duhet të mos e çosh më jashtë në emër të PD.
-Po kë të të çojmë, i tha Luli?
-Ke intelektualë të shquar plot, i tha Doktori. Ja ku e ke Jorida Tabakun. Si mund ta lësh atë këtu dhe të çosh në vend të saj Genc Rulin, që nuk i ka besë as këmishës së vet?!
-Dakord Doktor, i tha Luli. Po ja përcjell Kunatit të gjitha këto dhe do bëhen.
-Dakord, i tha Doktori. Por unë nuk do rroj gjithë jetën të të mësoj. Ca gjëra duhet t’i bësh dhe vet me iniciativë.
hajt pas Ponit.. i vafte prapa sa me shpejt jarebi.
e beri si te filmi koncert ne vitin 36te. i thote B1 ; u bere ti more te me fyesh mua para bathores e paskuqanit. e ke pa, mua qe jam udheheqsi shpirteror i tritolit. kam pershtypjen se keta te huajt bezdine me te madhe e kane patur kur takonin berishen. imagjinoni kur niseshin per ketej sa here na mallkonin ne shqiptareve qe mbanim ne qeveri injorante te tipit te pedes.
NCUQ NCUQ NCUQ, CFARE KRIMI NDAJ DEMOKRATIKES:
“…-Ti zotëri duhet ta dish mirë se ai ka fyer opozitën, ka fyer Partinë Demokratike, më ka fyer mua, ka fyer gjithë shqiptarët. Nuk mund ai të vijë në mes të Tiranës dhe t’i ndërpresë fjalën Ben Ristanit …”
http://goo.gl/FOOpPE
deri kur (tema) do kete budallalleqe te tilla?
I lexon njeri keto kalamalleqe?!?!
I lexojne o zoteri, I lexojne te gjithe.