Pas debatit rreth Visho Ajazit dhe faktit që ai nuk ka raportuar për celulat teroriste dhe ngjarjet kriminale, reagoi Bujari dhe Doktori. Kunati, që i ndjek lëvizjet e tyre me kujdes, u shqetësua pak, pasi ju dukën veprime të koordinuara mes të dyve, pa përfshirë Lulin.
Dyshimi i parë që i lindi ishte se mos ndoshta SHISH nuk e kishte Lulin në listë dhe nuk i raportonte. Për këtë pyeti sekretaren e Lulit, nëse i vinte ndonjë zarf nga SHISH.
-Po shef, i tha sekretarja. Vijnë çdo ditë, i kam këtu, tha dhe ja vuri para Kunatit.
Kunati filloi të lexojë. Ishin të jashtëzakonshme. Më poshtë po citojmë disa prej tyre.
Për zotin Basha, 15 korrik…Kujdes, Olldashi po mobilizon njerëz të fortë në disa rrethe. Duhet të marrësh masa. Një informator i yni tha që ka porosi nga Doktori të votohet Basha dhe e rrahën. Duhet punuar më shumë në këtë drejtim.
Për zotin Basha, 17 korrik…Situata ka ndryshuar. Informatori ynë thotë se në bazë po qarkullojnë fjalë se Doktori ka sharrë Boden dhe Rulin për mbështetjen ndaj Olldashit dhe ata janë tërhequr. Duhet një goditje e fortë. Sot në “Hotel Tirana”, dy mbështetës të Doktorit sulmuan fizikisht Olldashin, por e mbrojti Baton Haxhia…Situata duket mirë.
Për zotin Basha, 20 korrik… Situata është nën kontroll. Fletët e votimit i bëmë me numër, siç e lamë. Votimi është praktikisht i hapur. Asgjë nuk është problem. Topalli i kish thënë një mikut të vet që Basha do fitojë 80 për qind dhe e meriton.
13 tetor… Për zoti Basha. Kujdes me prurjet e reja në parti. Mund të depërtojnë njerëz të Olldashit. Për çdo gjë duhet konsultim. Olldashi është parë me disa njerëz të rrezikshëm që duan të largojnë Doktorin nga partia.
11 nëntor… Në protestën që keni paralajmëruar duan t’u nxjerrin police femra. Duan t’u fyejnë. Mos u provokoni. Ne do jemi aty rrotull. Ata duan që Doktori të dalë të flasë në tribunë. Do t’i rekomandojmë mos të dalë. Suksese.
15 nëntor… Për zotin Basha. Sot do të jetë betejë finale. Kemi porositur bluza të stamposura dhe mjete të tjera që të shpërthejmë kur ai të shkojë në orën 5 pasdite. Incidenti që ndodhi me ju dhe Doktorin ishte i rrezikshëm. Ajo shishja që ju qëlluan ishte e mbushur me urinë, gjë që tregon se ka qenë e papërgatitur.
21 nëntor… Shumë sekret. Për zotin Basha. Më thoni si të veprojmë me skenarin e femrës në makinë. Rama po e ruan, se e kanë njeriun e tyre. I kemi të gjitha të dhënat. Na duhet vetëm një sinjal.
3 shkurt… Duhet të jeni më agresiv. Siç ju kemi informuar, celulat e tritolit janë në punë çdo ditë dhe presin mbështetje politike. I dhashë Ristanit fotografinë e atij shoferit që u kap me drogë. Ka qenë në fushatë të Saimirit, e kishim në kamerat tona.
20 shkurt… Sot është ditë vendimtare. Ka shumë njerëz të zemëruar brenda PD që nuk i ke lejuar të flasin në tribunë. Ke bërë shumë mirë. Janë të gjithë figura të djegura. Reagimi në popull ishte pozitiv. Ti duhet ta forcosh pak më shumë zërin.
Kunati u zhyt në zarfa duke i lexuar dhe nuk u besonte syve.
Po ky qenka SHISH, tha. T’i kisha hap më parë këto zarfe kisha shpëtuar.
O kunat!
A mund te mi shesesh fotokopjet e ketyre informacioneve te SHISH-it,se mund te t’i blej me 10 fishin e cmimit!!!
Kam kerkesa nga Arabia,qe me informacione te tilla nga Shqiperia atje e FSHIJNE ME KENAQESI SUMATRICEN!!!
Mund t’i blej me shumice!!
popullin e kemi me vete dhe ata e dine qe nuk e kemi por ju pelqen te mashtrohen
‘Çorapja’, prodhim i Sigurimit te Shtetit.
Ah ha ha ha ha
ahahahahahahaha. hapi kunato hapi
me mire vone se kurre ?
http://goo.gl/hqZBJJ
Sna thate qe sna thate kush ishte femra ne makine
Ore,të vërteta janë këto?
Pse,akoma se ke kuptuar ti?
Lëreni femrën në makinë, po na tregoni se kush e shty makinën!!!