Kunati u ngatërrua sot me mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Luli e porositi të bënte një fjalim për të dhe Kunatit iu desh të këshillohej me këshilltarin e Presidentit. Të dy ranë dakord përse do flisnin dhe Kunati u ul e bëri gati fjalimin.
Pasi e bëri, e dërgoi me email në Presidencë. Këshilltari i Presidentit e mori, e lexoi, i pëlqeu dhe i futi një të kopjuar. Në minutat e fundit kur do ta printonte, në vend që t’i jepte Nishanit fjalimin e tij, i dha fjalimin e Lulit.
Skandali u mësua dy minuta pasi kishte filluar mbledhja, kur Jari filloi të fliste dhe Lulit iu duk fjalim i njohur. Hapi me kujdes fjalimin e tij dhe pa që Jari po i lexonte fjalimin.
I futur në siklet, i bën sms Kunatit.
-Më more më qafë, fjalimin tim po e lexon Presidenti. Ti ia ke bërë dhe këtij?
-Ma paska kopjuar Shaqiri. Nuk kam faj. Ja dërgova për siguri.
-Çfarë të bëj tani, çfarë të ndryshoj?
-Ndryshe hyrjen dhe mbylljen se nuk e ka mendjen njeri.
-Tani që po flet Presidenti, Rama po mban shënim. Kam hall mos e kupton që do flasim njësoj.
-Mos u bëj merak se ai nuk mban shënim, vizaton.
Kështu, pas këtyre sms-ve, Luli filloi të mendojë se si do ta niste ndryshe fjalimin, që ishte njësoj si Nishani.
Filloi të mendojë hyrjen ndryshe. Fjalimi kishte të bënte me strategjinë e mbrojtjes më 2014. Si mund ta niste ndryshe?
-Po e filloj me grevën e furgonave 8+1, tha me vete duke treguar se po u krijuan tensione sociale, rrezikohet strategjia e mbrojtjes…
I pëlqeu si ide. Për mbylljen, i kërkoi një ide Kunatit.
-Mbylle me kërcënim, i tha Kunati. Po qe se ata nuk kthejnë Zana Xhukën, strategjia e mbrojtjes është në dyshim, pasi nuk respektohen institucionet.
Ndërsa po e kompletonte me mendjen e vet fillimin dhe fundin, Jari e mbaroi fjalimin e tij dhe pa nga Luli.
Ky i fundit tundi kokën në shenjë miratimi, që ishte gati.
Sapo filloi të fliste, Rama filloi përsëri të shkruajë.
Luli fliste dhe shikonte me cep të syrit nga ai.
Pasi kaloi dy fjalitë e reja të hyrjes, filloi të lexonte atë që kishte shkruar Kunati, e cila ishte e njëjta që lexoi Jari.
Befas Rama ngriti kokën dhe ndërpreu vizatimin.
Luli, që po e ndiqte me cep të syrit, ndërpreu fjalën.
-Çfarë ka që nuk shkon, tha instinktivisht.
-Çfarë të ketë, tha Rama, nisa të të vizatoj si Doktori dhe po më del si Jari.
-Më vjen keq, i tha Luli, por unë e kisha hyrjen ndryshe.
-Po pra, hyrja më ngatërroi, i tha Rama, ndaj nisa të të vizatoj si Doktori, por tani po më del si Jari.
Jari, që nuk po kuptonte asgjë nga skena, u kthye nga Rama dhe e ftoi të mbante qetësi.
-Mua po më pëlqen shumë fjalimi i Lulit, tha, dhe më duken gjëra shumë serioze këto që thotë.
-Po të kishe dëgjuar ato që lexove vetë, do të dukeshin edhe më serioze, i tha Rama.
hahaha je i madh Mero Baze
” peralle nga e kaluara” , o çu kenaqem, hahaha. e dini ç’po mendoj? jeta nuk eshte aq e trishte sa duket. e vertete qe ketu nuk jetohet si ne gjermani apo france, po sa per humor ata na marrin te keqen. me keta kastravecat e p.d.se ka material te bollshem edhe per brezat qe do vijne. besoj qe nuk do jete e larget dita qe ndonjeri do shkelqeje ne fushen e satires pikerisht me personazhin e berishes. per te bere nje krahasim, berisha p.sh. do jete si nastradini tek barcaletat arabe.
Te lumte pena dhe “i paçim sa malet” lendet e para… hahaha ?
idhulli im je… demaskues,. thua te vertetn dhe vetem te verteten…
bravo… te ndjek gjithnje…
http://peshkupaujedosje.wordpress.com/
…ah mor MERO, tu lehtesua puna…me treshen JAR, LULE dhe monstren BERISHE, pa lene menjane dhe banden qe i vjen prapa mund te besh infinit ANTENA…eh cfare frymezimi te japin ZHELJA E FINIT…HA LIMI…BUMCJA…STRAZIKEQI…
Po ky Jari zavalli!
Humor pa nivel, bajat..i denje per militantet e ps..ku gjithmone fiton edvini..humor pa shije qe kenaq ata me 8 vjecare.
Ah ti qenke shoku i … J…arit! ?
Τi @Freedom, sa “mastera” ke…??? Apo i ke dhe ti “varg titujt”, si Mziu, Sala, Xhozi etj…
I dashur Mero!
I detyrohesh shume lendeve te para Salushe-Lulushe-Jarushe ?
Te lumte pena dhe “i paçim sa malet” lendet e para… hahaha ?
te nisa si Doktori dhe po me del si Jari… e madhe batuta ?
je komplet gjigand
Po filloj te dyshoj se gjithe kete miniere humori e zoteron i vetem Mero. Ndoshta ka mbrapa nje ushtri me humoriste qe e furnizojne.
Sidoqofte, humor per çmim nobel.